LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kujt i mori leje RTSH-ja për përdorimin e këngës?”/ Alketa Vejsiu i kërkon falje publike vajzës së kompozitorit të njohur

20 Dhjetor 2019, 21:43, Sociale CNA
“Kujt i mori leje RTSH-ja për përdorimin e

Mbrëmjen e djeshme, në natën e parë të Festivalit të Këngës, Alketa Vejsiu dhe Gëzim Myshketa kënduan  këngën ?Rrjedh në këngë e ligjërime?, e kompozuar nga Feim Ibrahimi dhe Gjoke Beci.

Pas performancës, vajza e kompozitorit, Etrita Ibrahimi ?i kërkoi llogari: Alketa Vejsiut përmes një postimi në rrjetet sociale, se kujt i mori leje RTSH-ja për përdorimin e këngës.

?Zonja Alketa Vejsiu,
Së pari, kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” ka DY AUTORË: FEIM IBRAHIMI dhe GJOKË BECI…!!!
Së dyti, kujt i mori leje RTSH-ja për përdorimin e saj???
Së treti, kujt ia paguan RTSH-ja të drejtën e autorit, duke qenë se atij (ALBAUTOR-it) që duhet t’ia paguajë, nuk ia paguan për asnjë autor dhe për asnjë minutë muzikë të përdorur???
Pres pergjigje…!
Faleminderit……..!
P.S. Faleminderit Gezim Myshketa për përzgjedhjen e këngës për performancen tënde në festival! E vlerësoj shumë mendimin tend pozitiv dhe sidomos vlerësoj faktin që më kërkove lejen dhe partin për ta kënduar sakte ate.
Natyrisht nuk dija ku do ta kendoje, pasi nuk e kam zakon të përzihem në gjera që nuk më takojnë. Ato janë zgjedhje personale të secilit, te cilat nuk i diktoj unë…organizatorët e eventeve duhet thjesht të zbatojnë ligjin dhe të jenë të saktë në gjithçka?, thuhej në reagimin e vajzëas së kompozitorit.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme Vejsiu i ka kërkuar falje publike Etrita Ibrahimit që nuk e përmendi emrin e kompozitorit Feim Ibrahimi. Vejsiu u shpreh se me këngët e të madhit Feim Ibrahimi, Shqipëria krenohet.

?Dje e kemi mbyllur mbrëmjen me ?O ku ka si ty o Shqipëria ime?, ?O ku ka si ti o Kosova ime?, një këngë fantastike. Unë dje kam bërë një lapsus të pafalshëm sepse ne gjithmonë nderojmë këngëtarët dhe harrojmë që më të rëndësishmit e një krijimi muzikor janë kompozitorët dhe autorët e tekstit. Do doja shumë të përshëndesja në mënyrë të veçantë vajzën e kompozitorit Feim Ibrahimit e cila me të drejtë u shqetësua dhe bëri një status të cilit unë publikisht dua t?i kthehem: Babai yt është një pasuri për këtë vend dhe muzika që ai ka lënë është një trashëgimi me të cilën ne mund të krenohemi, nuk është neglizhencë, nuk mund të anashkalohen ata që kanë shkruar të kaluarën, por këtu ka shumë ngarkesë dhe arti i fjalës është një art i vështirë. Kërkoj ndjesë dhe dua me gjithë zemër të përshëndes mënyrën dhe përkujdesjen tënde për veprën e babait tënd, jo vetëm si një vepër që i përket familjes tuaj, por dhe të gjithë shqiptarëve?, u shpreh Alketa./CNA.al

Lajmet e fundit nga