Connect with Us

More a jeni në vete?/ Agron Tufa ngre tonet: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë!

Politikë

More a jeni në vete?/ Agron Tufa ngre tonet: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë!

Publikuar

-

Ish-kreu i Institutit për për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, i cili ka kërkuar azil politk jashtë vendit pas kërcënimeve ndaj familjes, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes se Arben Krajës në krye të SPAK.

Një ditë më parë, Agron Tufa shkruante se Arben Kraja është ish-hetues i diktaturës Komuniste. (lexo këtu).

Ndërsa më pas, Tufa është shprehur mjaft ashpër edhe në lidhje me një deklaratë t ëish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili në një deklaratë për mediat tha se PD mbështet SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Tufa shkruan PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë.

LEXO EDHE:  Shpërthimet me tritol/ PD: Neveri për propagandën e Edi Ramës

“Seriozisht e ke Ervin!? Ky eshtë vërtet mendimi i PD-së!? More a jeni në vete!? Sapo të është zgjedhur në krye të Drejtësisë një ish hetues i Diktaturës komuniste, nga diktaturat më represivet në historinë e njerëzimit!
Dhe ti e PD jeni dakord?
Po unë që nuk jam hiç dakord?
Atëherë është e qartë: PD vazhdon të paguajë borxhin e hipokrizisë! Sa e madhe është shuma?”-shkruan Agron Tufa në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama jep sonte “llogari” para qytetarëve/ Pyetjet që “gozhdojnë” kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan përballë gazetarëve Klodiana Lala dhe Artan Hoxha.

Rama, do të japë “llogari” për çështjet aktuale, ku në fokus pritet të jëtë dhe aksioni i OFL-së.

Një hapësirë e rëndësishme do i jepet edhe qytetarëve, ku aktualisht në rrjetin social facebook, ka më shumë se 880 pyetje drejtuar kreut të qeverisë.

Nga anti-KÇK-ja, e shkuara kriminale e kryebashkiakëve, një arrestim në Francë në vitin 1994, mosjustifikimi i pasurisë së tij, largimet e padrejta nga puna, minishengeni e shumë pyetje të tjera, janë vetëm disa nga çështjet që kryeministri pritet t’u japë përgjigje.

CNA.al, ka shkëputur vetëm disa nga pyetjet që vijojnë si mëposhtë:

1.A keni qenë i arrestuar në Francë në 1994 për tregtinë e ikonave të vjedhura me emrin Edvin Kristaq Rama?

2.Ju keni pranuar se keni bërë plazh nudo dhe fotoja është e vertetë, mirëpo prej rreth 20 vitesh ju akuzojnë se jeni përdorues droge dhe ju këtë sigurisht nuk e keni pranuar e as e keni mohuar. A jeni i gatshëm të bëni testin e drogës dhe të na tregoni të vërtetën e kësaj historie?

3.A do hetohen ndërtimi i shtëpisë tuaj? Me paratë e kujt është bërë? Po pasuria e Veliajt, Tahirit, Xhafajt, Beqës, Ahmetajt, Gjiknurit, Spiropalit, Ballës, Ruçit, Klosit etj etj etj?

LEXO EDHE:  Protesta e PD/ Zbulohen emrat e deputetëve përgjegjës për organizimin

LEXO EDHE:  Ibsen Elezi i mbyll gojën Jemin Gjanës/ Ka një mesazh për Berishën

4.Ku janë 300.000 vendet e punës që premtoi dhe ku janë të paktën 300.000 shqiptarë që kanë braktisur njëherë e mirë (jo si turista që thot ai) atdheun për shkak të rilindjes?!!!!!!!

5.Zoti kryeministër, kur dikush me shkollë të lartë hiqet nga puna dhe zëvendesohet nga një me shkollë të mesme kjo është meritokraci apo rilindje e bashkisë Skrapar???

6.Pyete njëherë ,a mund ta justifikoj pallatin 12 katësh, 2 kamione, 5 vetura, 6 biznese me kursimet e pencionit të prindërve.. Mos harro se janë 2 pencione nga 120 mij lek!

7.Z.Kryeministër, e keni përjetuar ndonjëherë në jetën tuaj reale situatën e Naftetarëve të Ballshit që punojnë 6 muaj, dhe 6 muajet e tjerë të vitit i kalojnë me protesta rrugëve duke protestuar për sigurimet e pagat e papaguara!!!

8.Përse të peshon shpirti nga Serbia e jo nga Kosova?

9.Përse nuk i njihen vitet e punës qytetarëve shqiptar në vendet e Europës si Italia për shembull?

10.Pse nuk u sekuestron pasurinë ish deputetëve dhe ish kryebashkiakëve të Partisë Socialiste me të shkuar kriminale!?/CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bylykbashi e thotë troç/ “Nuk pretendojmë ta çrrënjosim blerjen e votës”

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi , ka folur mbrëmjen e sotme për propozimet e PD-së.

Bylykbashi deklaroi se kanë propozuar krijimin e një qeverie kujdestare, por theksoi se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës me mazhorancën.

Demokrati tregoi se kanë propozuar dy çështje, që kanë të bëjmë me parandalimin e krimeve në procesin zgjedhor dhe një rol të ri të Policisë së Shtetit.

Ai theksoi në studion e Abc News, se kanë kërkuar që brenda qendrës së votimeve të vendosen kamera dhe punonjës policie që qëndrojnë në distancë dhe kointrollojnë çdo paregullsi.

LEXO EDHE:  Ndotja e plazheve/ Malltezi: Askush s’mban përgjegjësi, qeveria po fle

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ Kandidon edhe Elisabeta Imeraj

Teksa u pyet se si do ta parandalojë opozita blerjen e votës jashtë qendrës së votimit, Bylykbashi tha se askush nuk pretendon ta çrrënjosë këtë fenomen, por vetëm ta parandalojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mesazh Kosovës dhe Serbisë/ “Është koha të zgjidhet problemi”

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Kosovës në Tiranë është duke zhvilluar një ceremoni me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Ilir Meta, që është pjesëmarrës në këtë ceremoni, deklaroi se Kosova e Pavarur është një faktor stabiliteti në rajonin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit theksoi se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje dhe se ngërçi Kosovë-Serbi nuk duhet të ekzistojë më.

“Nuk ka dhe nuk ka për të patur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar për më pak shqiptarë në Serbi dhe më pak serbë në Kosovë. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE