Connect with Us

Komisioni për shkarkimin e Metës thërret Dvoranin si dëshmitar

Politikë

Komisioni për shkarkimin e Metës thërret Dvoranin si dëshmitar

Publikuar

-

Komisioni Parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta ka miratuar sot me shumicë votash zgjerimin e hetimit.

Kështu, përveç hetimit të veprimeve të Metës për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit është përfshirë edhe ngërçi i krijuar me Gjykatën Kushtetuese.

Socialistët vijojnë ti qëndrojnë pretendimit se Presidenti është sërish në shkelje të Kushtetutës me mos-dekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës.

Për këtyë arsye me shumicë votash vendosën sot që për shkeljet e reja që i janë shtuar Komisionit Hetimor për Metën, me anë të disa pyetjeve të merret opinioni i Komisonit të Venecias nëse Meta ka bërë shkelje të rëndë me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

LEXO EDHE:  Komisioni i kredisë miraton 15 milionë euro kredi nga BERZH

Pasi miratuan shtesat në hetimin mbi ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga Presidenti, në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, për të dëshmuar do të thërritet edhe Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

VIDEO/ Plas grushti në kampionatin francez, Nejmarin me shokë nuk i mbajnë nervat! 5 futbollistë marrin karton të kuq

Publikuar

-

Nga

Një situatë e paprecedentë u regjistrua në fundin e sfidës mes PSG-së dhe Marsejës që përfundoi me triumfin e skuadrës së Viash Boash me rezultatin 0-1.

Lojtarët e të dyja skuadrave u përleshën me njëri-tjetrin më mesfushë, teksa gjyqtari ndëshkoi me karton të kuq plot 5 futbollistë, bëhet fjalë për Kurava, Paredes dhe Nejmar nga radhët e PSG-së si dhe Amavi dhe Benedeto nga skuadra e Marsejës.

LEXO EDHE:  Lufta Rama-Meta/ Presidenti bën lëvizjen e radhës

LEXO EDHE:  “Përkushtimi juaj është shpresë për të gjithë”/ Meta mirënjohje mjekëve

Një situatë me të vërtetë e turpshme, kur bëhet fjalë për një kampionat elitar si ai francez, ku protagoniste janë 2 skuadra me tepër si PSG dhe Marsejë. E pafalshme!



LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Ngjela habit me deklaratën/ Disa moderatorë janë paguar për të sulmuar Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme lidhur me forcimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Ngjela deklaron se në Tiranë dhe Prishtinë disa persona të paguar janë acaruar dhe po reagojnë në mënyrë qesharale madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar.

“Forcimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, i ka acaruar shumë antishqiptarët e paguar në Tiranë dhe në Prishtinë. Korrupsioni shqiptar është i tulatur, por ende e ka shpresën te Moska dhe Beogradi. Pikërisht këtu vijnë pagesat që iu bëhen individëve të veçantë për të thënë direkt apo indirekt se çështja shqiptare ka vdekur.

Në Tiranë, e sidomis në Prishtinë, antishqiptatët e paguar janë duke hedhur një valle qesharake, madje nëpër programe televizive me moderatorë shqiptarë të paguar. Kurse sot, shqiptarizmi po progredon përditë e më tepër në Shkup dhe në Malin e Zi. Pavarësia e Kosovës dhe frika e presidentit të Serbisë Vuçiç, është shenja e forcës shqiptare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ai.

Avokati pretendon se të paguarit nga Beogradi dhe Athina ishin gjithë shpresë për antishqiptarizëm kur Donald Trump u zgjodh president i SHBA, ndërsa pretendon se nuk dinin të arsyetonin fare politikisht për shkak të nivelit të ulët të inteligjencës.



Ai deklaron se pasi Trump nuk po i mbështeste, ata filluan me pasion të godisnin historinë e Shqipërisë, pa qenë historianë.

“Këta të paguar, që nuk dihet nga iu vjen mllefi antishqiptar, në fakt, si shumicë vijnë nga pakicat etnike, por edhe me prejardhje turke nga Orienti. Në të vërtetë, këta janë të paguar në forma të ndyshme, dhe me mediokritetin e tyre antihistorik, ngrenë së pari tezën që shqiptarët nuk janë autoktonë, dhe nxjerrin në pah falsitetet e një historiografia të marrë serbe. Por, për të qeshur është fakti që, me vete, të paguarit thonë: “njëlloj si ne, edhe shqiptarët, janë të ardhur këtu”; domethënë, njëlloj si këta të paguarit që vijnë nga pakicat etnike ose turqit e mbetur këtu si prejardhje kolonësh disa-qindra-vjeçarë. E kuptoni se me çfarë lloj individësh kemi të bëjmë?!

LEXO EDHE:  Lufta Rama-Meta/ Presidenti bën lëvizjen e radhës

LEXO EDHE:  Ndryshimi nuk vjen nga LSI/ A duhet SPAK t’i “tundë prangat” Monika Kryemadhit?

Por, po këta, pastaj i vërsulën origjinës së Skënderbeut, dhe na e bëjnë atë me origjinë serbe, kur Gjergj Kastrioti është nga një fis shqiptar solid shekullor, dhe për më tepër, luftën e tij antiosmane, e ka bërë vetëm me shqiptarë e jo me serbë. Të them të drejtën, është turp të polemizosh me këta injorantë të pagur për injorancën e tyre.

E ç’rëndësi ka e vërteta për të paguarit! Dihet, ata nuk flasin për historinë, por për nga mllefi antishqiptar që kanë, dhe, edhe nga paraja që iu paguhet. Shikojeni me kujdes: këta flasin vetëm kundër figurave të mëdha shqiptare që kanë vlerë historike në Perëndim, dhe asnjë fjalë për Esat Toptanin, për shembull, apo për laro të tjerë antishqiptarë që i ka përbuzur historia”, vijon ai.

Më tej, Ngjela shkruan se: “Tani koha ka ndryshuar: janë dy shtete shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, por do të ketë edhe më; sepse ortodoksët maqedonë, rreth treqind mijë deri tani, po shkruhen si shqiptarë që iu ishte mohuar kombësia. Priten edhe katolikët shqiptarë në Mal të Zi – në Ulqin e kudo – të hyjnë në këtë rrjedhë të re të historisë që po vjen. Prandaj, të paguarit antishqiptarë janë në hall. Po kot mërziten, se, të marrët që i paguajnë, zor që mund të dalin dot ndonjëherë nga marrëzia e tyre antishqiptare”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me ambasadorët/ Meta prezanton planin me 11 pika për daljen nga kriza

LEXO EDHE:  E akuzoi se gënjen publikisht/ Rama i përgjigjet Metës: Unë nuk quhem Yuri Kim

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE