Connect with Us

A ka një orë të duhur se kur duhet ngrënë?

Blog

A ka një orë të duhur se kur duhet ngrënë?

Publikuar

-

Në çfarë ore e hani drekën dhe darkën? Sot rrugët e qyteteve, janë plot e përplot me restorante, ku mund të hahet në çdo kohë të ditës apo natës. Por është për të ardhur keq që zakonet e vjetra, me oraret fikse të drekës dhe darkës, ishin gjithashtu më të shëndetshmet.

Në fakt, edhe për ushqimet ekziston koha e duhur e konsumit të tyre. Dhe drekimi në orën 13.00 apo darkimi jo më vonë se ora 20.00, nuk do të thotë të vazhdosh të jetosh si gjyshërit, por të ndjekësh ritmet e trupit tënd.

Zgjime të ëmbla

Le ta fillojmë me mëngjesin. Është tepër i rëndësishëm, ndaj nuk duhet të anashkalohet. Ai nuk të shëndosh sikurse mendohet shpesh, pasi “i jep trupit energji, pikërisht në kohën kur të gjitha sistemet metabolike janë më të gatshme që ta konsumojnë atë”- thotë Roberto Manfredini, kronobiolog i Universitetit të Ferraras, dhe autor i librit “Një kohë për çdo gjë”.

Për më tepër, vakti i mëngjesit është i duhuri edhe për një dalje të mundshme nga rregulli, që do të bëhej më i fortë më vonë, duke pasur parasysh që më kalimin e orëve, kemi nevojë për më pak kalori. Për këtë arsye, ideale do të ishte që në mbrëmje të konsumohet një darkë e lehtë, në një orar tipik anglo-sakson, midis orës 18.30-19.30.

”Ndërkohë, ne duhet të shmangim ngrënien midis darkës dhe zgjimit në mëngjes, duke e lënë trupin të paktën 12 orë pushim. Natën, metabolizmi ynë është në aktivitetin e tij minimal, konsumi i energjisë është shumë i vogël, dhe sistemi tretës nuk është i gatshëm të pranojë ushqim tjetër.

LEXO EDHE:  Si lindën pasaportat e para, dhe si evoluan ato përgjatë historisë

Hormonet e ngopjes funksionojnë më dobët, mëlçia nuk i menaxhon mirë yndyrnat, dhe sistemi i insulinës, që rregullon nivelin e sheqerit në gjak, nuk funksionon mirë. Për këtë arsye, një fetë tortë e konsumuar pas darkës, e ngre nivelin e sheqerit në gjak më shumë, se sa një fetë e  ngjashme e konsumuar në mëngjes. Dhe nëse kjo gjë shndërrohet në një zakon, sjell rritjen e peshës trupore, dhe një zhvillimin më të lehtë të sindromës metabolike, ose siç njihet ndryshe diabeti”.

Fillojeni nga perimet

Por koha e ngrënies, mund të bëjë diferencë edhe brenda të njëjtit vakt. Dhe kjo sepse radha përmes së cilës e konsumojmë ushqimin, nuk është e parëndësishme:ashtu si me semaforët, idealja do të ishte t’ia fillonim nga “jeshilja”. Në fakt nisja e një vakti me perimet, e zgjat kohën që i duhet trupit për të përthithur glukozën, duke shmangur rritjen e madhe të nivelit të sheqerit dhe insulinës në gjak.

Kjo konfirmohet nga të dhënat e mbledhura në një studim nga Instituti për Shkencat Klinike në Singapor, sipas të cilit niveli i sheqerit në gjak pas ngrënies ulet, nëse e fillojmë ngrënien nga perimet, apo edhe nga mishi (edhe proteinat kanë një efekt të ngjashëm në përthithjen e glukozës).

