Connect with Us

“Politikanët në panik nga ngritja e SPAK?”/ Patozi: Ata e dinë ç’kanë bërë!

Politikë

“Politikanët në panik nga ngritja e SPAK?”/ Patozi: Ata e dinë ç’kanë bërë!

Publikuar

-

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i ftuar në emisionin “Provokacia”   ka folur për drejtësinë e Re me ngritjen e SPAK .

Sipas Patozit, ka një hipokrizi të madhe nga palët politike të cilat nxituan se kush të përshëndeste i pari këtë reformim në sistemin e drejtësisë ndërsa nuk i kurseu as ironitë, duke e thënë se gëzim i tillë nuk ishte parë as në kohën e Enver Hoxhës kur dilnin rrogat.

“Është kohë vibrante, është një krizë e cila mund të jetë e prej fatkeqësisë natyrore, por është dhe një shoqëri që ka humbur ekulibrin dhe një politikë që po vegjeton sipër kësaj kënete, dhe sigurisht nuk mund të jetë e qetë‌.

Unë pash që kishte një garë, se  kush të shprehte dhe uronte i para nga tre dinozaurët ngritjen e SPAK. Pash që e para ishte LSI, më pas demokratët e me radhë.

Gëzim i tillë nuk ishte parë as  në kohën e Enverit kur dilnin rrogat. Ka një hipokrizi shumë të madhe.”

Patozi foli edhe për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji nëse ishte ky efekti i parë i asaj që presim nga drejtësia.

LEXO EDHE:  Shpëtojnë politikanët/Drejtësia e re nuk rigjykon pafajësitë e blera

“Nuk janë efekt i asaj që ne presim nga drejtësia, por gjithsesi janë disa sinjale qe kanë ndodhur. Unë pres dhe shpresoj që të mos ketë dënime të tilla si të Nexhmije Hoxhës. Njerëzit presin që të dënohen përgjegjësit kryesorë. Pra ata që kanë zhytur duart në llumin e asaj që ka gatuar politika në këto 30 vite. Sigurisht unë jam realist, dhe nuk pres qe kjo të ndodhi shpejt, të arrij aty ku duhet, por mendoj se një lloj operacioni do ndodhë.”

Por a ka panik tek politikanët tanë me reformimin e drejtësisë së re? Sipas Patozit panik kanë ata që e dinë çfarë kanë bërë.

“Kjo mund të shpjegohet me një fjali. Ata e dinë ç’kanë bërë. Ka panik ai që e di ç’ka bërë. Këta janë elementë që do i shohim në vijmësi.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. t

    20 Dhjetor, 2019 at 10:47 pm

    Kurse ky e quan veten burre te ndershem,vetem se nuk dihet sa fytyra ka

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“S’kam besim te tryeza e Zgjedhores”/ Lubonja ngre alarmin për OFL-në

Publikuar

-

Nga

Analisti Fatos Lubonja deklaron se Operacioni Forca e Ligjit dhe hapat e tjera të ndërmarra nga kryeministri Edi Rama, janë lajthitje të rrezikshme.

Lubonja thotë se sa më e vështirë që ti bëhet Ramës vjedhja e plaçkitja, aq më shumë do forcohen këto instrumente për t’u mbrojtur nga e vërteta dhe drejtësia.

Sipas tij ndërkombëtarët kanë të tjera prioritete se sa të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i demokracisë në Shqipëri, ndaj i akuzon se mbyllin sytë dhe shohin interesat e tyre.

Analisti i cilëson show aksionet e Operacionit Forca e Ligjit në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq kontroll ndaj pushteteve.

“Në rastin më të mirë është show. Them në rastin më të mirë, sepse shoë mbaron dhe del një shfaqje tjetër e kryeministrit. Shoë edhe pse duhet që të bëhet një figurë sikur po luftohet krimi që të hapen negociatat në mars. Kjo është në rastin më të mirë. Por, unë edhe ndërtimin e këtij organizimi, s’di si ta quaj’, që është një pushtet paralel me atë të drejtësisë, e shoh si një mundësi për të kontrolluar të gjithë pushtetet. Pra, përtej shoë, duhet parë dhe rreziku”, u shpreh ai për News 24.

LEXO EDHE:  Patozi zbulon planin e Bashës/ ‘Ky është fundi i botës’

LEXO EDHE:  Krahu i djathtë i Bashës: Protesta jonë si Pranvera arabe

Ndërkohë, për proporzimet e PD-së për Reformën Zgjedhore, Lubonja nuk u shpreh aspak optimist.

“Duket një procedurë nga ana e PD, që s’ka të bëjë fare me thelbin e të keqes, të rrezikut që ne po jetojmë. Nuk kam besim se këto tryeza mund të japin ndonjë zgjidhje kësaj situate, në një kohë kur po shohim që po ndërtohen këto organizma, po eliminohet presidenti, po eliminohet ajo drejtësia e pavarur, ai vettingu, është një gjë jashtë realitetit. Realiteti është shumë herë më i keq dhe i rrezikshëm, se sa ai moment kur PD për herë të parë vendosi të lërë parlamentin”, nënvizon analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon të rinjtë e Kukësit/ “Emigrimi, oferta e vetme e kësaj qeverie”

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka takuar sot të rinjtë e Kukësit dhe ngre alarmin e largimit nga vendi.

Basha deklaron se emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vertme që i jep qeveria, ndaj thekson se duhet gjetur zgjidhje.

“Në Kukësin e varfëruar e të harruar nga qeveria, të rinjtë kërkojnë mundësi për të punuar, mundësi për të jetuar, mundësi për të zgjedhur. Emigrimi nuk është zgjedhja e tyre, por oferta e vetme e kësaj qeverie për ta. Megjithatë i gjeta me zemrat plot me shpresë dhe me vendosmëri frymëzuese për ta ndryshuar këtë realitet, një orë e më parë. Falemnderit të rinjve dhe të rejave të Kukësit për mikpritjen prekëse, për bisedat dhe për frymëzimin që jeni dhe përcillni! Po të Dëgjoj”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ivi Kaso flet për propozimet e PD/ Ja roli i policisë në procesin zgjedhor

Publikuar

-

Nga

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso zbuloi rolin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e ardhshme, teksa ishte duke analizuar propozimet e Partisë Demokratike.

Kaso deklaron se PD po synon të largojë elementët kriminalë nga qendrat e votimit.

Sipas tij, duhet krijuar një qeveri kujdestare për Policinë e Shtetit, në mënyrë që kjo e fundit të jetë e pavarur nga partitë politike dhe të kujdeset për procesin zgjedhor pa ndikime.

“Kemi zgjedhur t’i përqasemi kësaj problematike duke marrë një qasje të ndryshme të paktën që prej vitit 2003, kur u largua policia nga procesi zgjedhor.  Atëherë ka qenë më problem policia se krimi.

Sot situata është ndryshe. Është krimi që ka marrë kontrollin e procesit zgjedhor, që fillon nga demonstrimi i fushatave parazgjedhore, duke intimiduar, duke mbledhur kartat e identitetit për të mës votuar, duke dhënë lekë e deri në ditën e zgjedhjeve që shfaqen personalisht në qendrat e votimit.

LEXO EDHE:  Shpëtojnë politikanët/Drejtësia e re nuk rigjykon pafajësitë e blera

LEXO EDHE:  PD dhe Republika e Re/ Basha tentoi të krijonte një parti tjetër

Dhënia e policisë detyrat që i takon në ruajtjen e qendrave të votimit. Jo në perimetrin e brendshëm, por në perimetrin e jashtëm duke mos iu dhënë mundësi elementëve kriminalë të përfshihen në proces.

Kemi nxjerrë në dritën e diellit policinë për detyrat që duhet të kenë”, u shpreh Kaso në studion e Syri Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE