LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Balla dhe Sejdini nderojnë anëtarin e KLP/ I akordojnë titullin “Mirënjohja e Elbasanit”

21 Dhjetor 2019, 15:30, Politikë CNA
“Balla dhe Sejdini nderojnë anëtarin e KLP/ I akordojnë

Prokurori Besnik Cani, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë është nderuar me titullin ?Mirënjohja e Qarkut Elbasan?.

Në ceremeoninë e nderimit kanë marë pjesë numri 2 i socialistëve Taulant Balla, kryebashkiaku aktual i Elbasanit Gledjan Llatja dhe ish-kryebashkiaku Qazim Sejdini.

Për këtë ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetet sociale e cilëson Sejdinin si bajloz të krimit.

?Anetari i Kunat KLP nderohet nga Don Lala!

Miq, per here te pare ne historine e pluralizmit nje bajloz i njohur i krimit dhe trafiqeve dekoron nje prokuror.

Kjo ndodhi me famozin Don Lala, qyteti i te cilit diten dhe naten dominohet kryekeput nga banda natyrisht te lidhura kembe e krye me te dhe qe perbejne apo kontrollojne autostraden kryesore te trafikut te heroines nga vendet e lindjes drejt Europes?, thotë ish-kryeministri, ndërsa pretendon se shkak i akordimit të këtij titulli sipas Berishës është toleranca që Besnik Cani ka treguar ndaj krimit të organizuar në Elbasan.

?Motivi i dekorimit te anetarit te Kunat KLP se ?pavarur? eshte mirenjohja e Don Lales ndaj personit ne fjale per tolerancen e admirueshme dhe mirekuptimin e madh qe ka treguar per veprimtarine e bandave mafioze te vet Don Lales qe kontrollojne mbi 80% te sasise se heroines por se fundi edhe kokaines qe vjen nga vendet prodhuese per ne Europe.

Don Lala dhe klanet e tij mafioze kishin zgjedhur per te pershendetur ne kete ceremoni narkodeputetin qe mban me krenari nje seri mbiemrash te trafikanteve me te medhenj te vendit, pra kishin zgjedhur Tulant Bego/Qosja/Gjura/Yaris/Hoxha etj, etj,?, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga