Connect with Us

“E ftojmë të gjithë rajonin për të mirën e tij”/ Gjukanoviç: Mini-shengeni, progres drejt BE

Politikë

“E ftojmë të gjithë rajonin për të mirën e tij”/ Gjukanoviç: Mini-shengeni, progres drejt BE

Publikuar

-

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç , foli mbi samitin e minishengenit, të cilit ky i fundit i’u bashkua sot.

Gjukanoviç tha se minishengeni ballkanik do të sjellë rezultate pozitive jo vetëm në mirëqënien dhe bashkëpunimin rajonal, por për progresin në raport me rrugën e këtyre shteteve drejt Bashkimit Europian.

Presidenti i Malit të Zi theksoi se ky projekt ka rëndësi për të gjithë rajonin dhe do të ndihmojë akoma edhe shtetet të cilët nuk kanë marrë pjesë në këtë iniciativë. Përtej kësaj, Gjukanoviç i fton shtetet e tjera të rajonit që të bëhën pjesë dhe deklaron se samitin e rradhës do ta organizojë vetë ai, më Mal të Zi.

“Ju falenderoj që më dhatë rastin të punoj dhe të diskutoj me ju që kjo iniciativë e quajtur midis nesh minishengen mund të sjellë pasoja pozitive si për vendet iniciuese, si për të tjerët. Kjo iniciativë është përfshirëse dhe të gjithë që ja shohin të mirën, mund të bashkohen me të dhe nëse mendojmë se mund të sjellim një të mirë, le të bashkëpunojmë. Iniciativat rajonale krijojnë mundësi të shkëlqyera për të përmirësuar besimin midis vendeve të rajonit. Iniciativat rajonale forcojnë kapacitetet tona për bashkëpunim. Rama gjatë pjesës së punës përmendi mundësinë që Mali i Zi të mund të organizojë takimin tjetër dhe ne jemi të gatshëm të jemi mikpritësit e një iniciative të tillë. Duhet të bëjmë përpjekje që të përfshihen të gjithë ata që e shohin me initeres këtë rajon. Kemi folur për përmirësimin e lirive të ndryshme, tani është koha të përmirësojmë zbatimin në praktikë. Çdo iniciativë rajonale ka një mundësi për progres dinamik në drejtim të qëllimeve për në Bashkimin Europian. Popujt e rajonit tonë i takojnë sistemit europian të vlerave. Prandaj, iniciativat kanë kuptim nëse na çojnë drejt B.E” u shpreh Gjukanoviç.

LEXO EDHE:  Skandali me vjedhjen e votave/ Basha “shpërthen” ndaj Ramës

Në samitin e minishengenit kanë marrë sot pjesë Kryeministri Rama, Presidenti serb Vuçiç, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Dënimi i Adriatik Llallës/ Shehi: Ndjej kënaqësi perverse që të dënohen ca hajdutë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, e sheh dënimin e ish prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, si një histori që çedon.

Shehi shprehet se ndjen një kënaqësi perverse për dënimin e tij madje, ai thekson se për Llallën duhet bërë një gjykim i madh.

Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë”, ka thënë Shehi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin.



Dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla politikani Dashamir Shehi e sheh si një histori që çedon. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehi tha se ndjen kënaqësi perverse për dënimin e tij, ndërkohë që shtoi se “duhet të dënohen ca hajdutë”. Sipas Shehit, Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe nuk mund të dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet.

“Kjo histori çedon në disa gjëra dhe mua nuk më pëlqen. Jo se nuk më pëlqen të dënohen fuksionarët e lartë, unë biles pres që të dënohen. Ndjej si gjithë shqiptarët një lloj kënaqësie perverse që të dënohen ca hajdutë. Meqë 30 vjet kam qenë i ndershëm dhe jetoj në mënyrë modeste. Ç’janë këto horra që na rrethojnë që duhet të bëjnë patjetër miliona, pallate dhe ne të tjerët qenkemi budallenj.

Pse duhet të jetojnë këta në luks dhe ne të ndershmit të jetojmë keq. Unë ndjej një kënaqësi perverse, të gjithë e ndjejnë, por unë e shpreh. Dua të venë gjërat në vend. Llalla ka qenë prokuror i përgjithshëm dhe dënohet për çështje të dorës së dytë 2 vjet. Siç mund të dënohet një prokuror i zakonshëm që nxjerr nga burgu një hajdut pulash. Për të duhet bërë një gjykim i madh, përndryshe ne këtu përfundojmë tek kafet e Nexhmie Hoxhës. Ky ose ka bërë zullume ose jemi në një situatë qesharake”, është shprehur kreu i LZHK./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Nuk po merremi vesh’/ Aleati i Bashës nxjerr të palarat, si u grisën fletët e votimit

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Aleati i Partisë Demokratike, Agron Duka është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log”, ku mes të tjerave ka folur dhe për vendimin e Grupit Parlamentar të PD-së për të grisur fletët e votimit kur po zgjidhej kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Duka tha se ai nuk ishte njoftuar për këtë gjë dhe një moment panë që deputetët demokratë filluan të grisnin fletët e votimit tek kutia.



 “Opozita është dobësuar ama. Ne nuk po merremi vesh në asnjë lloj vendimi. Nuk dinim gjë çfarë vendimi kanë marrë këta për kryetaren e Kuvendit, dhe ne u detyruam të marrim vendime individual kur shkuam për të votuar. Aty pamë që po grisnin fletët e votimit”, tha Duka.

LEXO EDHE:  Skandali me vjedhjen e votave/ Basha “shpërthen” ndaj Ramës

LEXO EDHE:  Këneta mediatike e Edi Ramës/ Një vështrim dhe disa fakte

Kujtojmë që Duka ndryshe nga veprimi i PD-së që grisi fletët e votimit, zgjodhi të bojkotonte procesin duke mos marrë pjesë në votim.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  “Kemi të bëjmë me krim shtetëror”/ Artan Hoxha: Rama duhet të thirret në Prokurori

LEXO EDHE:  Ja kur do të ndodhë/ Kryeministri vulos hapjen e kufirit me Kosovën



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE