LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vdes kur një burrë më jep leksione…”/ Aktivistja debat me inxhinierin

19 Dhjetor 2019, 21:23, Aktualitet CNA
“Vdes kur një burrë më jep leksione…”/

Aktivistja Gresa Hasa ka debatuar mbrëmjen e sotme me inxhinierin Arben Meçe teksa po flisnin për lirinë e medias pas miratimit të paketës së censurimit.

Meçe deklaroi se respekton fjalën e lirë, ndërsa Hasa e ironizoi duke i thënë se vdes që një burrë t?i japë leksione për këtë. Kjo ka sjellë irritimin e inxhinierit, i cili i bëri të qartë aktivistes në emisionin ?360? gradë? se liria e saj kufizohet kur cënon lirinë e tij.

Arben Meçe: Unë vij këtu për të respektuar fjalën e lirë. Ti ndërtove një retorikë të tërë për të thënë nuk më erdhi media në Bulqizë. Kjo nuk është fjalë e lirë. Do përkufizimin për fjalën e lirë?

Gresa Hasa: Cila do të ishte fjala e lirë?

Arben Meçe: Ja ta them unë.

Gresa Hasa: Pa hë njëherë se unë vdes gjithmonë nëse një burrë më jep leksione për fjalën e lirë.

Arben Meçe: Liria jote kufizohet deri në momentin kur cënon lirinë time. Fole çfarë të duash pa më cënuar mua./ CNA.al

Lajmet e fundit nga