LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje intensive shiu/ IGJEUM paralajmëron përmbytje në fundjavë

20 Dhjetor 2019, 21:12, Sociale CNA
Reshje intensive shiu/ IGJEUM paralajmëron përmbytje në

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, nesër dhe pasnesër priten reshje intensive shiu në të gjithë vendin që pritet t?i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë.

IGJEUM paralajmron edhe përmbytje për shkak të prurjeve të lumenjëve të mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Ndërkaq, përmbytje pritet të ketë edhe ndisa nga qytetet kryesore në varësi të kanalizimeve.

?Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (e shtunë, dt. 21) dhe (e diel, dt. 22) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin, por edhe jashtë kufijve shtetërorë, në basenin e lumit Vjosa. Reshjet maksimale i kalojnë vlerat e 100 mm në 24 orë. Nga llogaritjet e fundit këto reshje mund të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Nga llogaritjet hidrologjike rezulton se, me parashikimin e sasisë së këtyre reshjeve, në pjesët fushore të këtyre lumenjve në keto qarqe ka mundësi për përmbytje lokale dhe prurje të larta kryesisht përgjatë fundjavës. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.? thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

Lajmet e fundit nga