Sknari më i keq është fatkeqësisht edhe ai më i zakonshmi për shumicën e njerëzve, me ushqimet që kanë shumë karbohidrate që hahet të parat, siç janë makaronat ose orizi. Për ta ndryshuar këtë regjim të dëmshëm ushqimor, mund të zgjidhni një antipastë me bazë perimesh, ose mund të alternoni pjatën e parë me një sasi të mirë perimesh./ Focus.it-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

A ekziston vërtet shpirti i njeriut?/ Ja çfarë mendojnë studiuesit

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Amy Beeman “Grunge”

Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt, kjo është praktikisht e pamundur të vërtetohet, edhe pse shumë njerëz që janë besimtarë në Zot e besojnë plotësisht këtë gjë. Ideja që njerëzit kanë një shpirt, është një pjesë integrale e shumicës së feve botërore.

Ato predikojnë se shpirti është pjesa e jonë, që vazhdon të ekzistojë edhe në jetën e përtejme, që rimishërohet, apo që mbetet në Tokë në formën e një fantazme të bezdisshme dhe djallëzore ndaj njerëzve fizikisht të gjallë.

Në thelb, nëse shpirtrat e njerëzve janë të vërtetë, atëherë kjo do të thotë që kur trupat tanë vdesin, vetëdija jonë vazhdon të ekzistojë. Dhe për shumë njerëz ky është një mendim ngushëllues, i cili i jep më shumë kuptim jetës këtu në Tokë.

Përtej sistemeve të besimit, shumë njerëz në mbarë botën kanë thënë se kanë përjetuar ndjesinë e të qenit vetëm në formën e shpirtit, siç janë për shembull ata që pretendojnë se kanë pasur përvoja pranë vdekjes (NDE), gjatë të cilave ata pretendojnë se ishin të vetëdijshëm se ishin jashtë trupave të tyre dhe shpesh në disa vende të tjera jo tokësore.

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha NDE-të janë përvoja të mira. Sipas “Scientific American”, shumë njerëz raportojnë përvoja negative të NDE. Gjithsesi, këto histori nuk janë vërtet të provueshme përmes provave të pakontestueshme. Por nga ana tjetër, ato nuk mund të injorohen, pasi ka shumë dëshmi të tilla. 

Revista “Discover” raportoi se vetëm në SHBA rreth 9 milion njerëz, kanë raportuar përvoja pranë vdekjes. Megjithatë, disa shkencëtarë pohojnë se ato përvoja nuk janë domosdoshmërisht dëshmi e ekzistencës së një shpirti, por më tepër një lloj reagimi neurologjik ndaj traumave që i ndodhin trupit.

Studiuesit ndajnë pikëpamje të kundërta

Neuroshkencëtari Kristof Koh është një studiues i vetëdijes, që pretendon se përvoja afër vdekjes ka të ngjarë të ndodhë për shkak të një “origjine biologjike, dhe jo shpirtërore”. Siç shkroi ai së fundmi në revistën “Scientific American:”Si shkencëtar unë veproj bazuar në hipotezën se të gjitha mendimet, kujtimet, perceptimet dhe përvojat tona janë një pasojë e patjetërsueshme e fuqive shkakësore natyrore të trurit tonë, dhe jo të atyre mbinatyrore”.

Por Riçard Suinbërn, një filozof i fesë në Universitetin e Oksfordit, mendon se shpirtrat ekzistojnë. Ai shprehet në programin “Afër të vërtetës” të transmetuar përmes kanalit YouTube, se vetëm shikimi i pjesës fizike të botës nuk e “tregon të gjithë historinë e jetës”.

“Ju duhet të tregoni edhe historinë e jetës së ndërgjegjshme, e cila lidhet me secilin nga trupat njerëzore”- thekson ai.

LEXO EDHE:  Si lindi teoria e pllakave tektonike, që shpjegon ndodhjen e tërmeteve

LEXO EDHE:  Pse po ndiejmë nostalgji gjatë pandemisë?

Suinbwrn deklaron se historia e jetës, është më shumë sesa vetëm aspektet fizike të qenies sonë apo përvojat tona të matshme, pasi ajo përfshin edhe “entitete të veçanta mendore, për të cilat fjala e natyrshme është shpirt”.



Profesori i Oksfordit, pretendon se shpirti është thelbi aktual i asaj që është një njeri. Ai thotë:”Shpirtrat përbëjnë identitetin personal dhe ekzistenca e vazhdueshme e imja, do të ketë të bëjë me ekzistencën e vazhdueshme të shpirtit tim”.

Vetëdija është diçka që nuk kuptohet plotësisht

Në një kuptim, ajo që thotë Suinbrn për shpirtrat, shkon paralelisht me mendimin e dr.Robert Lanzas, profesor në Universitetin Ueik Forest, SHBA. Lanza, i specializuar në hulumtimin mbi qelizat burimore është një “biocentrist”, pra një shkencëtar që mbështet idenë se Universi ekziston për shkak se ekziston jeta, në vend të konceptit të vjetër, se jeta është vetëm një degë e Universit.

Ai bashkë-shkroi një artikull në vitin 2009 për NBC News , ku ndër të tjera thotë:“Nuk ka asgjë në fizikën moderne që të shpjegojë sesi një grup molekulash në tru, e krijon ndërgjegjen… Dhe ç’është më e keqja, nuk ka asgjë në shkencë që mund të shpjegojë sesi lindi vetëdija nga materia”.

Në një artikull të vitit 2011, që shkroi për “Psychology Today” mbi eksperimentet e kryera nga fizikanët, ai thekson se “rezultatet e tyre jo vetëm që kundërshtojnë intuitën tonë klasike, por sugjerojnë se një pjesë e mendjes – shpirti – është i pavdekshëm, dhe ekziston jashtë hapësirës dhe kohës”.

Lanza, ashtu si Suinbërn, duket se përqafon idenë se vetëdija përbëhet nga më shumë sesa shkenca mund ta masë në këtë pikë. Sipas tij ka ende diçka të paprekshme, e cila nuk mund të shpjegohet, në lidhje me mënyrën se si funksionon vetëdija jonë.

Megjithatë neuroshkencëtari Koh pretendon se vetëm për shkak se ne nuk e kuptojmë plotësisht trurin dhe vetëdijen, kjo nuk do të thotë se ka një shpjegim të botës tjetër. Megjithëse, shkroi ai së fundmi në revistën “Scientific American”, ka një debat të madh

mbi “shpjegimin e enigmës qendrore të ekzistencës sonë:sesi një organ prej 1.5 kg (truri) dhe me qëndrueshmërinë e ngjashme me një copë djathtë të gjenerojë ndjenjën e jetës”.

https://www.grunge.com/591311/do-people-really-have-a-soul-scholars-weigh-in

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Policimi i dhunshëm i kufijve nuk funksionon/ Është koha të hiqet dorë nga kjo praktikë çnjerëzore

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Heba Gowayed “Al Jazeera”

Më 22 shtator, teksa ishte duke zbritur nga trageti në portin e zhurmshëm të ishullit të Lesbosit në Greqi, u ndalova nga një oficer policie. “Mos u shqetësoni, është vetëm një kontroll për arsye sigurie!”- tha ai, duke më bërë shenjë që ta ndiqja, dhe duke këmbëngulur që të vinte me ne edhe mikesha ime.

Ne u drejtuam drejt një makine ngjyrë bezhë në fund të portit, ku unë, një grua arabe, bashku me shoqen time të bardhë gjermane, u bashkuam me një burrë afgan, dhe një burrë tjetër me ngjyrë. Sendet personale të këtij të fundit u shpërndanë në tavolinë, teksa oficeri e mori në pyetje për secilin objekt që kishte me vete.

Karta e tij e qëndrimit, e identifikoi atë si një kërkues azili. Pastaj oficeri i policisë e goditi me forcë në secilën nga këmbët e tij. Një oficere policie, i kontrolloi me imtësi sendet e mia personale, ndërsa një polic, mbante në dorë pasaportën time amerikane, duke më pyetur disa herë nëse isha gazetare.

“Po jua përsërit për herë të tretë, jam një profesoreshë në një universitet amerikan”- i thashë. Ai u afrua drejt meje në mënyrë agresive, duke më bërtitur:”Askujt nuk i plas për atë që bëni ju atje!”. Profilizimi racor në kufirin jugor të Bashkimit Evropian ishte qartazi i përhapur.

Në javët në vijim në ishujt Lesbos dhe Samos, si dhe në kryeqytetin, Athinë, unë takova azilkërkues nga vende të ndryshme, nga Afganistani në Siri, dhe nga Republika Demokratike e Kongos tek Eritrea. Që të gjithë më rrëfyen historitë e tyre traumatike të përpjekjes për të arritur në brigjet evropiane, me synim kërkimin e mbrojtjes dhe sigurisë, një e drejtë e garantuar sipas ligjit ndërkombëtar.

E megjithatë, ata ishin trajtuar si kriminelë dhe shkelës të ligjeve. Ata ishin midis miliona të tjerëve që të dëbuar nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës, degradimit të mjedisit apo persekutimit, janë pjesë e asaj që mediat e quajnë një “krizë emigrantësh”, një fluks i “të padëshiruarve”.

Në një përpjekje për të frenuar migracionin, vendet në Hemisferën Verore dhe në kufi me Hemisferën Jugore, përfshirë Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara, po përdorin gjithnjë e më shumë taktika të dhunshme të policisë, përfshirë profilizimin racor, dhunën në kufi, dhe burgosjen e emigrantëve.

Gjithsesi, këto masa të dhunshme kanë pasur efekt në pengimin e ardhjes së njerëzve që nuk kanë ku të shkojnë, dhe që nuk kanë asgjë për të humbur. Përkundrazi, kjo qasje brutale, çnjerëzore dhe e kushtueshme për ta trajtuar emigracionin, vetëm sa po e përkeqëson problemin e shpërnguljes, dhe shkakton shumë vuajtje dhe vdekje.

Greqia është lavdëruar shpesh se është “mburoja” e BE-së kundër emigrantëve. Për këtë ajo merr miliarda euro nga BE, për infrastrukturën dixhitale dhe fizike të kufirit. Kufiri tokësor në Evros dhe ai detar, përfshirë atë përgjatë ishujve të Egjeut, Lesbos, Kios dhe Samos, 1 orë udhëtim me barkë nga bregdeti turk, janë në qendër të këtyre përpjekjeve.

Ato janë vendet e praktikës ilegale të dhunës ndaj refugjatëve, ku oficerët grekë të kufirit dhe rojet bregdetare, nën vëzhgimin e Frontex, i kthejnë azilkërkuesit mbrapsht në Turqi. “Mare Liberum”, një organizatë që gjurmon abuzimet me emigrantët në det të hapur, regjistroi një rekord prej 91 dëbimesh me 2.289 njerëz vetëm gjatë muaji shtator.

Në të gjithë BE-në, praktika të tilla i kanë marrë jetën rreth 2.000 njerëzve. Nga ana tjetër, këto dëbime vetëm sa kanë krijuar një sistem, ku azilkërkuesit detyrohen të ndërmarrin vazhdimisht të njëjtat udhëtime, duke rrezikuar çdo herë jetën e tyre.

Një burrë sirian që takova në një kamp refugjatësh në Athinë, dhe që kishte plagë të dukshme në anën e majtë të trupit, si pasojë e një bombardimi ajror nga regjimi i Bashar Al-Asadit, u detyrua të provonte plot 9 herë për të kaluar kufirin tokësor në Evros.

Ai tha se çdo herë që ai dhe 2 anëtaret femra të familjes së tij, kapeshin në anën greke të kufirit, rojet ua merrnin sendet personale, i burgosnin për disa orë, dhe më pas i kthenin në anën tjetër të kufirit mëngjesin  e ditës tjetër.



LEXO EDHE:  Kush i ndërtoi Piramidat e Egjiptit?

LEXO EDHE:  Kush i ndërtoi Piramidat e Egjiptit?

Gjatë qëndrimit në Greqi unë bisedova me azilkërkuesit afganë dhe ata kongolezë, të cilët gjithashtu ishin detyruar të provonin disa herë të hynin në Greqi nga deti. Ata më thanë se edhe rrjeti i trafikantëve i ishte përshtatur këtij “normaliteti” të ri. Tarifat e këtyre të fundit janë rritur, dhe tani paratë i paguhen një ndërmjetësi, i cili ua jep vetëm pas një mbërritjeje të suksesshme në destinacion.

Politikat kufitare amerikane, ofrojnë një shembull tjetër se si policimi i kufirit, dhe veçanërisht dëbimet e dhunshme, i përkeqësojnë krizat e zhvendosjes. Kohët e fundit, pamjet e oficerëve të Patrullës Kufitare mbi kalë që fshikullonin me kamxhik emigrantët haitianë, u kritikuan gjerësisht nga opinioni publik.

Por në themel të asaj skene, është dhuna e vazhdueshme e dëbimeve të shpejta. Duke ndjekur shembullin e paraardhësit të tij, presidenti Xho Bajden ka vazhduar ta përdorë Nenin 42 të Ligjit të Shërbimeve të Shëndetit Publik të vitit 1944, që e lejon qeverinë të refuzojë hyrjen e të huajve, të cilët mund të kenë sëmundje ngjitëse.

Sipas kësaj dispozite, të paktën 1 milion njerëzve iu është mohuar e drejta, sipas ligjit ndërkombëtar, për të aplikuar për azil. Në ishullin grek të Samosit, paraburgimet janë kthyer në një burgim të mirrfilltë. Unë fola me njerëz që kishin mbetur atje prej më shumë se 2 vjetësh, qëkur u gjykuan kërkesat e tyre për azil.

Shumica jetonin në kampet-xhungël, në tenda pa ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike. Më 21 shtator, unë pashë së bashku me punonjësit e OJQ-ve dhe gazetarët, sesi ata u zhvendosën me forcë, para syve të policisë grekë, në një qendër kontrolli, që ishte në fakt një burg i mirrfilltë, i rrethuar nga 3 shtresa tela me gjemba, prej nga ku emigrantët nuk mund të largohen pa leje.

Sidoqoftë, as këto politika brutale nuk kanë qenë një pengesë për njerëzit që lëvizin. Në SHBA, Agjencia e Doganave dhe Mbrojtja e Kufirit, kjo e fundit me një buxhet 17.7 miliardë dollarësh, raportoi një rekord prej 213.534 emigrantësh të kapur vetëm në korrik të këtij viti, një shifër që mbeti e përafërt edhe në muajin gusht.

Në Evropë, me lehtësimin e kufizimeve të udhëtimeve për shkak të Covid-19, Frontex raportoi një rritje prej 64 për qind të kalimeve në det në 8 muajt e parë të vitit 2021, krahasuar me vitin e kaluar, me 103.630 njerëz. Këto statistika pasqyrojnë dështimin e taktikave të shtrenjta, brutale të policimit kufitar.

Është e qartë, se për emigrantët dhe refugjatët, ajo drejt të cilës po shkojnë është ende më e mirë sesa ajo nga e cila po ikin; aq sa ata do të rrezikonin edhe përballjet e dhunshme me autoritetet, apo dhe jetën e tyre. Siç kanë argumentuar prej kohësh abolicionistët, policimi përjashton sigurinë e tyre, duke i trajtuar njerëzit si kërcënime dhe jo si qenie njerëzore.

Zgjidhja e vetme për këtë krizë është heqja dorë nga policia dhe kufijtë që ata mbrojnë, dhe investimi tek njerëzit. Kjo nënkupton jo vetëm njohjen e të drejtave ligjore të njerëzve, por edhe të aspiratave të tyre. Do të thotë mbështetje materiale ndaj tyre, qoftë edhe në mënyrë simbolike, si dhe përmes kujdesit shëndetësor, arsimit dhe ndihmës publike.

Kufiri midis veriut dhe jugut global, është shndërruar në një zonë të mbushur me njerëz të lënë në harresë të përhershme, të cilëve u mohohet shansi për një jetë të mirë apo për të dhënë çdo lloj kontributi shoqëror. Në rast se besojmë se jeta e tyre vlen po aq se jona, dhe që ata janë të aftë të bëjnë shumë më shumë sesa presin, atëherë mohimi i mundësive të tyre si njerëz është një krizë morale e rëndë, dhe një humbje e madhe për të gjithë ne.

Shënim: Heba Gowayed është asistente/profesore e sociologjisë në Universitetin e Bostonit, SHBA.

https://www.aljazeera.com/opinions/2021/10/19/the-inhumane-futility-of-border-policing

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Brenda kultit global të Al Kapones/ Pse gangsteri i famshëm vazhdon të adhurohet në mbarë botën

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Katya Cengel“Smithsonian Mag”

Është një emër që e mësojnë thuajse të gjithë fëmijët rumunë:Al Kapone. Gangsteri amerikan, bosi i krimit të organizuar që dominonte Çikagon e viteve 1920, është joshës për rumunët, pasi si fëmijë i dy emigrantëve, ai shihet si një shembull i një njeriu që çau vetë përpara, thotë Kat Grapel, banore në kryeqytetin rumun Bukuresht.

Individët dhe gangsterët që ia kanë dalë të vetë të ngjiten në majë, janë shumë popullorë në vendin e Evropës Lindore, qëkur kapitalizmi e zëvendësoi komunizmin në vitet 1990.

“Al Kapone është emri i parë që të vjen në mendje kur mendon për mafien dhe gangsterët”-shton Sergiu Prundurel, bashkëshorti i Graepel.

Që të dy drejtojnë një biznes dhe ndërtuan një dhomë muze kushtuar Kapones, duke u frymëzuar nga shfaqja televizive amerikane “The Making of the Mob”. Ajo i sfidon lojtarëttë infiltrohen në një bandë në Çikagos së viteve 1920. Kapone, që shfaqet rëndom në mendjen e rumunëve, ishte zgjedhja e tyre e preferuar.

Gati 75 vjet pas vdekjes së mafiozit të famshëm, një grup fansash vazhdojnë që t’i bëjnë jehonë kujtimit të tij. Disa i quajnë qentë e tyre Pitbull, Al Kapone, ndërsa të tjerët kërkojnë të blejnë në internet pllaka e banjos së hotelit në Çikago, ku banonte dikur Kapone.

Fansat të tillë të çmendur mund të gjenden në vende befasuese. Në Brborg të Islandë, mbahet çdo vit një festival i “Ditës së Al Kapones”, ku të rriturit vishen me kostumet e kohës kur jetoi gangsteri i famshëm, dhe konsumojnë të njëjtat ushqime si Kapone.

Ndërkohë në librin e saj të vitit 2016 “Al Kapone:Jeta, trashëgimia dhe legjenda e tij”, studiuesja e ndjerë Deirdre Bair raportoi se pullat postare në Taxhikistan dhe Kirgistan, përmbanin tregonin fytyrën e gangsterit.

Një kujtesë e kohëve të fundit se sa i përhapur është ende popullariteti i Kapones, na e dha në fillim të këtij muaji shtëpia e ankandeve “Sacramento Witherell”, që shiti rreth 200 objekte të familjes Kapone për shumë totale të 3.1 milionë dollarëve.

Ndër gati 1.000 ofertues të regjistruar, kishte banorë nga Singapori në Turqi, një interes aq i madh sa që e befasoi drejtuesin e shtëpisë së ankandeve, Brajan Uitherel.

Por ishte një arsye më praktike, ajo që i frymëzoi tre mbesat e Kapones, që të gjitha pasardhëse të djalit të vetëm të mafiozit, Soni, për të nxjerrë në ankand disa nga mobiliet, dekorimet, bizhuteritë dhe fotot e gjyshërve të tyre.

Të tria gratë jetojnë në Kaliforninë Veriore, një rajon që përfshihet shpesh nga zjarret. Gjatë 2 viteve të fundit, mbesa më e madhe, 77-vjeçarja Diana Kapone, i kishte valixhet e saj të paketuara dhe gati për t’u evakuuar. Nëse rast se do të shpërthente një zjarr, ajo pyeste se çfarë do të ndodhte me karrigen e gjyshes së saj “Perandoresha”, dhe sende të tjera që dikur i përkisnin gjyshit të saj të famshëm dhe gruas së tij.

