LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balliu nxjerr dokumentet/ “Kreu i SPAK, Kraja hetoi 2 vëllezër në ’90-ën”

21 Dhjetor 2019, 21:37, Politikë CNA
Balliu nxjerr dokumentet/ “Kreu i SPAK, Kraja hetoi 2 vëllezër

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu publikoi mbrëmjen e sotme 4 dokumente që sipas tij vërtetojnë se kreu i SPAK Arben Kraja ka hetuar në vitin 1990 2 vëllezër nën akuzën e ?prishjes së moralit komunist? dhe ?kalim të paligjshem te kufirit?.

Balliu e cilëson Krajën si një nga hetuesit ekstremistë të kohës së regjimit komunist, pasi pretendon se e ka hetuar këtë çështje në kohën kur asnjë hetues apo prokuror nuk pranonte, për shkak të largimit të shqiptarëve.

?Në rastin e Arben Krajës, për t?i qëndruar fakteve dhe provave, kërkova dhe gjeta në fakt 4 letra që janë për të njëjtën çështje të hetuesit Kraja të kohës së diktaturës. Çfarë është e rëndësishme të theksohet për çështjen e tij, është që në vitin 1990 Arben Kraja mbronte moralin komunist. Dua të them që në vitin 1990, edhe hetues komunist, nuk merreshin më me akuza të tilla, sepse ishin drejt fundit, Arben Kraja duket që është një nga të vetmit, nga më ekstremistët, të cilët edhe në korrik të vitit 1990 bënte hetime të tilla. Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se, hetuesit në atë kohë ishin më të frikshëm se edhe polici që rrinte aty. Fakti që kjo histori ka ndodhur kur ndryshimet e sistemit kishin nisur që në fillim të viteve 1990, tregon se Arben Kraja ka qenë nga më ekstremistët, sepse po në këtë kohë, prokurorë apo hetues të tjerë nuk merreshin më me çështjet e kalimit të kufirit, sepse mijëra qytetarë kishin kaluar tashmë. Nuk dua të spekulojë por hetuesit në atë kohë, një prej detyrave të tyre, ishte torturimi i qytetarëve deri në pranimin e një faji që ata nuk e kishin bërë. Mendoj se nuk mund të ketë ngelur prokuroria shqiptare, apo ligji shqiptar, për hetuesit e Enver Hoxhës. Në 30 vite, ne duhet të kemi prokurorë të tjerë, të cilët nuk janë të lidhur me atë regjim. Pse duhet me patjetër të jetë ai? Kjo është një fyerje për shqiptarët. Këto janë dokumente të arkivave të shtetit dhe nuk mundet askush, as zoti Kraja që t?i mohojë, janë të pamohueshme dhe kjo është një çështje e mbyllur?, tha Balliu.

Përsa i përket fotos së Krajës në një lokal me socialistin Ulsi Manja, ish-deputeti deklaroi se kjo është në konflikt interesi duke përmendur këtu përgjimet e medias gjermane ?Bild?.

?Ajo që dua të theksoj fillimisht është se Zoti Manja është kapur në përgjimet e BILD, për vjedhjen e votës dhe është një dosje e cila do ti kalojë SPAK. A nuk ka një konflikt interesi këtu, si ka mundësi të takohet ky njeri? Edhe nëse do e kishte të afërm nuk mund të zgjidhej në krye të SPAK sepse ka konflikt interesi me persona që do i duhet të hetojë. Të dy këto raste, për kreun e SPAK, mendoj që duhet të mbahet një qëndrim, kam besim të plotë te investimet e SHBA dhe do të ishte mirë, qoftë edhe për të mos fyer shqiptarët me hetues të Enver Hoxhës, që për këta njerëz duhet të mbahet një qëndrim?, theksoi demokrati./ CNA.al

Lajmet e fundit nga