Connect with Us

Tregtonin mallra kotrabandë/ Në pranga dy shtetas dhe dy në procedim penal

Kronika

Tregtonin mallra kotrabandë/ Në pranga dy shtetas dhe dy në procedim penal

Publikuar

-

Dy shtetas janë vënë në pranga në Pogradec pasi mësohet se  kanë kaluar mallra kontrabandë përmes doganës, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht pasi janë kapur duke tregtuar mallra pa pullë fiskale.

Të arrestuarit A.T., 47 vjeç, banues në Pogradec dhe F.D., 60 vjeç me profesion doganier, janë vënë në pranga pasi kanë lejuar kalimin e mallrave të dyshuara kontrabandë për të cilat paguhet akcizë.

Ndërkohë, po procedohen penalisht edhe 2 shtetas të tjerë të cilët tregtonin mallra pa pullë fiskale.  51 vjeçari S.L., dhe 58 vjeçari A.G. u kapën në flagrancë duke tregtuar në dyqanet respektive të tyre në Pogradec, sasi duhani të grirë, mall i dyshuar kontrabandë, i papajisur me pullë fiskale.

LEXO EDHE:  Kaos në Kapshticë / Bllokohet sërish kalimi i qytetarëve

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën i riu shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të entje në Itali.

25 vjeçari i identifikuar si Endri Zaimi ka humbur jetën pasi automjeti i tij u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë.

I riu shqiptar, baba i dy fëmijëve ishte duke u kthyer në shtëpi pasi kishte qenë turni i natës në fabrikën ku punonte shkruajnë mediat italiane.

Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin./CNA.al

LEXO EDHE:  Nis ‘hakmarrja’ serbe/ Mbyllet terminali doganor në Preshevë

LEXO EDHE:  FOTO - Kokainë në Doganën e Kapshticës/ Arrestohen dy shqiptarë

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi 63 vjeçaren dhe u largua nga vendngjarja/ Sa vite burg rrezikon Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

Moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri po përballet me një situatë aspak të këndëshme, pas aksidentit që shkaktoi mbrëmjen e djeshme pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”.

Pasi u shqërua fillimisht në polici, moderatores iu sekuestrua edhe makina, ndërsa mësohet se Prokuroria ka ngritur dy akuza.

Bejleri do të hetohet në gjendje të lirë për  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Korrupsion dhe falsifikim në doganë

LEXO EDHE:  FOTO - Kokainë në Doganën e Kapshticës/ Arrestohen dy shqiptarë

Nëse këto 2 akuza provohen, atëherë, në bazë të kodit penal, Ilda rrezikon të dënohet me gjobë, ose me burgim deri në 1 vit.

NENI I KODIT PENAL:

“Largimi nga vendi i aksidentit, i drejtuesit të automjetit apo të çdo mjeti të motorizuar, për t’u shmangur nga përgjegjësia penale, civile apo administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ushtronte lojëra fati/ Arrestohet menaxheri i një lokali në Lushnjë

Publikuar

-

Nga

Një person ka rënë në pranga, pasi ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në një lokal në lagjen “Xhevdet Nepravishta” zhvillohej veprimtari kriminale në fushën e lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë së Lushnjës arrestuan 32 vjeçarin me iniciale E.M., me banim në Lushnjë.

Ai akuzohet për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, pasi në ambientin e lokalit që ky shtetas menaxhonte, ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 3 laptopë të markës “HP”, me logo si ato të lojërave te fatit, 24 tableta të markës “Samsung”, me logo si ato të lojërave të fatit, 6 bileta si ato lojërave të fatit, me siglën “Top Game Racing” dhe 2 printerë, të cilët shërbenin për ushtrimin e lojërave të palejuara të fatit.

LEXO EDHE:  70 llojet e mallrave për të cilat nuk do paguhet më doganë (lista)

LEXO EDHE:  FOTO - Kokainë në Doganën e Kapshticës/ Arrestohen dy shqiptarë

Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE