Connect with Us

Britania e Madhe përgatitet për të dalë nga BE

Politikë

Britania e Madhe përgatitet për të dalë nga BE

Publikuar

-

Boris Johnson po jep gaz: Ai kërkon që Dhoma e Ulët e parlamentit të votojë marrëveshjen për Brexit të premten, por edhe një ligj të ri, që përjashton zgjatjen e periudhës tranzitore pas vitit 2020.

Parlamenti britanik voton të premten marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Europian. Kryeministri britanik, Boris Johnson kërkon të veprohet me shpejtësi. Ai do të sjellë për këtë një ligj të posaçëm ratifikimi. Sipas Jacob Rees-Mogg bëri të ditur, se deri në 9 janar qeveria kërkon të ketë përfunduar plotësisht kuadrin ligjor për Brexit. Në të njëjtën kohë të premten do të kërkohet që të miratohet edhe një ligj, që përjashton zgjatjen e periudhës tranzitore të parashikuar deri në fund të vitit 2020.

Kryeministri Johnson e ka të sigurtë maxhorancën parlamentare. Partia konservatore arriti në zgjedhjet e 12 dhjetorit një fitore të thellë, që i siguroi 80 vende më shumë në parlamenat krahasuar me partitë e tjera.”Sot do ta bëjmë realitet premtimin që u dhamë njerëzve, ta kryejmë Brexitin që para krishtlindjeve”, bëri të ditur Johnson. “Pas vitesh shtyrjesh dhe zemërimi në parlament ne do të krijojmë siguri dhe  njerëzve që punojnë fort në këtë vend do t’u ofrojmë një bazë të fortë, mbi të cilën ata të planifikojnë të ardhmen e tyre.”

Großbritannien Parlamentseröffnung in London durch die Queen (Reuters/J. Hill)

Boris Johnson kërkon ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE më 31 janar. Në fazën tranzitore në vitin 2020 gati çdo gjë mbetet si më parë. Në këtë kohë të dyja palët duhet të negociojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë. Por ekspertët gjykojnë, se koha për këtë marrëveshje është shumë e shkurtër. Të enjten parlamenti i ri filloi nga puna me një ceremoni me Mbretëreshën Elisabeth II. Fitoren e tij Johnson ia dedikon  votave që i erdhën nga shtresat punëtore, dikur elektorat laburist, në pjesën e mesme dhe veriore të Britanisë së Madhe. Por stuhia Johnsonit tani i vjen nga veriu. Kryetarja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon i kërkoi kryeministrit me shkrim të miratojë një referendum të dytë pavarësie. Ai është i detyruar për këtë, tha Sturgeon. Zhvillimin e një refrendumi të dytë në Skoci e vendos qeveria qendrore në Londër./ DW

LEXO EDHE:  Çfarë detyre ka presidenca e BE-së?/ Shumë punë dhe një shans

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta mesazh Kosovës dhe Serbisë/ “Është koha të zgjidhet problemi”

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Kosovës në Tiranë është duke zhvilluar një ceremoni me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Ilir Meta, që është pjesëmarrës në këtë ceremoni, deklaroi se Kosova e Pavarur është një faktor stabiliteti në rajonin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit theksoi se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje dhe se ngërçi Kosovë-Serbi nuk duhet të ekzistojë më.

“Nuk ka dhe nuk ka për të patur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar për më pak shqiptarë në Serbi dhe më pak serbë në Kosovë. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani mesazh Ambasadës amerikane/ Ndaloni së mbështeturi “bosin” që dhunon Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nëse ambasada e SHBA kërkon të ndihmojë Shqipërinë në sundimin e ligjit, mos mbështesë më veprimet e Edi Ramës.

Manjani ka replikuar me atë që  ambasada amerikane apo dhe ambasadorja dhe ish- ambasadorët kanë cituar shpeshherë: ”Mbështetje të sundimit të ligjit”.

Ai shprehet se ësht dakort me këtë, por si fillim duhet ndaluar mbështetja për “bosin” që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.

I couldn’t agree more!

1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!

Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Intervista-Hashim Thaçi flet për “Shqipërinë e Madhe”/Ide e Beogradit, një mesazh dhe BE-së

LEXO EDHE:  Arben Ristani leksion Bashës/ Ja çfarë duhet të bëjë PD për rrugën drejt pushtetit

SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale. Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.

Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.

Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga policia/ PD: Minon rrugën europiane

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për ligjin që lejon Policinë e Shtetit të përgjojë qytetarët pa autorizimin e Prokurorisë apo pa vendim gjykate.

Bardhi e cilëson antikushtetues dhe të papranueshëm këtë ligj, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor.

“Edi Rama po zëvendëson shtetin ligjor me një regjim policor, në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim flagrant të të drejtave të njeriut.

LEXO EDHE:  Si lindi “Internacionalja” e nacionalistëve evropianë

LEXO EDHE:  Çfarë detyre ka presidenca e BE-së?/ Shumë punë dhe një shans

Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë.”, thekson ai në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE