LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Largimi i Agron Tufës është tronditës”/ Meta: Pse askush nuk e bëri publik

20 Dhjetor 2019, 09:42, Politikë CNA
“Largimi i Agron Tufës është tronditës”/ Meta:

Presidenti Ilir Meta shprehu publikisht shqetësimin e tij për faktin që shumë shqiptarë po largohen nga vendi gjatë kohëve të fundit. Ai trajtoi në veçanti largimin me azil politik në Zvicër të ish Drejtorit të Institutit  Studimor për krimet dhe pasojat e Komunizmit, Agron Tufën.

Meta u shpeh se largimi i shkrimtarit dhe pedagogut të njohur, për shkak të kërcënimeve që ka marrë për detyrën që bënte tek Instituti përkatës, duhet të përbëjë shqetësim. Por më shqetësues është fakti që askush nga Qeveria nuk e ka shtruar si problem publikisht largimin e tij për arsye kërcënimi. Mosbërjen publike të largimit të Tufës, Meta e trajtoi si akt që cënon demokracinë.

Duke dhënë statistika për shtimin e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, Meta tha se një factor kryesor tashmë prë largimin e shqiptarëve nga vendi eshtë edhe mohimi i lirisë së shprehjes.

?Lajm tronditës është edhe largimi i Agron Tufës që u largua me familjen për shkak të kërcënimit në lidhje me detyrën. Askush nuk e prëmendi publikisht. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë dëmin që shkaktoi mungesa e lirë së shprehjes gjatë viteve të komunizmit. Është rritur me 16% numri i azil kërkuesve. 8.2 herë më shumë në raport me Serbinë, 11.8 herë më të lartë se Mali i zi?u shpreh ndër të tjera PÇresidenti i Republikës./CNA.al

Lajmet e fundit nga