LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi “dërgon” sërish Metën në Venecia/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmb” Blushi

20 Dhjetor 2019, 12:30, Politikë CNA
Kuvendi “dërgon” sërish Metën në Venecia/

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi ka reaguar pas vendimit të Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, për tiu drejtuar Komisionit të Venecias, në lidhje me vendimin e tij për të mos organizuar ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se është e drejta e Kuvendit ti drejtohet Venecias, por shton se Presidenti do ti përgjigjet me të njëjtën ?monedhë?.

Blushi bën të ditur se Presidenti do t?i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

?Nuk mund të frenojmë askënd, e aq më pak Kuvendin e Shqipërisë, të kërkojë këshilla miqësore apo të kundërshtojë në Komisionin e Venecias, Dekretin e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, për emërimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese në plotësim të vakancës së tij.

Shteti Shqiptar ka një marrëdhënie të konsoliduar me Komisionin e Venecias dhe institucionet që vendosin t?i drejtohen këtij organi këshillimor, duhet ta ushtrojnë këtë të drejtë objektivisht dhe jo për përdorim politik.

Megjithatë nëse Kuvendi, do të vijojë me rrugën e zgjedhur dhe vërtet dëshiron të shterojë objektivisht këtë çështje, Presidenti i Republikës bën me dije se, do t?i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, si zgjedhje të bëra pa garë, pa mundësi zgjedhjeje, vetëm me një kandidat, dhe në kundërshtim me radhën që dikton Kushtetuta dhe kriteret e ligjit për organizimin e Gjykatës Kushtetuese.?-shkruan Tedi Blushi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga