Connect with Us

Grabisin banesën dhe ja mbathin me vrap/ Shpallen në kërkim autorët

Kronika

Grabisin banesën dhe ja mbathin me vrap/ Shpallen në kërkim autorët

Publikuar

-

Një banesë është grabitur gjatë natës së djeshme në Gjirokastër, ndërsa autorët e ngjarjes janë në kërkim.

Në Terihat në Gjirokastres, persona të paidentifikuar i janë futur shtetast V.B. në banesë, ku kanë marrë një sasi parash me më pas janë larguar me vrap. Në atë kohë, në banesë ndodheshin dy zonja të moshuara.

Autorët e ngjarjes kanë arritur t’ja mbathin, ndaj po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:   “Stop”/Sex dhe para, për të marrë kujdestarinë e fëmijës në gjykatë

LEXO EDHE:  Mësoni se sa e ka rrogën mujore i dashuri sheik i Rihannës

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Vlorë/ Makina aksidenton motorin, plagoset drejtuesi i mjetit

Publikuar

-

Nga

Një aksidenti i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një automjet tip Opel me targë AA020SI, ka aksidentuar një motor.

Drejtuesja femër e automjetit që shkaktoi aksidentin është shoqëruar në polici, ndërsa drejtuesi i motorit është transportuar në spital.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tragjike/ E reja i jep fund jetës një ditë pas ditëlindjes

Publikuar

-

Nga

Një vajzë nga qyteti i Istogut është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në rrugën “Ibrahim Rugova” .

Viktima është një 33-vjeccare e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur për Express, zyra për komunikim në Policinë e Pejës.

“Mund të ju konfirmojmë se rreth orës 10:00, policia është informuar se në rrugën ‘Ibrahim Rugova’ në Istog një femër gjendej në një banesë pa shenja jete. Njësitë relevante bashkë me mjekun kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e saj”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të policisë së Pejës.

LEXO TE PLOTE