Connect with Us

Ish-hetuesi i diktaturës në krye të SPAK

Politikë

Ish-hetuesi i diktaturës në krye të SPAK

Publikuar

-

Ish-kreu i Institutit për Studimet dhe Pasojat e Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, ka reaguar pas zgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të Arben Krajës si kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korupsionit, e njohur ndryshe si SPAK.

Në një postim në rrjete sociale, Agron Tufa shkruan se me pushtetin e Edi Ramës, rilindi ish-Sigurimi i diktaturës.

Sipas tij, kreu i SPAK, Arben Kraja, është një ish-hetues i komunizmit.

“Një veting për t’u pështyrë në surrat!

Ish Sigurimi komunist i Diktaturës rilindi plotësisht me pushtetin e Edi Ramës dhe Rilindjen. Konfirmimin absolut e shohim me zgjedhjen në krye të SPAK-ut të një ish hetuesi të komunizmit, Arben Kraja. Imagjinoni se me çfarë drejtësie e për çfarë “krimesh e kriminelësh të komunizmit”, do mund të shqyrtonim ne me hetuesit dhe oficerët operativë grusht bashkuar rreth partisë-nënë!”-shkruan Tufa në postimin e tij.

LEXO EDHE:  Prokurorja e lidhur me bandën e vjedhjes së votave/ "Zgjohet" Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Më tej, Agron Tufa ngre dyshime në lidhje me ata që drejtojnë zyrat e Vetingut, ndërsa shkruan se AIDSSH dhe DSIK duhen pyetur se kush ia dha pastërtinë e figurës, Arben Krajës.

“Ka vend një pyetje këtu:
– Kush ia dha pastertine e figures ketij ish hetuesi? Mos valle ish oficeret operative qe drejtojne zyrat e vetingut? Po per keto gjera u konfrontova une! Për çka tjetër!?
Per kete duhet te shprehen AIDSSH dhe DSIK, të lajnë veten
Ndryshe mbetet ne fuqi ai proverbi dibran: “Ja ma gjé, ja ma ke!”
Gjithsesi, qysh kur nisi kjo lojë e ndyre pa pike morali, unë jam shprehur ne kohë.”-shkruan Agron Tufa në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama sërish apel qytetarëve/ “Mbani maska, mos e humbni vëmendjen te shifrat”

Publikuar

-

Nga

Rama sërish apel qytetarëve/ “Mbani maska, mos e humbni vëmendjen te shifrat”

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje pasditen e sotme për mbajtjen e maskës në një deklaratë pas inspektimit të investimeve në Ujësjellësin e Bovillës.

Rama e nisi fjalën e tij me një apel, pasi tha se maska duhet mbajtur në ambjente të mbyllura për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Më vjen mirë që jemi sot këtu, dhe më vjen ndjesë për mos e filluar me ujin por me maskat. Shumë e rëndësishme që ajo të vendoset në mjedise të mbyllura. Për të mbrojtur veten e të tjerët. Shumë e rëndësishme që secili mos e humbasë vëmendjen nga numrat që shikoni se ishte e pritshme, por rriten.

LEXO EDHE:  Vështirësi dhe rrezik/ RENEA shoqëron transportimin e dosjeve drejt SPAK

LEXO EDHE:  Ish gjyqtarë dhe prokurorë drejt burgut/ Zbardhen emrat e milionerëve të drejtësisë

Ndërkohë që në kushtet e reja të krijuara, o do mësohemi të bashkëjetojmë me këtë armik të padukshëm ose do të biem viktima të budallallëkut tonë. Luftën me budallallëkun do e bëjë secili, qeveria do bëjë maksimumin, por në luftën me budallallëkun duhet ta bëjë individi nëse s’do të bjerë secili. Dhe një shprehje që e kam mësuar “Virusi nuk ka këmbë, por përdor budallallëkun”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Teatri Kombëtar/ Aleanca depoziton në SPAK 6 akuza, Budina: I kemi të gjitha të filmuara

Publikuar

-

Nga

Teatri Kombëtar/ Aleanca depoziton në SPAK 6 akuza, Budina: I kemi të gjitha të filmuara

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka depozituar sot në SPAK 6 akuza për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Regjisori Robert Budina, tha se ata kanë dokumentuar çdo gjë, ndërsa tregoi se kërkesën që dorëzuan në SPAK, ia kanë dërguar edhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Soreca dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

Ai deklaroi në Fax News se i duket shumë i çuditshëm reagimi i Sorecës, pasi pretendon se është shumë i vakët.

“Sot ishim për të dorëzuar një kërkesë e cila iu drejtua SPAK-ut dhe ambasadorit të BE-së Soreca dhe ambasadores Yuri Kim. Dihet investimi i këtyre partnerëve ndërkombëtarë për reformën në drejtësi, rreth 100 milionë euro, ndaj ne e shohim të arsyeshme që çështja e teatrit të jetë një pikënisje e mirë për Reformën në Drejtësi.