Kështu një humidor dekorativ u shit për 145.200 dollarë, krevati i çiftit për 84.700 dollarë, fotografi familjare, një thikë xhepi e dekoruar me diamante dhe platin u shit  për 78.650 dollarë, disa pistoleta etj. Diana beson se këto sende personale – përfshirë një letër të shkruar për Sonin kur Kapone ishte i burgosur në Alkatraz, tregojnë një anë të gjyshit të saj që pakkush e ka parë, atë të një familjari të përkushtuar ndaj familjes së tij.

LEXO EDHE:  Si lindën pasaportat e para, dhe si evoluan ato përgjatë historisë

LEXO EDHE:  Si lindën pasaportat e para, dhe si evoluan ato përgjatë historisë



Sigurisht, jo të gjithë fansat mund të shpenzojnë1 milion dollarë për të blerë armën e preferuar të Al Kapone, Colt .45, një pistoletë gjysmë-automatike. Ata duhet të gjejnë mënyra të tjera për të mbetur të lidhur shpirtërisht me kriminelin famëkeq, që vlerësohet se ishte përgjegjës për të paktën 200 vrasje, edhe pse u dënua me burg vetëm për evazion fiskal.

Ndërsa ishte ende në të 20 -at, Kapone u bë kreu i organizatës famëkeqe “Chicago Outfit”, një nga organizatat më të mëdha dhe më të dhunshme kriminale të qytetit. Grupi kontrollonte kontrabandën e alkoolit, dhe vlerësohet se fitonte deri në 100 milionë dollarë në vit me kursin e kohës.

Rëndësia e Kapones ishte aq e madhe, saqë FBI krijoi një skuadër elitare për ta arrestuar atë dhe bashkëpunëtorët e tij. Gjithsesi në fund, ishte Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme, ai që e vuri gangsterin më shpatulla pas murit. Kapone u dënua për 5 akuza për evazion fiskal në vitin 1931, dhe u dënua me 11 vjet burg.

Ai u lirua në vitin 1939 për t’u kuruar nga një fazë e avancuar e sëmundjes së sifilisit, dhe vdiq në vitin 1947, pasi pësoi një goditje në tru. Në Rumani, lidhja me Kaponen do të thotë të flasësh për anëtarët e supozuar rumunë të bandës së tij.

Thuhet se një shofer rumun i shpëtoi policisë, duke hedhur në lumë një kamion të mbushur plot me uiski. Po ashtu besohet se ishte po ai që e njohu Kaponen me rakinë e kumbullës,  para se të kishte probleme me ligjin dhe të kthehej në Evropë, ku u bë kryetar i bashkisë në qytetin e tij.

Por kjo histori ka të ngjarë të jetë më shumë një legjendë sesa një fakt. Gjithsesi kjo nuk e ka penguar një kompani turistike rumune, që të organizojë një udhëtim njëjavor të quajtur “Në gjurmët e shoferit të Al Kapones”.

Ai përfshin vizitën në një kështjellë që supozohet se i përkiste kushëririt të shoferit, dhe historinë e një emigranti tjetër rumun, avokatit të Kapones. Një banor i vjetër i Çikagos, shkrimtari dhe studiuesi Xhon Binder u interesua për historinë e krimit të organizuar që në fillim të viteve 1990.

I diplomuar në financa dhe ekonomi, kjo fushë nuk ishte saktësisht një specialitet i tij. Gjithsesi Binder u bë president i shoqatës letrare “Gangsters Merry”, një grup shkrimtarësh, policësh dhe historianësh që u takuan rregullisht deri në vitin 1997 për të diskutuar mbi krimin e organizuar.

Ajo që e tërhoqi më shumë Binder, është veçantia e epokës së Prohibicionit (Ndalimit), një periudhë e shkurtër kohore, kur një vend si SHBA-ja, një konsumatore e madhe e alkoolit, ndërmori një ndryshim dramatik, duke nxjerrë jashtë ligjit prodhimin, transportin dhe shitjen e alkoolit.

Sa i përket magjepsjes së njerëzve pas Al Kapones, Binder citon katër faktorë:Ai ishte një djalë interesant, që bëri gjëra interesante, në një kohë interesante, dhe në një vend interesant.

https://www.smithsonianmag.com/history/inside-the-global-cult-of-al-capone-180978876/

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE