Connect with Us

Vrasja makabre në Korçë/ Arrestohet autori i dyshuar

Kronika

Vrasja makabre në Korçë/ Arrestohet autori i dyshuar

Publikuar

-

Policia e Korçës ka bërë të mundur vënien në pranga të autorit të dyshuar të vrasjes makabre të ndodhur një ditë më parë në këtë qytet.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në prang aka rënë shtetasi D.H., 18 vjeç, banues në fshatin Mborje.

Policia bën të ditur se 18 vjeçari, banues në fshatin Mborje, rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

LEXO EDHE:  U qëllua me dy plumba në parukeri/ Ndërron jetë në Spitalin e Lezhës 28-vjeçarja

Kujtojmë këtu se mëngjesin e djeshëm, u gjet i vrarë pranë banesës dhe dyqanit të tij shtetasi F.D., 48 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 48-vjeçari është vrarë me mjet prerës, dhe pastaj është lyer me benzinë, për ti vënë flakën.

Vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Ngjarje horror në Korçë/ Vritet 48-vjeçari dhe i vihet flaka

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  E rëndë/ 13-vjeçari vetëvritet me armën e babait

LEXO EDHE:  Vlorë/ Parandalohet një vrasje, arretohen autori dhe porositësi

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi 63 vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Sa vite burg rrezikon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri po përballet me një situatë aspak të këndëshme, pas aksidentit që shkaktoi mbrëmjen e djeshme pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pasi u shqërua fillimisht në polici, moderatores iu sekuestrua edhe makina, ndërsa mësohet se Prokuroria ka ngritur dy akuza.

Bejleri do të hetohet në gjendje të lirë për  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ 40-vjeçarja me urgjencë drejt spitalit  

LEXO EDHE:  Vdekja e shtatzanës/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për dy mjekët

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:  E rëndë/ 13-vjeçari vetëvritet me armën e babait

LEXO EDHE:  E rëndë/ 13-vjeçari vetëvritet me armën e babait

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE