LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do të gjejmë dhe në vrimën e miut”/ Godole: Agron Tufën vijojnë ta kërcënojnë

21 Dhjetor 2019, 17:50, Politikë CNA
“Do të gjejmë dhe në vrimën e miut”/ Godole:

Jonila Godole, e ftuar  në studion e emisionit ?Kjo Javë?, komentoi kërkesën për azil të Agron Tufës, ish-drejtorit të këtij institucioni, në Zvicër.

Sipas anëtares së Bordit të ISKPK, Tufa vijon të kërcënohet nga disa deputetë edhe pas dorëheqjes dhe largimit të tij, dhe sipas saj, kjo bëhet për të frenuar punën e studimeve.

?Nuk na habit dhe është e trishtueshme qënë këtë vit 2020 kemi persona që ndihen të rrezikuar personalisht, familjarisht bashkë me fëmijët e tyre dhe marrin rrugën e gjatë, të vështirë dhe të mundimshme të azilit politik si në këtë rast që e ka marrë Agron Tufa që ishte Drejtori i këtij Instituti.

Ai ishte ekspresiv dhe si shkrimtar edhe si studiues dhe si njohës shumë i mirë i dokumentacionit që lidhet qoftë me oficerët të sigurimit dhe të tjera. Ka qenë në qendër të goditjeve dhe nuk e ka pasur të lehtë të marrë këtë vendim. Ai tha që ndihej i shtrënguar ta merrte këtë vendim pasi i rrezikohej jeta atij dhe fëmijëve të tij. Këto detaje janë pjesë e një procedure e azilit politik, ne mbase kemi info. Por janë të pakonfirmuara. Fakt është që edhe mbas ikjes së Agron Tufës ai mund t?i ketë përdorur sulmet ndaj tij për arsye personale por kush jemi ne ta mbajmë këtë qëndrim.

Gazeta të caktuara në Shqipëri pas ikjes së tij dhe deputetë vijuan me një gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj tij. Kanë vazhduar me kërcënimet si ??do të gjejmë dhe në vrimën e miut po të futesh??, pra është një kërcënim i hapur. Përpjekje për ta stopuar punën tonë në këtë fushë dhe është keq që të ikë një aktor i rëndësishëm, por ne do vijojmë luftën tonë në këtë pikë?, theksoi Godole./CNA.al

Lajmet e fundit nga