LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapja e Gjykatës Kushtetuese/ Meta "i ankohet" djalit të Xhorxh Soros

20 Dhjetor 2019, 19:51, Politikë CNA
Kapja e Gjykatës Kushtetuese/ Meta "i ankohet" djalit të

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Zëvendëspresidentin e Fondacionit ?Shoqëria e Hapur?, Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, Andi Dobrushi.

Sipas njoftimit të presidencës, Meta i njohu me shqetësimet e tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

?Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta priti në një takim me kërkesë të tyre Zëvendëspresidentin e Fondacionit ?Shoqëria e Hapur?, z.Aleksandër Soros dhe Drejtorin Ekzekutiv të zyrës së Fondacionit në Shqipëri, z.Andi Dobrushi.
Presidenti Meta i njohu me shqetësimet e Tij, të bëra edhe publike, për përpjekjet e qeverisë për kapjen e institucioneve të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, për përkeqësimin e lirisë së medias, si dhe për domosdoshmërinë e gjallërimit të shoqërisë civile në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut?, thuhet në njoftimine presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga