Connect with Us

Ahmetaj betohet si Ministër i Shtetit për Rindërtim

Politikë

Ahmetaj betohet si Ministër i Shtetit për Rindërtim

Publikuar

-

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj betohet sot para Presidentit të Republikës.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua se:

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”

LEXO EDHE:  “Qeveria mban rrogat e mësuesve dhe policëve për tërmetin”/ Ahmetaj: Fake news, nuk do cënohen

Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi Ministrit Ahmetaj suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bylykbashi e thotë troç/ “Nuk pretendojmë ta çrrënjosim blerjen e votës”

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesi i opozitës joparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi , ka folur mbrëmjen e sotme për propozimet e PD-së.

Bylykbashi deklaroi se kanë propozuar krijimin e një qeverie kujdestare, por theksoi se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes opozitës me mazhorancën.

Demokrati tregoi se kanë propozuar dy çështje, që kanë të bëjmë me parandalimin e krimeve në procesin zgjedhor dhe një rol të ri të Policisë së Shtetit.

Ai theksoi në studion e Abc News, se kanë kërkuar që brenda qendrës së votimeve të vendosen kamera dhe punonjës policie që qëndrojnë në distancë dhe kointrollojnë çdo paregullsi.

LEXO EDHE:  Ahmetaj nënshkruan Marrëveshjen për Fondin Saudit

LEXO EDHE:  Ahmetaj nënshkruan Marrëveshjen për Fondin Saudit

Teksa u pyet se si do ta parandalojë opozita blerjen e votës jashtë qendrës së votimit, Bylykbashi tha se askush nuk pretendon ta çrrënjosë këtë fenomen, por vetëm ta parandalojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta mesazh Kosovës dhe Serbisë/ “Është koha të zgjidhet problemi”

Publikuar

-

Nga

Ambasada e Kosovës në Tiranë është duke zhvilluar një ceremoni me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Ilir Meta, që është pjesëmarrës në këtë ceremoni, deklaroi se Kosova e Pavarur është një faktor stabiliteti në rajonin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Kreu i Shtetit theksoi se ndryshimi i kufijve nuk mund të jetë zgjidhje dhe se ngërçi Kosovë-Serbi nuk duhet të ekzistojë më.

“Nuk ka dhe nuk ka për të patur asnjëherë zgjidhje të qëndrueshme duke menduar për më pak shqiptarë në Serbi dhe më pak serbë në Kosovë. Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve”, nënvizoi Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani mesazh Ambasadës amerikane/ Ndaloni së mbështeturi “bosin” që dhunon Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se nëse ambasada e SHBA kërkon të ndihmojë Shqipërinë në sundimin e ligjit, mos mbështesë më veprimet e Edi Ramës.

Manjani ka replikuar me atë që  ambasada amerikane apo dhe ambasadorja dhe ish- ambasadorët kanë cituar shpeshherë: ”Mbështetje të sundimit të ligjit”.

Ai shprehet se ësht dakort me këtë, por si fillim duhet ndaluar mbështetja për “bosin” që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Ambasada e SHBA thotë është në ..”mbështetje të sundimit të ligjit..”.

I couldn’t agree more!

1000% dakort! Këtë po kërkojmë të gjithë të sundojë ligji dhe jo Bosi!

Që kjo të ndodhë, si fillim duhet ndaluar mbështetja për Bosin, që dhunon sistematikisht Kushtetutën e Republikës, pikërisht për të mos lejuar sundimin e ligjit. Kushtetuta është ligji më i rëndësishëm në vend,por që ka dalë nga funksioni për shkak të ndërhyrjeve të Bosit. Ky i fundit na thotë se i bën me bekimin e Amerikës…

Në vijim duhet ndaluar Bosi të përgjojë, shantazhojë e kërcënojë gjykatës e prokurorë. Vetëm drejtësia e pavarur është garanci për sundimin e ligjit.

LEXO EDHE:  Ahmetaj në Kukës për TVSH e biznesit të vogël/ “Nuk ka taksë të re për biznesin”

LEXO EDHE:  Anika Dokle-Arben Ahmetajt: Gjej ca para për maternitetin, se me Beqajn nuk merremi dot vesh

SPAK vërtetë duhet ta mbështesim, por më parë duhet ta çlirojmë nga mbingarkesa artificiale. Ta ndihmojmë të fokusohet tek tenderat pa garë dhe sekret, ku gjithmonë fituesi i bie në kokë çmimit; tek koncensionet abuzive; tek abuzimi me financat publike në tërësi.

Kështu që jam krejt dakort me sa thotë Ambasada Amerikane, pavarësisht se jo gjithmonë ato që bën korrespondojnë me këtë që thotë..!

Nëse duan të na ndihmojnë të sundojë ligji, duhet të mos mbështesin ato që bën Bosi.

Përndryshe nëse do vijojnë të na thonë se ata “punojnë me Bosin (dmth qeverinë)”, duhet të mbajnë në konsideratë se sundim të ligjit nuk ka.

P.s. Për të qenë i drejtë në argument, fjala “Bosi” sot nënkupton Edi Ramën. Por në parim kjo gjë ka ndodhur dhe mund ndodhë edhe me të tjerë në vend të tij. Prandaj preferoj ti qëndroj argumentit në parim.”, shkruan ai në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE