LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi jep mesazhin e fortë/ Ja kush mund ta rrëzojë Edi Ramën

21 Dhjetor 2019, 14:24, Politikë CNA
Astrit Patozi jep mesazhin e fortë/ Ja kush mund ta rrëzojë Edi

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Patozi komenton protestat kundër të ashtuquajturit mini-shengen dhe reagimet mbi takimin e presidentit Meta me Alex Soros, djalin e George Soros.

Sipas Patozit, tashmë është i qartë shkaku se pse Shqipëria ndodhet në këtë gjendje, ndërsa thekson se të vetmit që mund të rëzojnë Ramën nga pushteti janë këta opozitarë radikalë.

?Këta opozitarët radikalë, që i kërkojnë llogari Ilir Metës për “krimin” e takimit me djalin e Xhorxh Sorosit dhe Lulzim Bashës pse nuk protestoi në krah të degës së Vetëvendosjes së Tiranës kundër Mini-Shengenit ballkanik, duket se janë të vetmit që mund ta rrëzojnë regjimin e korruptuar të Edi Ramës.

Sepse kanë gjetur, jo vetëm shkakun, por edhe kohën e duhur për të na ndriçuar dhe bindur si shqiptarë se përse punët tona na shkojnë kaq keq.

Zoti e ndihmoftë Shqipërinë për të ardhur sa më shpejt dita që ata të merren seriozisht dhe populli t’i ndjekë e t’u besojë!

Vetëm atëherë mund të shpresojmë se do të shpëtojmë, jo vetëm nga kjo qeveri e korruptuar, por edhe nga hallet dhe dertet e tjera, që na kanë pllakosur në këto ditë të vështira, jo vetëm nga tërmeti.?-shkruan Patozi në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga