LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta bën thirrje për dialog dhe bashkëpunim/ Çfarë na mësoi tërmeti tragjik

20 Dhjetor 2019, 13:03, Politikë CNA
Meta bën thirrje për dialog dhe bashkëpunim/ Çfarë na

Presidenti Ilir Meta ka bërë sot thirrje për bashkëpunim dhe dialog.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Meta shkruan se një mjedis politik i përçarë dhe përjashtues nxit gjuhën e urrejtjes.

Po ashtu Meta thekson se tërmeti tragjik i 26 nëntorit duhet të shërbejë si një moment ngritjeje e bashkëpunimi.

?Një mjedis politik i përçarë dhe përjashtues nxit gjuhën e urrejtjes.
Pasojat që la pas tërmeti tragjik duhet të shërbejnë si një moment ngritjeje e bashkëpunimi, pasi vetëm dialogu dhe gjithëpërfshirja na garanton një demokraci të suksesshme dhe frymëzuese për qytetarët tanë, në mënyrë që Shqipëria të ketë një të ardhme të sigurt për të rinjtë e saj?-shkruan Meta./ CNA.al

Lajmet e fundit nga