LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Renea zbarkon në Shkodër/ Aksion blic për arrestimin e personave me rekorde kriminale

20 Dhjetor 2019, 15:50, Kronika CNA
Renea zbarkon në Shkodër/ Aksion blic për arrestimin e personave

Forcat Renea kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Aksioni  është duke u zhvilluar në disa zona të cilat vitet e fundit kanë qenë ndër nga pikat më të nxehta kriminale të Shqipërisë.

Burimet bëjnë me dije se kontrollet janë për personat e shpallur në kërkim nga Policia si dhe ata me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Mësohet se në operacion nuk janë të përfshira trupat policore të Shkodrës.

Koordinimi i aksionit po bëhet me urdhër nga Tirana.
Ky është operacioni i dytë brenda harkut kohor të disa ditëve në Shkodër.

Lajmet e fundit nga