LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLSH zhvillon “Muajin e Hapur”/ Merr pjesë në takime rajonale dhe ndërkombëtare pune

20 Dhjetor 2019, 14:38, Aktualitet CNA
KLSH zhvillon “Muajin e Hapur”/ Merr pjesë në takime

Kontrolli i Lartë i Shtetit zhvilloi për të tretin vit radhazi Muajin e Hapur (në periudhën nëntor-dhjetor 2019).

Gjatë kësaj periudhe qytetarët që vizituan mjediset e KLSH u njohën me historikun dhe arritjet e institucionit në vite nëpërmjet mini-muzeut në Hollin qendror të KLSH, u takuan me punonjës, auditues dhe ekspertë të ndryshëm të institucionit, për të marrë informacion në lidhje me çështje me interes për ta, përfshirë edhe auditimet në proces.

Gjatë kësaj periudhe KLSH ka marrë pjesë në disa aktivitete të organizuara nga INTOSAI dhe EUROSAI, ndërmjet të cilave mund të veçojmë : Konferencën Young EUROSAI që u zhvillua në Londër; Ëorkshop-in për auditimin dixhital në Shkup; takimin e parë për rakordimin e auditimit paralel me fokus ?Ndotja e menjëhershme e deteve? në Rijeka; seminarin rajonal, në Podgoricë, organizuar nga Banka Botërore ? Fuqizimi i Marrëdhënieve ndërmjet Parlamentit dhe SAI-ve?; seminarin mbi ?Rregullimin e përgjithshëm të mbrojtjes së të dhënave dhe impaktin në proceset audituese? në Qipro; seminarin e parë të EUROSAI&AFROSAI-t mbi ndarjen e eksperiencave në auditimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, pjesë e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për realizim deri në vitin 2030, etj.

Pjesëmarrja në aktivitete të rëndësishme ka vijuar edhe gjatë muajit dhjetor, nga të cilat mund të përmendim takimin e X-të të grupit Task Force të EUROSAI-it për ?Auditimin dhe Etikën? (TFA&E). Në këtë takim morën pjesë përfaqësuesit e 22 SAI-ve: Gjermania si SAI mikpritës i takimit, Gjykata Austriake e Auditimit, Gjykata Franceze e Llogarive, Gjykata Evropiane e Audituesve, Portugalia, Kroacia, Holanda, Shqipëria, Izraeli, Italia, Malta, Çekia, Hungaria, Finlanda, Rumania, Qipro, Serbia, Spanja, Greqia, Turqia, Bullgaria dhe SAI i Ekuadorit si përfaqësues i OLACEFS. Në takim kishte përfaqësues të OECD dhe të IDI-t.

Përfaqësuesi i Gjykatës Gjermane të Llogarive, z. Arndt Fischer, mbajti fjalën përshëndetëse dhe u uroi pjesëmarrësve mirëseardhjen, duke bërë një përmbledhje të çështjeve që do të trajtoheshin dhe diskutoheshin në takim :
? Si të mbështesim Implementimin e ISSAI 30;
? Rekomandimet e OECD për auditimin e Integritetit në Sektorin Publik;
? Promovimi i Etikës në Organizatat e Sektorit Publik;
? Iniciativat që lidhen me etikën në SAI/ sistemet e kontrollit të Etikës;
? Politikat mbi bilbil-fryrësit;
? Vetëvlerësimi lidhur me implementimin e ISSAI 30;
? Auditimi i Etikës/Integritetit : raste të ndeshura në auditim;
? Eksperienca e OLACEFS në drejtim të auditimit të Etikës/Integritetit;
? Cila është perspektiva e Task-Forcës.

Gjatë ditës së parë të takimit e mori fjalën e dhe zj.Luljeta Nano, e cila bëri një pasqyrë të funksionimit të Infrastrukturës së Etikës në Kontrollin e Lartë të Shtetit, rolin e Auditimit të Brendshëm, trajnimet lidhur me etikën dhe Integritetin në institucion dhe veçanërisht përfshirja e Etikës në Paketën e trajnimit të Audituesve të rinj, botimi i 4 librave në gjuhën shqipe, pjesë e kolanës së botimeve të KLSH-së që lidhen me ISSAI 30, Kodin e Etikës, Auditimin e Etikës në organizatat e Sektorit Publik, Kodi i Etikës së ECAs, etj. Këto botime u qarkulluan tek pjesëmarrësit, u vlerësuan nga të gjithë dhe u propozua të vendosen në faqen ËEB që i dedikohet TFA&Ethics.

Të pranishmit theksuan rëndësinë që kanë çështjet e Etikës, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye duhet të përfshihen në Axhendën e Kongresit të EUROSAI-t në 2020.
Përfaqësues të KLSH-së morën pjesë edhe në Takimin Organizativ mbi auditimin e përbashkët për mbetjet plastike që u zhvillua në Krakovë, Poloni në datat 10-11 Dhjetor 2019. Në këtë auditim kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë katërmbëdhjetë SAI : SAI Polak, që është dhe drejtuesi i projektit, Gjykata Europiane e Audituesve (ECA), Kontrolli i Lartë i Shtetit i Shqipërisë, SAI i Bullgarisë, SAI i Republikës Çeke, SAI i Estonisë, SAI i Hungarisë, SAI i Maltës, SAI i Moldavisë, SAI i Portugalisë, SAI i Rumanisë, SAI i Serbisë, SAI i Sllovakisë dhe SAI i Holandës.

SAI i Holandës e ka përfunduar auditimin, ECA e ka filluar tashmë, ndërsa SAI i Republikës Çeke do ta fillojë në vitin 2021. Të gjithë SAI-t e tjerë do ta kryejnë auditimin gjatë vitit 2020.
Në vijim SAI Polak prezantoi fushën dhe drejtimet e auditimit, duke theksuar rëndësinë e veçantë që kanë auditimet në fushën e ruajtjes së mjedisit. Auditimi do të kryhet për periudhën 2017-2019.
Gjatë ditës së dytë të auditimit u ra dakord mbi përmbajtjen e Memorandumit të Mirëkuptimit mes SAI-eve pjesëmarrëse. Pasi të jetë hartuar i plotë dhe sipas sugjerimeve që u bënë gjatë takimit Memorandumi do t?i dërgohet çdo SAI për nënshkrimin final. Auditimi i përbashkët mbi trajtimin dhe menaxhimin e mbetjeve plastike do të zhvillohet gjatë vitit 2020 me synimin për t?u publikuar i plotë në vitin 2021.

Në datën 13 dhjetor 2019, Iniciativa Antikorrupsion e SELDI-t në bashkëpunim me Platformën Antikorrupsion të Maqedonisë së Veriut organizuan në Shkup forumin ?30 Vjet Qeverisje dhe Reforma Antikorrupsion në Evropën Qendrore dhe Lindore?. Në këtë forum morën pjesë zyrtarë të lartë të Maqedonisë së Veriut, të Ambasadës Amerikanë në Maqedoninë e Veriut, të OECD-së, përfaqësues të Transparency International, si dhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Për rëndësinë që kishte tema e takimit, vendet e rajonit u përfaqësuan nga njësi të ndryshme qeverisëse si: organi i Prokurorit në Malin e Zi, Shoqata e Gjyqtarëve të Serbisë, Shërbimi i Hetimit të Korrupsionit pranë Prokurorisë së Rumanisë, Agjencia Antikorrupsion e Kosovës dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit dhe Koordinimin e Luftës kundër Korrupsionit në Bosnje Hercegovinë. Në këtë takim Shqipëria u përfaqësua nga auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndër prezantimet dhe të dhënat që u paraqitën, SELDI konfirmoi përparimin e rajonit, gjatë dy dekadave të fundit, lidhur me presionin e vlerësuar të korrupsionit që nga viti 2001. Drejtori i Drejtorisë së Auditimit të Brendshëm në KLSH u shpreh se korrupsioni është një sëmundje të cilën e vuajnë të gjithë vendet e rajonit dhe se, lufta kundër tij duhet të jetë e përbashkët. Gjatë fjalës së tij, Z. Hasanbelliu prezantoi punën e KLSH përgjatë viteve 2012-2018, si dhe paraqiti gjetjet dhe rekomandimet kryesore të dala nga auditimi i performancës ?Strategjia Antikorrupsion?.
Në përfundim, pjesëmarrësit në forum u dakortësuan që korrupsioni dhe kapja e shtetit mund dhe duhet të trajtohen përmes një kombinimi të zbatimit të ligjit dhe masave parandaluese, të zhvilluara dhe zbatuara në bashkëpunim midis krijuesve të politikave, shoqërisë civile, komunitetit ndërkombëtar, sektorit të biznesit dhe mediave.

Një aktivitet tjetër i rëndësishëm, në të cilin morën pjesë dy përfaqësues të KLSH-së, ishte Sesioni i VIII-të i Konferencës së Shteteve palë të Konventës së Organizatës së Kombeve të bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC), i zhvilluar në datat 14-15 dhjetor 2019, në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ky sesion kishte në fokus forcimin e marrëdhënieve bashkëpunuese mes Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI) dhe Autoriteteve të luftës kundër korrupsionit (ACA). Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 pjesëmarrës, nga shtete e kontinente te ndryshme.
Në fjalën e çeljes së aktivitetit, Presidenti i SAI-t të Emirateve të Bashkuara Arabe, z. Harib Saeed Al Amimi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të SAI-ve dhe autoriteteve të luftës kundër korrupsionit. ?Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të rëndësishëm!?- nënvizoi z. Saeed Al Amimi, pasi u shpreh se vetëm me vigjilencë konstante dhe bashkëpunim të vazhdueshëm mund të arrihen objektivat kryesore, që janë transparenca, llogaridhënia dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit.

Fjalën e mori gjithashtu z. Majed M. Elbayya, specialist i prokurimeve pranë Bankës Botërore, i cili e vuri theksin në vëmendjen që duhet t?i kushtojmë prokurimeve, si një nga sektorët ku shkojnë më shumë fonde, e rrjedhimisht ka më shumë korrupsion.
Përfaqësues të Zyrës për Çështjet e Drogës dhe Krimit të Kombeve të Bashkuara u shprehën se janë të kënaqur me ecurinë e zbatimit Konventës së Organizatës Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit të (UNCAC), pasi kjo konventë është ratifikuar deri tani nga 186 shtete, mbi 90% e tyre kanë bërë rregullime e përshtatje në kuadrin ligjor. Më shumë se gjysma e tyre shprehen se Konventa ka filluar të japë frytet e veta, duke mundësuar një koordinim më të mirë ndërkombëtar në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga shtete të ndryshme prezantuan strategjitë e tyre kombëtare për luftën kundër korrupsionit, duke sjellë shembuj të vënies në jetë të këtyre strategjive dhe sfidat me të cilat përballen. Konferenca tregoi edhe njëherë seriozitetin me të cilin po shihet lufta kundër korrupsionit nga organizatat më të mëdha ndërkombëtare, nga Institucionet Supreme të Auditimit dhe autoritetet e luftës kundër korrupsionit.

Lajmet e fundit nga