LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet drafti i Opozitës/ Ndryshimet e propozuara për Kodin Zgjedhor

19 Dhjetor 2019, 10:16, Politikë CNA
Zbardhet drafti i Opozitës/ Ndryshimet e propozuara për Kodin Zgjedhor

Deputetët e opozitës parlamentare Myslym Murrizi dhe Halit Valteri kanë dërguar propozimin e tyre në Kuvend me qëllim ndryshimin e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë, propozim ky që është bërë publik.

Murrizi dhe Valteri kanë propozuar që në Shqipëri të aplikohet proporcionali kombëtar me lista të hapura, ku e gjithë Shqipëria do të konsiderohet një zonë unike për zgjedhjet në Kuvend.

?Ndryshimi i sistemit zgjedhor është i kërkuar nga të gjithë, përveç Ramës dhe Bashës, që nuk e duan dhe një grusht butakësh që janë rreth tyre. Edhe shoqëria civile dhe qytetarët kërkojnë që vota të shkojë të qytetari. Ne kërkojmë një sistem me l8 lista të hapura që qytetarët të zgjedhin, jo thjesht të votojnë. Nuk kam parë asnjë draft dhe nuk do ta shoh, pa u vendosur dora mbi plagë dhe pa ndryshuar thelbi që ka mahisur këtë krizë artificiale politike që është sistemi zgjedhor. Të tjerat janë detaje teknike që për mua janë të realizueshme brenda dy orësh?, tha Murrizi pasi dorëzoi propozimin./CNA.al

Lajmet e fundit nga