LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arben Kraja në krye të SPAK/ Tomor Alizoti: Hetuesi ishte qeni i diktaturës, ishin mostra

20 Dhjetor 2019, 20:53, Politikë CNA
Arben Kraja në krye të SPAK/ Tomor Alizoti: Hetuesi ishte qeni i

Anëtari i kryesisë së PD, Tomor Alizoti ka folur lidhur me dokumentin e publikuar nga ish-kreu i ISPK-së, Agron Tufa për kreun e SPAK, Arben Kraja.

Alizoti, i cili vjen nga shtresa e të përndjekurve politik shprehet se hetuesit ishin mostra që torturonin njerëz.
Sipas tij, hetuesit në kohën e diktaturës kanë qenë figurat më të urryera për këdo.

Alizoti shprehet se shoqërisë shqiptare shqiptare mund t?i bëjnë drejtësi djem që kanë studiuar në Evropë.

?Hetuesi në kohën e diktaturës ka qenë figura më e urryer, jo vetëm për njerëzit, por ishte i frikshëm për këdo. Kujtoj që kur tim atë e çuan në hetuesi rrobat i kishte me gjak. Në atë kohë burgu ishte një përrallë para hetuesisë. Shoqërisë shqiptare mund t?i bëjnë drejtësi djem që kanë studiuar në Evropë. Nëse është hetues është një turp për shoqërinë shqiptarë. Hetuesi ishte qeni i diktaturës, kafshonte këdo. Është një tmerr që modeli më i keq i shoqërisë të edukojë shoqërinë shqiptare. Hetuesit janë mostra, logjikisht bie e gjithë teza, nëse ky dokument është i vërtetë, është një element që ka rënë. Kemi një simbol, nuk mund të marrin më të keqen tonën dhe të bëjë SPAK?, theksoi Alizoti në studion e Abc News.

Lajmet e fundit nga