LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A është divorci zgjidhja e duhur për një martesë të palumtur?

21 Dhjetor 2019, 07:24, Blog CNA
A është divorci zgjidhja e duhur për një martesë

Nëse kërkimet psikologjike na kanë mësuar ndonjë gjë, ky është fakti se është e pamundur të parashikojmë me saktësi, se si do të ndihemi pas një ngjarje të papritur jetë-ndryshuese. Shpesh, ndodh që më e mira që mund të bëjmë në këto situata, është të shikojmë përvojat e të tjerëve.

Një studim i ri i publikuar në ?Journal of Personality?, u përpoq të bënte pikërisht këtë, në kontekstin e shkatërrimit të një lidhjeje martesore dhe divorcit .

Konkretisht, një ekip studiuesish të udhëhequr nga Uibke Bleidorn i Universitetit të Kalifornisë, gjurmuan trajektoren e vetëvlerësimit tek njerëzit, që ishin në mesin e një divorci. Është interesant fakti që ata gjetën rënie të qëndrueshme të vetëvlerësimit në muajt që çuan drejt divorcit, pasuar nga një rritje e ngadaltë graduale e vetëvlerësimit, pasi kishte ndodhur divorci. ?Prishja e një martese, shoqërohet me pasoja të ndryshme psikologjike, sociale dhe ekonomike, shumë prej të cilave konsiderohen stresuese, dhe potencialisht madje edhe traumatike?- shkruajnë Bleidorn dhe ekipi i saj.

?Në përputhje me hulumtimet e kaluara, një divorci i zakonshëm në studimin tonë, shoqërohej me një ulje të konsiderueshme të vetëvlerësimit. Këto ulje, ndodhën veçanërisht gjatë viteve që i afroheshin prishjes së lidhjes martesore, ndalej gjatë vitit të divorcit, dhe pasohej nga një trajektore e qëndrueshme rritëse gjatë viteve pas divorcit?- tha ajo.

Për të arritur në këtë përfundim, Bleidorn dhe ekipi i saj ekzaminuan të dhënat nga Studimet e Gjata në Internet për Shkencat Sociale (LISS) – një studim kombëtar përfaqësues i të rriturve holandezë gjatë viteve 2008- 2018.  LISS vëzhgoi qëndrimet dhe sjelljet e të rriturve holandezë, mbi një shumëllojshmëri temash.

Këtu, studiuesit u interesuan posaçërisht për vetëvlerësimin dhe statusin martesor. Për të marrë atë që u duhej, studiuesit i segmentuan të dhënat, për të përfshirë vetëm individë që (a) ishin martuar në një moment gjatë periudhës 10-vjeçare të studimit, dhe (b) kishin përjetuar një divorc ose ndarje në një moment gjatë periudhës së testimit.

Kjo rezultoi një kampion përfundimtar prej 291 pjesëmarrësish. Si pjesë e pyetësorit të LISS, pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin periodikisht vetëvlerësimin e tyre, përmes një versioni të modifikuar të Shkallës së Vetëvlerësimit të Rozenbergut me 10 shkallë.

Pjesëmarrësve iu kërkua të tregojnë nivelin e tyre të dakordësisë me deklarata të tilla si ?Në përgjithësi, unë jam i kënaqur me veten time?, dhe ?Ndonjëherë, mendoj se nuk jam dhe aq i mirë?. Duke përdorur këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të gjurmonin nivelin e vetëvlerësimit të pjesëmarrësve deri në 120 muaj para, dhe pasi kishte ndodhur një divorc.

Studiuesit zbuluan gjithashtu disa hollësi interesante tek të dhënat e mbledhura.

Për shembull, ata zbuluan se njerëzit që besonin në Zot, tregonin një rënie më të shpejtë të vetëvlerësimit në muajt para divorcit, se sa njerëzit jo bsimtarë. Studiuesit besojnë, se kjo gjë tregon në shkallën në të cilën pritshmëria shoqërore, mund të formësojë ndjenjat e njerëzve në lidhje me tranzicionet e jetës, siç është divorci.

Ata zbuluan gjithashtu se njerëzit me personalitete të ndërgjegjshme, (pra moria e tipareve të karakterizuara nga kujdesi, zelli dhe qëllimshmëria), shfaqin më shumë aftësi për vetëvlerësim përballë prishjes së martesës se sa të tjerët.

Ndërkohë, studiuesit testuan nëse faktorë të tillë si gjinia, mosha, apo qëndrimi ndaj martesës dhe divorcit, kanë luajtur një rol në formësimin e marrëdhënies midis prishjes së martesës dhe vetëvlerësimit. Sidoqoftë, ata nuk gjetën prova se ky ishte rasti. Ndërkohë, ishte veçanërisht interesant fakti që as kohëzgjatja e martesës, dhe as fakti nëse çifti kishte fëmijë, nuk ndikonin në trajektoren e vetëvlerësimit.

Studiuesit i shohin rezultatet që kanë gjetur, si një dëshmi se divorci në shumë raste, mund të veprojë si një kundërhelm për një martesë të palumtur. Ata sugjerojnë se ndarja mund t?i ?çlirojë bashkëshortët nga burimet e qëndrueshme të stresit në një martese të palumtur, dhe të kundërveprojë ndaj proceseve të zvogëlimit të vetëvlerësimit?.

Gjithashtu, divorci mund të jetë një mundësi për të ?investuar në marrëdhënie të tjera kuptimplota me familjen, miqtë ose partnerë të rinj, që mund të ofrojnë burime të reja të mbështetjes, dhe të kundërshtojnë rënien fillestare të vetëvlerësimit. Sidoqoftë, autorët i paralajmërojnë lexuesit, që e shohin shpesh divorcin si një ilaç. Ata theksojnë se vetëvlerësimi nuk duket se rikthehet shpejt në nivelet e para-divorcit./Psychologytoday- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga