Connect with Us

S’vihet në pushtet i krehur! Prishi flokët Luli!/ Gazetari mesazh të fortë kreut të PD

Politikë

S’vihet në pushtet i krehur! Prishi flokët Luli!/ Gazetari mesazh të fortë kreut të PD

Publikuar

-

Gazetari Ylli Dylgjeri i ka drejtuar sot një mesazh mjaft të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ndërsa vë re një detaj të pamjes së jashtme të Lulzim Bashës, Dylgjeri heq një paralele me presidentin e SHBA, Donald Trump dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson.

Dylgjeri shkruan se Basha del në çdo dalje mediatike I krehur, me kostum e kollare, ku dallon që si lëviz as qimja, ndërsa e kundërta ndodh me Trump dhe Johnson.

Dylgjeri i bën apel Bashës të lëvizë, dhe jo të merret me “flokët”, pasi më flokë të krehura nuk vihet në pushtet.

“Prishi flokët Lul!
(në vëmëndje të zotit Lulzim Basha)

LEXO EDHE:  Basha takon kryeministrin Plenkovic/ Kroacia, avokate e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE

Po ndjek vëmëndshëm çdo dalje publike të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha.Çdo dalje publike të Tij e çdo fjalim opozitar. Më bën përshtypje shumë paraqitja e jashtme.
I krehur, me kostum e kollare, ku dallon që si lëviz as qimja. Po si lëviz fare, fare!
Ndërkohë, është koha e Udhëheqësve me
flokë e mëndje prishur. I keni parë dje Trump
në fushatë e sot Boris Johnson në krye të Qeverisë? Kokëprishur e qime erë po kapin drejtimin e shtetit. Kështu është moda. Ky është trendy.
Ndaj sot mesazhi është: S’vihet në pushtet i krehur! PRISHI FLOKËT Luli!”-shkruan Dylgjeri në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Sulua

    20 Dhjetor, 2019 at 4:11 pm

    O Ylli , kam shume respekt per Ty nepermjet shkrimeve qe ben. Po kesaj here ja ke fut pordhes kot. Do kesh qene pas ndonje ndeshje me “porta hungareze”.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manjani mesazh Ambasadës amerikane/ Ndaloni së mbështeturi “bosin” që dhunon Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nëse ambasada e SHBA kërkon të ndihmojë Shqipërinë në sundimin e ligjit, mos mbështesë më veprimet e Edi Ramës.

Manjani ka replikuar me atë që  ambasada amerikane apo dhe ambasadorja dhe ish- ambasadorët kanë cituar shpeshherë: ”Mbështetje të sundimit të ligjit”.

Ai shprehet se ësht dakort me këtë, por si fillim duhet ndaluar mbështetja për “bosin” që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.

I couldn’t agree more!

1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!

Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Basha takon kryeministrin Plenkovic/ Kroacia, avokate e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE

LEXO EDHE:  PD braktis protestuesit/ Noka nxjerr zbuluar Bashën 

SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale. Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.

Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.

Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga policia/ PD: Minon rrugën europiane

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për ligjin që lejon Policinë e Shtetit të përgjojë qytetarët pa autorizimin e Prokurorisë apo pa vendim gjykate.

Bardhi e cilëson antikushtetues dhe të papranueshëm këtë ligj, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

LEXO EDHE:  Britania e Madhe kritika të forta Trump/ Të mos përzihet në çështjet e brendshme

LEXO EDHE:  PD braktis protestuesit/ Noka nxjerr zbuluar Bashën 

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kam besim te tryeza e Zgjedhores”/ Lubonja ngre alarmin për OFL-në

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja deklaron se Operacioni Forca e Ligjit dhe hapat e tjera të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, janë lajthitje të rrezikshme.

Lubonja thotë se sa më e vështirë që ti bëhet Ramës vjedhja e plaçkitja, aq më shumë do forcohen këto instrumente për t’u mbrojtur nga e vërteta dhe drejtësia.

Sipas tij ndërkombëtarët kanë të tjera prioritete se sa të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i demokracisë në Shqipëri, ndaj i akuzon se mbyllin sytë dhe shohin interesat e tyre.

Analisti i cilëson show aksionet e Operacionit Forca e Ligjit në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq kontroll ndaj pushteteve.

“Në rastin më të mirë është show. Them në rastin më të mirë, sepse shoë mbaron dhe del një shfaqje tjetër e kryeministrit. Shoë edhe pse duhet që të bëhet një figurë sikur po luftohet krimi që të hapen negociatat në mars. Kjo është në rastin më të mirë. Por, unë edhe ndërtimin e këtij organizimi, s’di si ta quaj’, që është një pushtet paralel me atë të drejtësisë, e shoh si një mundësi për të kontrolluar të gjithë pushtetet. Pra, përtej shoë, duhet parë dhe rreziku”, u shpreh ai për News 24.

LEXO EDHE:  Basha “amniston” koncesionarin/ Përgjegjësi i vetëm është shteti

LEXO EDHE:  Basha takon kryeministrin Plenkovic/ Kroacia, avokate e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE

Ndërkohë, për proporzimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, Lubonja nuk u shpreh aspak optimist.

“Duket një procedurë nga ana e PD, që s’ka të bëjë fare me thelbin e të keqes, të rrezikut që ne po jetojmë. Nuk kam besim se këto tryeza mund të japin ndonjë zgjidhje kësaj situate, në një kohë kur po shohim që po ndërtohen këto organizma, po eliminohet presidenti, po eliminohet ajo drejtësia e pavarur, ai vettingu, është një gjë jashtë realitetit. Realiteti është shumë herë më i keq dhe i rrezikshëm, se sa ai moment kur PD për herë të parë vendosi të lërë parlamentin”, nënvizon analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE