Connect with Us

Hodhën në erë makinën e prokurorit të Vlorës/ Reagon ashpër Olsian Çela

Kronika

Hodhën në erë makinën e prokurorit të Vlorës/ Reagon ashpër Olsian Çela

Publikuar

-

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ka reaguar lidhur me sasinë plasëse që shpërtheu makinën e prokurorit pranë Gjykatës së Vlorës, Albert Kuliçi.

Çela bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë duke u kryer hetime nga prokuroria dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

“Aktet e dhunës ndaj magjistratëve, qartësisht synojnë pengimin e funksionimit normal të sistemit të drejtësisë dhe cënojnë rëndë rendin dhe sigurinë publike. Për këto arsye, është i nevojshëm angazhimi maksimal i të gjithë organeve ligjzbatuese për vënien para përgjegjësisë të autorëve”, thekson kryeprokurori.

Prokurori i Përgjithshëm inkurajon të gjithë magjistratët të vazhdojnë të kryejnë me përgjegjësi dhe përkushtim detyrat e tyre kushtetuese dhe i siguron ata se do të kenë mbështetjen e tij maksimale.

LEXO EDHE:  Olsian Çela bën betimin para Kuvendit

“Është gjithashtu mjaft e rëndësishme që të gjithë të kontribuojnë në krijimin e një klime normaliteti dhe mbështetjeje ndaj institucioneve të drejtësisë, pasi kjo do të ndihmonte në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë”, thuhet më tej në reagim./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksidentoi 63-vjeçaren dhe u largua/ Ilda Bejleri përballet me një tjetër telash

Publikuar

-

Nga

Pas aksidentit dhe shoqërimit në polici, moderatorja e njohur Ilda Bejleri po përballet me një tjetër telash.

Ndërsa jep detaje në lidhje me aksidentin e një dite më parë, policia thotë ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të Bejlerit.

“Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bulevardin ‘Gjergj Fishta’, më datë 12.02.2020, ku ka mbetur e dëmtuar shtetasja me iniciale E. Gj, 63 vjeçe, ju informojmë se: Në vijim të veprimeve hetimore, në orët e mbrëmjes grupi hetimor ka shoqëruar dhe intervistuar në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasen me iniciale I. B., 33 vjeçe. Policia Rrugore e Tiranës, krahas veprimeve të tjera hetimore, me qëllim sqarimin e rrethanave, në funksion të dokumentimit të plotë të aksidentit rrugor, si pasojë e të cilit ka mbetur e dëmtuar këmbësorja E. GJ., ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale automjetin në pronësi të shtetases I. B., me qëllim këqyrjen dhe kryerjen e ekspertimeve të nevojshme autoteknike.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetases I. B, si e dyshuar për veprat penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ dhe ‘Largimi nga vendi i aksidentit’”, deklaron Policia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I vë flakën një makine/ Arrestohet 19 vjeçari në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Një makinë është shkrumbuar nga flakët në Shëngjin të Lezhës.

Mësohe se automjeti tip”Benz” është në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.

LEXO EDHE:  Tritol biznesit në Krujë/ Policia zbardh detajet

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Autor i një vrasje të dyfishtë/ Italia kërkesë për ekstradimin e 50 vjeçarit nga Elbasani

Publikuar

-

Nga

arrestohen tre shqiptare ne itali

Italia i ka bërë kërkesë shtetit shqiptar për ekstradimin Sokol Taçe i cili u arrestua pas 21 vitesh për vrasje të dyfishtë.

Pas përfshirjes në një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1998 në Bergamo të Italisë, Sokol Taçe, u rikthye në vendin e lindjes ndërsa u arrestua rreth një vit më parë nga drejtësia shqiptare.
Kërkesa për ekstradim nga Italia është bërë pasi dyshohet se ai ka vrarë në Bergamo, Astrit dhe Flamur Kolaverin.

Sokol Taçe dyshohet për vrasje në bashkëpunim me Almir Harunin, 44 vjeç, i cili ndodhet në burg në Shqipëri.
Përfshirjen e Taçes në këtë vrasje e vërtetuan analizat e ADN-së pasi në një gotë uji pranë lokalit ku ndodhi ngjarja u gjetën shenjat e gishtave të tij.

LEXO EDHE:  Tritol biznesit në Krujë/ Policia zbardh detajet

LEXO EDHE:  Lazarat/ Shpërthim me tritol në derën e një lokali

Drejtësisë italiane iu deshën mbi 9 vite për të zbardhur të vërtetën ndërsa dënimi për Almir Harunin është dhënë që prej vitit 2009./CNA.al

LEXO TE PLOTE