Connect with Us

Protesta kundër vizitës së Vuçiç/ Aktivistët e ‘Vetëvendosjes’ përplasen me policinë

Politikë

Protesta kundër vizitës së Vuçiç/ Aktivistët e ‘Vetëvendosjes’ përplasen me policinë

Publikuar

-

Protesta e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosja është shoqëruar me përplasje më policinë.

Aktivistë të Vetëvendosjes të cilët protestojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, kundër vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, janë shtyrë me forcat e policisë pasi kanë tentuar të kalojnë perimetrin e sigurisë. Ata kanë thirur në kor fraza nacionaliste.

Protestuesit shprehen se një njeri që nuk njeh krimet e luftës nuk duhet të vijë në Shqipëri dhe të kërkojë lëvizje të lirë.

LEXO EDHE:  Plagosi qytetarin/ Pezullohet nga detyra polici

“Janë ca kufoma që po ecin për inerci mbi tokë. Këta maskarenj kanë 30 vjet që na shkatërrojnë këtë komb. E ndjejmë se policët janë në siklet, se edhe ata gjak shqiptari kanë. Këtë bën kjo politikë që na vë në përplasje. Patriotët nuk e shkatërrojnë Shqipërinë, por e bëjnë Shqipërinë”, tha një protestues./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga policia/ PD: Minon rrugën europiane

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për ligjin që lejon Policinë e Shtetit të përgjojë qytetarët pa autorizimin e Prokurorisë apo pa vendim gjykate.

Bardhi e cilëson antikushtetues dhe të papranueshëm këtë ligj, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

LEXO EDHE:  Plagosi qytetarin/ Pezullohet nga detyra polici

LEXO EDHE:  Skandal/ Si e fshehu policia vrasjen e bërë nga kryeplaku i fshatit në Librazhd

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“S’kam besim te tryeza e Zgjedhores”/ Lubonja ngre alarmin për OFL-në

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja deklaron se Operacioni Forca e Ligjit dhe hapat e tjera të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, janë lajthitje të rrezikshme.

Lubonja thotë se sa më e vështirë që ti bëhet Ramës vjedhja e plaçkitja, aq më shumë do forcohen këto instrumente për t’u mbrojtur nga e vërteta dhe drejtësia.

Sipas tij ndërkombëtarët kanë të tjera prioritete se sa të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i demokracisë në Shqipëri, ndaj i akuzon se mbyllin sytë dhe shohin interesat e tyre.

Analisti i cilëson show aksionet e Operacionit Forca e Ligjit në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq kontroll ndaj pushteteve.

“Në rastin më të mirë është show. Them në rastin më të mirë, sepse shoë mbaron dhe del një shfaqje tjetër e kryeministrit. Shoë edhe pse duhet që të bëhet një figurë sikur po luftohet krimi që të hapen negociatat në mars. Kjo është në rastin më të mirë. Por, unë edhe ndërtimin e këtij organizimi, s’di si ta quaj’, që është një pushtet paralel me atë të drejtësisë, e shoh si një mundësi për të kontrolluar të gjithë pushtetet. Pra, përtej shoë, duhet parë dhe rreziku”, u shpreh ai për News 24.

LEXO EDHE:  Masakrimi i 27-vjeçarit në komisariatin e Korçës/ Paralajmërohet protestë para Ministrisë

LEXO EDHE:  Përplasen automjetet/ Plagoset rëndë e reja

Ndërkohë, për proporzimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, Lubonja nuk u shpreh aspak optimist.

“Duket një procedurë nga ana e PD, që s’ka të bëjë fare me thelbin e të keqes, të rrezikut që ne po jetojmë. Nuk kam besim se këto tryeza mund të japin ndonjë zgjidhje kësaj situate, në një kohë kur po shohim që po ndërtohen këto organizma, po eliminohet presidenti, po eliminohet ajo drejtësia e pavarur, ai vettingu, është një gjë jashtë realitetit. Realiteti është shumë herë më i keq dhe i rrezikshëm, se sa ai moment kur PD për herë të parë vendosi të lërë parlamentin”, nënvizon analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon të rinjtë e Kukësit/ “Emigrimi, oferta e vetme e kësaj qeverie”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar sot të rinjtë e Kukësit dhe ngre alarmin e largimit nga vendi.

Basha deklaron se emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vertme që i jep qeveria, ndaj thekson se duhet gjetur zgjidhje.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! Po të Dëgjoj”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE