LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Halil Matoshi: “Mini-Shengeni”-Projekt prorus, në thelb anti BE?

20 Dhjetor 2019, 21:01, Opinione CNA
Halil Matoshi: “Mini-Shengeni”-Projekt prorus, në thelb anti

Si e nënshtroi Jugosllavia Shqipërinë e Enverit më 1946 dhe si po përpiqet ta arrijë këtë Serbia e Vu?i?-it?

Nga/ Halil Matoshi

Se ?MiniSchengen-i? âsht sot projekt i Serbisë së Madhe, nuk dëshmon shumë mospjesëmarrja e Kosovës, sa bojkoti i BE-së!?

Shqipnia pa dyshim, si shtet sovran ka të drejtë të zhvillojë marrëdhânie dypalëshe me kombet tjera, pra edhe me Serbinë, por âsht jologjike me ia imponu kursin drejt nji ?MiniSchengen-i? Kosovës, veçmas kur edhe BE-ja ashiqare e sheh me dyshim këtë projekt. Sepse Vu?i?-in e Ramën i ka bashku antieuropeanizmi i dukshëm, si levë mbi të cilën duhet të krijohet ?MiniSchengeni? dhe në këtë kurth âsht gjetë ?i pafajshmi? Zaev?

Lexoni çfarë ka ndodhë më 1946?

?Në fund të vitit 1946, lidhja e ekonomive të dy vendeve vazhdoi. Më 27 nëntor, në Beograd u nënshkruan marrëveshje për harmonizimin e planeve ekonomike, për bashkimin doganor dhe për barazimin e monedhave midis dy vendeve.

Qeveria Jugosllave u zotua se duke importuar mallra në Shqipëri, do t?i ndihmonte qeverisë së saj të sigurojë bazën e nevojshme të mallit për ruajtjen e vlerës së Lekut shqiptar në kulmin e Dinarit jugosllav. Qarkullimi i kartëmonedhave në RPSH duhej të ishte në përpjesëtim me sasinë e shëlbimit të parave në RFPJ bazuar në popullsinë dhe forcën ekonomike të të dy vendeve.

(Kjo shkaktoi zhvlerësimin e shumëfisht të Lekut, vërejtje: HM)

Të dy qeveritë u zotuan të heqin kufirin doganor dhe doganën midis dy vendeve brenda një muaji, duke krijuar një territor të vetëm doganor.

Për të siguruar zbatimin efektiv të dispozitave, duhej të krijohej një komision i përzier shqiptar-jugosllav, në territorin e RPSH. komisioni doganor.

Kjo kontratë do të zgjaste 30 vjet. Qeveria jugosllave është zotuar të ndihmojë qeverinë shqiptare të eliminojë prapambetjen e saj ekonomike dhe teknike dhe të përmirësojë standardin e jetesës së masave. Normat e taksave mbi fitimin dhe taksat e shitjeve për produktet në fuqi në Republikën Federale të Jugosllavisë gjithashtu duhej të zbatoheshin në RPSH.

Të dy vendet ishin në gjendje të lidhnin marrëdhënie tregtare me vendet e treta. Qeveria Jugosllave do t?i sigurojë Shqipërisë lehtësira për shkëmbimin e nevojshëm të huaj dhe importet e materialit dhe makinerive. Tregtia duhej të bëhej nga Ndërmarrja Jugosllave-Shqiptare e Importit dhe Eksportit ose kompanitë e eksportit ose importit të RFPJ.

Aplikimi duhej të fillonte në fillim të vitit 1947.

Megjithë ndihmën e pakufizuar Jugosllave për Shqipërinë, liderët shqiptarë shihnin me dyshim drejt Jugosllavisë.

Mund të ndikonin rezervat e pakta natyrore, përkundrejt atyre të mëdha, konfliktet përgjatë historisë, aspiratat e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe shndërrimi i Shqipërisë në një faktor domethënës në strategjinë e Ballkanit.

Përfaqësuesit jugosllavë në Shqipëri vunë në dukje se disa udhëheqës shqiptarë po ktheheshin gjithnjë e më shumë nga BRSS, dhe se ekspertët sovjetikë po vinin gjithnjë e më shumë në Shqipëri, dhe se shtypi shqiptar po e popullarizonte BRSS më shumë sesa Jugosllavia.

Xixat e vogla Jugosllave-Sovjetike tashmë po shpërthenin në tokën shqiptare, të cilat ishin sinjalet e para -kobëzeza.

Udhëheqja Sovjetike e konsideroi në radhë të parë të drejtë që Shqipëria të ishte nën kujdesin e Jugosllavisë për sa kohë që Jugosllavia ndjek me besnikëri shtetin Sovjetik.

Kur Jugosllavia filloi të tregojë shenja pavarësie në politikën e saj ndaj Shqipërisë, Bashkimi Sovjetik reagoi.

Enver Hoxha vizitoi Moskën në korrik 1947.

Udhëheqësi shqiptar u kthye nga kryeqyteti Sovjetik me përshtypjen më të mirë të miqësisë midis popujve të BRSS. (?) Ai mori lavdërime të konsiderueshme për bashkëpunimin me Jugosllavinë, edhe pse linja e Bashkimit Sovjetik u përmend qartë.
P.S.

Kjo âsht saga moderne e Ramës e krahasueshme në kontekst tjetër historik me ?Dumë Babën? të Haxhi Qamilit.

Nëse vërtet Kryeministri Rama për ambiciet e tij që i shquen protagonizmi dhe teatralizmi, përpiqet ta shtyjë Kosovën drejt kësaj hilje historike, atëherë Prishtinës zyrtare nuk i mbetën shumë hapa manovruese për me qëndru në kursin e integrimeve euroatlantike, pos t?u vë regjim vizash shtetasve të vendeve të ashtuquejtuna të ?MiniSchengenit? ? si arma e fundit e mbrojtjës nga shpërbâmja e shtetit sovran kosovar!?

Lajmet e fundit nga