LEXO EDHE:  Ish gjyqtarë dhe prokurorë drejt burgut/ Zbardhen emrat e milionerëve të drejtësisë

LEXO EDHE:  Nis mbledhja për krijimin e SPAK/ KLP iu lë dy javë kohë prokurorëve që të aplikojnë

Gjithsej ne kemi bërë 6 kallëzime në SPAK, ku e vetmja përgjigje që kemi marrë është një letër që thotë se dy kallëzimet e para janë bashkuar në 1 dhe hetimet po vazhdojnë akoma. Çfarë bënin forcat Renea atë natë në teatër? Pse na u drejtuan armët? Ne i kemi të gjitha të filmuara, nuk e kuptoj pse nuk vepron Prokuroria e Posaçme.

Vetëm dy ambasadorë reaguan, ai gjerman dhe ai anglez, ndërsa është shumë e çuditshme mosreagimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, i cili bëri thjesht një deklaratë të vakët. Kë do hetojnë prokurorët nëse nuk hetojnë një ngjarje të tillë ku ne kemi goditur me dokumenta korrupsionin galopant të qeverisë”, u shpreh Budina./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zani Çaushi kërkon liri/ Paralajmëron Hoxha: Mund të zhvillohet një luftë e madhe…

Publikuar

-

Nga

Zani Çaushi kërkon liri/ Paralajmëron Hoxha: Mund të zhvillohet një luftë e madhe

Ish- kreu i bandës së Vlorës, Zani Çaushi ka kërkuar lirimin me kusht dhe pritet që në seancën që do të mbahet më 17 korrik të paraqesë provat mbi të cilat mbështet kërkesën e tij.

Gazetari Artan Hoxha foli lidhur me historikun e arrestimit të Çaushit dhe bëri një paralajmërim.

Hoxha deklaroi se nëse lirohet ish-kreu i bandës së Vlorës do të zhvillohet një luftë e madhe për ta marrë nën kontroll.

“Myrteza Çaushi i njohur si Zani Çaushi i cili ka kërkuar lirimin me kusht. Çaushi është një emër i ngelur nga 97′, një emër i rëndësishëm në atë kohë. Vitin e kaluar ai ka shkuar në gjykatë dhe ka kërkuar që t’i llogaritet dhe koha e paraburgimit. Në 28 shtator të 97′, ai është arrestuar për ngjarjet e vitit 1997, për bandë të armatosur, për vepra penale të kryera në kuadër të bandës, vrasje, rrëmbim personi.

Për këto është arrestuar dhe ka qëndruar në burg deri në mars të 99′ dhe kur u dha gjykimi në Tiranë, ndryshe nga kërkesa e prokurorit e ka nxjerrë të pafajshëm për të gjithë akuzat e tjera dhe e dënoi vetëm për armëmbajtje për leje. Dhe në 99′ është liruar, në shtator po të atij viti është arrestuar sërish, pasi u përfshi në një vrasje që u dënua me burgim të përjetshëm, ku janë vrarë dy persona. Aty e ka kauzën për vrasje të dy personave dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kohës së dënimit, gjykata kthen sërish gjykimin dhe rifilloi gjykimin për ngjarjen e 97 edhe pse një pjesë e madhe e anëtarëve të bandës së tij janë të vrarë dhe për ngjarjet u dënua me 18 vite burg për ngjarjet në vitin 97. Vitin e kaluar ai është paraqitur në gjykatë dhe gjykata tashmë po mbledh kush bos i krimit ka lekë dhe po e nxjerr jashtë dhe sot ai ka probleme me hasmin jo me shtetin.

LEXO EDHE:  Perla e radhës/ Debati i pazakontë, anëtarët e KLP “prindër” të prokurorëve

LEXO EDHE:  Perla e radhës/ Debati i pazakontë, anëtarët e KLP "prindër" të prokurorëve

Gjykata ka pranuar që të bashkojë dy dënimet në kuadër të kodit të vjetër penal dhe ka pranuar që ai të ketë vetëm një dënim dhe i është dhënë mundësi që të kërkojë lirinë me kushte. Kjo është seanca e tretë dhe nëse ndodh dalja e Zanit, i cili nuk ka qenë një personazh i thjeshtë në Vlorë por ka qenë një personazh politik, lirimi i tij krijon një tjetër problematikë, dhe do të zhvillohet një luftë e madhe për ta marrë nën kontroll”, u shpreh ai në Abc News.

Hoxha tha se pas kësaj fshihet një dorë e nxehtë, që sipas tij po përpiqet që të ndezë zjarrin.

“Nga burgu kanë dalë të gjithë ato që kanë lekë, pasi grupi që kanë jashtë ka bërë lekë dhe kanë blerë gjykatësit. Por në këtë rast nuk kemi një gjë të tillë pasi banda dhe familja e Çaushit është shpartalluar. Për mua përgjegjës në këtë ngjarje është një dorë e fshehtë që po përpiqet që të ndezë zjarrin. Ai që po e nxjerr e ka marrë masën se për çfarë po e nxjerr, pasi me atë që ai ka bërë ai jashtë e ka të pamundur që të jetojë i lirë”, deklaroi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE