Connect with Us

Formula e dyshimtë që do të përzgjedhë fituesin e Aeroportit

Opinione

Formula e dyshimtë që do të përzgjedhë fituesin e Aeroportit

Publikuar

-

Nga Klodian Tomorri

* Ka një episod në telekomedinë Gjuetia e Fundit, ku Koço Devole në rolin e Sillos, merr në telefon Lidhjen e Shkrimtarëve. Enver Hoxha ishte duke shkruar veprën e radhës dhe duhej gjetur titulli.

“Dëgjoni këtu- i drejtohet ai shkrimtarëve të ngarkuar nga Partia për këtë punë- Udhëheqësi e ka gjetur vet titullin. Detyra juaj është të vrisni mëndjen dhe të gjeni se çfarë titulli i ka vajtur në mëndje atij.”

Formula e caktuar nga qeveria shqiptare për të përzgjedhur kompaninë që do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës ka pak a shumë të njëjtën fabul. Sipas formulës kriteri më i rëndësishëm që do të përcaktojë fituesin, është arsyetimi strategjik i projektit. Kush kompani bën arsyetimin më të mirë strategjik të projektit merr 30 pikë nga 100 pikë në total që përcaktojnë fituesin.

Aeroporti i Vlorës është një koncesion i kërkuar. Rëndësia strategjike e Aeroportit është përcaktuar nga vet qeveria në çastin kur ka marrë vendimin për ndërtimin e tij. Tani, detyra e kompanive private që duan të garojnë për koncesionin është të arsyetojnë rëndësinë strategjike të projektit, të cilin qeveria e ka përcaktuar si strategjik. Dmth të gjejnë titullin që i ka vajtur në mëndje, udhëheqësit.

Ky episod është banalizimi vulgar se pse formula e përzgjedhjes së fituesit për koncesionin e Vlorës është e papërshtatshme dhe nuk mbron interesin publik. Nga 100 pikë në total, aspektit financiar i janë caktuar vetëm 23 pikë, nga të cilat 18 pikë për uljen e të ardhurave që garantohen nga buxheti dhe 5 pikë për rritjen e fee-s që privati paguan në shtet.

LEXO EDHE:  Parlamenti vesh me tuta, poshtë e poshtë Kushtetuta

Pra kompania që bën ofertën më të leverdishme financiare për qytetarët merr vetëm 23 pikë. Asnjë pikë të vetme për uljen e tarifave aeroportuale apo çmimin e shërbimeve që do të ofrohen në aeroport. Këto kritere duhet të ishin përcaktuesit absolut të fituesit të koncesionit sepse ato mbrojnë dhe maksimalizojnë interesin publik dhe leverdishmërinë financiare të qytetarëve.

Por në vend të kësaj, dy të tretat e pikëve që do të përcaktojnë fituesin e koncesionit janë fjalë në ajër. Arsyetimi strategjik i projektit, aftësia e privatit për të gjetur financim, eksperienca etj. Kriteri i parë, ai i arsyetimit strategjik është i denjë për historitë me Sillon. Dy të fundit, sigurimi i financimit dhe eksperienca janë kritere skualifikuese. Kompanitë që nuk i përmbushin nuk pranohen në garë. Ça kuptimi ka të përzgjedhësh fituesin mbi bazën e kritereve që janë të domosdoshme për të hyrë në garë? Këtë e di vetëm qeveria.

Por me këtë formulë kështu, edhe nëse do të ketë garë reale, koncesionin mund ta fitojë kompania me ofertën më të shtrenjtë financiare. Ajo që u merr më shumë para qytetarëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Tirana, midis ndryshimit dhe braktisjes

Publikuar

-

Nga

* 100 vite ne periudhen qe jetojme, eshte kohe e mjaftueshme per ndertimin e nje kryeqendre te zhvilluar qe i paraprin zhvillimit te te gjithe vendit. Kryeqytetet e kane shume me te lehte te ecin me hapin e kohes dhe te jene te krahasueshme me simotrat e zhvillura te kontinentit edhe kur jane qendra te shteteve shume me te prapambetura. Per fat te keq kete nuk mund ta themi per Tiranen ne njeqindvjetorin e shpalljes se saj Kryeqytet i Shqiperise.

Elementi i pare i vleresimit te zhvillimit te nje qyteti sigurisht qe mbetet aspekti i tij urban, shkaterrimi i te cilit pothuaj e ben te pakthyeshem jete e mot ringritjen e qytetit. Ndryshe nga problematikat e tjera te cilat jane te rikuperueshme, shkaterrimi urban per nje qytet eshte si nje semundje e pasherueshme qe do ta mundoje gjithmone e me shume pacientin.

Periudha diktatoriale, edhe pse i imponoi Kryeqytetit nacional-komunizmin dhe ndertimet joestetike te objekteve qe e shemtuan ate, te pakten nuk demtoi urbanistiken e tij. Ne vitet 90 sistemi monist trashegoi nje qytet te zymte e te varfer, mbi te cilin me pak perpjekje mund te ndertohej lehte nje qytet Europian. Nese levizjet migratore demtuan rende periferine e Tiranes me ndertime pa leje dhe kaotike por gjithsesi te ulta, ato qe i dhane goditjen fatale zhvillimit urban te qytetit ishin te ashtuquajturat “ndertimet shumekatshe me leje pjesore” ne qender te tij.

Ne te dyja rastet Tirana u shfrytezua politikisht per arsye elektorale. Ne kryeqytet jo vetem u lejua ndertimi i qindra objekteve paleje, por u be edhe legalizimi i tyre pa ju nenshtruar me pare asnje studimi urban. Ne me pak se 20 vite, tre nga politikanet kryesore te vendit ne rolin e kryebashkiakut, dhane pa kriter leje ndertimi abuzive. Keto leje prodhonin begati per karrieren e tyre politike por shkaterrim per qytetin. Fale ketyre politikave rrenuese te nderrmara vetem per qellime elektorale, sot Tirana e ka pothuaj te pamunder ndertimin e nje rrjeti tramvai edhe ne qendren e saj. Kemi nje qytet jo vetem pa hapsira publike, por qe ngjason me nje vendgrumbullim betoni te shperndare ne menyre te rastesishme. Dhe gjithashtu nje Kryeqytet qe ne 100 vjetorin e tij si ka mbetur pothuaj me asnje vlere identitare prej periudhes se themelimit.

Dhe si per te na bindur perfundimisht se ajo eshte shkaktarja qe ne kete pervjetor Tirana nuk ka pothuaj asgje nga shkelqimi i merituar, politika na ka dhene edhe nje prove te fundit uleritese. Fal politikes se mbrapshte te viteve te fundit, Tirana sot nuk mund te konsiderohet me qytet as ne kuptimin formalo-thelbesor, sepse i mungon “demosi”, pra demokracia si forme organizimi. Nese qytetet linden dhe u zhvilluan si nevoje e drejtimit te perbashket nga qytetaret e tyre, Tirana sot drejtohet nga nje njeri i vetem, me organe totalisht njepartiake dhe jo pluraliste. Kush mund ta mendonte se kryeqyteti i nje vendi Europian, me i aferti gjeogradikisht me Athinen ku dhe lindi demokracia, do te riperseriste veten pas 30 vitesh nga permbysja e komunizmit dhe cdo vendim te qytetit do ja linte ne dore nje njeriu te vetem.

LEXO EDHE:  Miliardat e Bankës Botërore dhe testi i suksesit

LEXO EDHE:  Pushteti i frikshëm i OSHEE

Dhe nese dikush mund te kundershtoje kete konstatim duke thene se te pakten Tiranes sot i mungon shtatorja e njeshit ne qender te qytetit, gabohet. Eshte edhe me keq se kaq. Sot ne 100 vjetorin e shpalljes Kryeqytet nga Kongresi i Lushnjes, ngjarja me perparimtare e Shqiperise qe nga Pavarsia,Tirana e ka me veshtire se me pare te jete shprehje e nevojes se shoqerise per ndryshim. Tre Kryebashkiaket e fundit te Tiranes kane nje rol deciziv ne kete proces ku nje grup individesh qe nuk e kalojne dyzinen, kane themeluar nga Tirana nje sistem pothuaj oligarkik. Ata perfitojne nga cdo gje qe ndodh ne qytet, asgje sbehet pa lejen e tyre dhe ceshte me e keqja, ata behen gjithmone bashke perballe ndryshimit. Dhe per dreq, ky sistem i mbrapshte nuk ka as shtatore te ngritur qe te mund te permbysej me nje te rene. Ndaj qytetaret midis dilemes per tju nenshtruar apo ndryshuar, gjithmone e me shpesh po zgjedhin ta lene Qytetin.

Nga Fabian Topollaj

Keshilltar i Keshillit te Bashkise Tirane
Perfaqesues i Partise “Bindja Demokratike”

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Armir Shkurti/ Z.Basha! Ti je drita!

Publikuar

-

Nga

Nga vitet ’70 të shekullit të fundit të mijëvjeçarit të dytë një fqinji ynë gjuante zhaba. Nuk qe as e lejuar e as e honepsur kjo punë pasi zhaba e sidomos ngrënia e kofshëve të tyre ngjallte krupë. Ama mënyra se si i zinte ky burri qe tejet tërheqëse: me dritë!

Ai priste që nata të qe e errët e pa Hënë për të rendur buzë Erzenit. Aty lëshonte një dritë të fortë prozhektori mbi ujë dhe zhabat magjepseshin. Se ç’bënte ai me to ( domethënë nëse lozte, eksperimentonte apo ngutej ti mblidhte një minutë e më parë) nuk e di! Ama të nesërmen ne na binin jargët nga nepsi. Aroma e kofshëve të njoma, ngjyer në miell e vezë e skuqur në vaj mbyste çdo tym speci a avull groshe.

Kurrë në jetë s’kam patur respekt për militantin! Emër që nuk ndryshon nga ” militar” (ushtarak ) dhe që pikërisht këtë do të thotë: “Luftëtar aktiv dhe agresiv në mbështetje të një kauze”.
Unë dua shumë njerëzit që gjykojnë me mendjen e vet dhe me mendje të hapur. Hajde se po gëlltis edhe atë që rreshtohet qorraz pas një kauze. Po nuk bëhet fjalë për ata që rreshtohen thjesht pas një njeriu, që mban titullin “kryetar” dhe që kauza e tyre të jetë: “Basha – kryeministër”

Këtu më duhet të hap një kllapë për të qartësuar se kjo ushtri ka prodhuar edhe helmin stalinist të tipit “o me ne o kundër nesh” . Më shkoqur: “Po bëni opozitën e opozitës”? – demek qesëndisin, për të të mbërthyer me logjikën e arithmetikës së lashtë arabe (-) herë ( + ) baraz me ( – ). Ose armiku im është miku i armikut tim. Pra kush qorton Bashën, pa një pa dy është i Ramës!

Këtë e bën së pari tufa e ushtrisë që magjepset nga drita e rri me sytë ngulur zotit – poç, pa menduar asgjë. Së dyti, batakçilerët, që rrinë e presin dekikën kur t’u vijë çdo mundësi përfitimi, së treti, ata që duken tavolinave e podiumeve sikur kanë dy para mend, i kanë mbushur mendjen së pari vetes, pastaj bashkëshorteve e më gjerë familjes e militantëve, e sot as vetes nuk ia thonë dot që ia kanë futur pordhës e dalin idiotë nëse pranojnë se “drita e partisë” ka qenë një petromaks i rëndomtë për t’i mbledhur tufë e mbajtur shtangur për vite me rradhë. Ka edhe sërë të tjera, si për shembull Pi Ari, ata që paguhen për imazhin e “dritës”.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ E vërteta e hidhur që maskon ulja fiktive e papunësisë

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Problemi është Parlamenti, Shqipëria vidhet me ligj

Mbyllim kllapën e rikthehemi te “drita”. Teksa zhabat janë të mpira para petromaksit, zoti i pellgut vjen rrotull për qejf të vet, i patrazuar. Madje edhe mund të gëlltisë sa zhaba të dojë, për sa kohë që drita ato ti sundojë. Zoti i pellgut quaj atë fqinjin tim që ndizte petromaksin dhe pastaj hynte e mblidhte guakët. Ai qe qëllimi e llampa mjeti. Ai mjet ia thjeshtëzonte tradhëtisht punën.

Ndaj “të fikësh dritën” nuk është “t’i bëshë opozitë opozitës” por TË SHPËTOSHË ZHABAT! Ti heqësh mundësinë atij burrit ti mbledhë me kosh si hurma të rëna nga pema!
Theksoj: SE BASHA ËSHTË GJYMTYRË JETIKE E ESTABLISHMENTIT QË SUNDON SHQIPËRINË! Rama ngordh pa të! Pra: ZHABA! FIKNI DRITËN, NË DONI TË SHPËTONI!

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Liroheshin të dënuarit nga burgu për të drekuar me deputetët”/ Gjonaj thumbon Gazment Bardhin

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Përballë”, teksa ka folur për paketën anti KÇK, u shpreh se ka patur një periudhë kur të dënuarit liroheshin për pak orë nga burgu për të drekuar apo darkuar me deputetët.

Sipas Gjonjajt kjo i përket një periudhë tjetër, atëherë kur Ministira e Drejtësisë nuk drejtohej ende nga ajo, duke thumbuar kështu në mënyrë të drejtë për drejtë ish paraardhësin e saj, Gazmend Bardhi.

“Ka patur raste ku të dënuar liroheshin për pak ore për të drekuar apo darkuar me deputëtë. I referohem një periudhe më të hershme ku Minstria e Drejtësisë në atë kohë nuk drejtohej nga unë. Kjo sjell pasiguri në shoqëri. Sot ne kemi forcuar të gjitha mekanizmat që kanë të bëjnë me lejimin e subjekteve të tilla qoftë edhe për fatkeqësi të familjarëve edhe për lejet e veçanta, me qellim që të mos gabojë administrata e burgjeve.”

Gjonaj komentoi edhe rastin e Endrit Dokles, që fitoi lirinë nga gjykata e Krujës.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Republika e baronëve

LEXO EDHE:  Pushteti i frikshëm i OSHEE

“Nuk ka respektuar kriteret e Kodit Penal, që janë e shkruar e zeza mbi të bardhë. U verifkua edhe shërbimi i provës ka pasur cedim ligjor, kishte dhënë një vleresim, kishte rekomanduar që ky subjekt mund të rehabilitohej. Për këtë është shkarkuar Drejtori i Shërbimit të Provës në Kruje dhe është bërë një kallëzim penal për të po në Prokurorinë e rrethit Krujë”, tha Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE