Connect with Us

Gjermania jep 4 milion euro grant/ Zingraf: Do rindërtojmë institucione publike

Kronika

Gjermania jep 4 milion euro grant/ Zingraf: Do rindërtojmë institucione publike

Publikuar

-

Qeveria Gjermane ka akorduar një grant prej 4 milion eurosh për rindërtimin e institucioneve publike të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, në lidhje me këtë u shpreh se Gjermania do të jetë ndihmuese për rikuperimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri, duke dhënë kontribut për rindërtimin e institucioneve publike dhe shkollave.

Zingraf ka theksuar se ringritja e institucioneve dhe shkollave do të riktheje normalitetin e trazuar nga tërmeti tragjik.

LEXO EDHE:  Fondi i komunave ne veri te Kosoves mbushet me 6.7 milione euro

“Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili traumatizoi shumë shqiptarë. Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element, i cili do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme”, tha Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Publikuar

-

Nga

Kapet me 205 kg drogë/ Arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim dy të tjerë

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, pasi e ka kapur me 205 kilogram kanabis.

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se 22 vjeçari shqiptar, emri it ë cilit ende nuk bëhet me dije, u arrestua në vendin e quajtur Kineta, 20 km në veri perëndim të Athinës.

Ai e kishte fshehur drogën në magazinën e një vile luksoze ku qëndronte prej disa muajsh me qira.



Operacioni për kapjen e drogës nisi pas sinjalizimit nga qytetarët se në banesë ndodhej një sasi e madhe lënde narkotike, që dyshohet se ishte importuar nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Kërcënimet nga Irani/ Shqipëria tjetër ndëshkim pas dëbimit të dy diplomatëve

LEXO EDHE:  Intervista për DW/ Edi Rama flet për raportet Gjermani-Shqipëri dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Mësohet se autoritetet greke kanë sekuestruar 205.4 kg lëndë narkotike, disa gjurmues GPS, disa karta SIM, telefona celularë dhe një peshore elektronike.

Gjykata e shtetit fqinj dha masën “arrest me burg” për të riun shqiptar deri në përfundimin e hetimeve. Ndërkohë u shpallën në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të tij shqiptarë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Nga

Makina përplas këmbësorin/ Humb jetën i moshuari, plagoset rëndë shoferi

Një automjet ka përplasur një këmbësor pasditen e sotme në rrugën nacionale Klos – Burrel.

Mësohet se automjeti po vinte nga Dibra në drejtim të Tiranës kur ndodhi aksidenti në afërsi të urës së Shul Batrës.



Raportohet se këmbësori 70 vjeçar Bajram Muça është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

LEXO EDHE:  Degradimi i disiplinës në shkolla, këmbanë alarmi

LEXO EDHE:  Fondi i komunave ne veri te Kosoves mbushet me 6.7 milione euro

Gjithashtu i plagosur rëndë ka mbetur edhe shoferi rreth 73 vjeç, i cili ndodhet në spital. Ndërkohë, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një pikë skrapi në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Përfshihet nga flakët një pikë Skrapi në Tiranë

Një pikë skrapi është përfshirë nga flakët pak momente më parë në rrugën Tiranë-Ndroq, në dalje të Kombinatit.

Mësohet se zjarri ka ngjallur panik te banorët, pasi e gjithë zona është mbuluar nga tymi.



Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

LEXO EDHE:  Euro në pikiatë/ Zbret nën 123 lekë për herë të parë nga 2008

LEXO EDHE:  Fondi i komunave ne veri te Kosoves mbushet me 6.7 milione euro

Ende nuk bëhen me dije shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë pritet që policia të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE