Connect with Us

“Urim i vonuar për SPAK-un”/ Ironizon Patozi: Kaq gëzim nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave

Politikë

“Urim i vonuar për SPAK-un”/ Ironizon Patozi: Kaq gëzim nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar ngritjen e SPAK duke u shprehur se “kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave”.

Patozi ngre dyshime nëse prokurorët e rinj që u betuan në Presidencë do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve fatkeqët, që u goditën nga tërmeti.

“Urim i vonuar për SPAK-un. Kaq gëzim të madh dhe të njëkohshëm, saç po shprehet sot për ngritjen e SPAK-it, në Shqipëri nuk ka pasur as në kohën e Enverit, kur vinte dita e rrogave.
A thua se këta prokurorët e e rinj që u betuan në Presidencë do të hetojnë e çojnë në bankën e të akuzuarve fatkeqët, që u goditën nga tërmeti.
Ndërsa Lutfi Dervishi me tha se i ngjajnë me delet, që emocionohen nga takimi i parë me ujkun”, shkruan Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin e betimit të gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar sërish për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Mëngjesin e sotëm, Blushi u zotua se për këtë do të mbante vetë Presidenti Meta një konferencë për mediat në pasditen e sotme.

Por meqënëse Meta nuk doli në konferencë, Blushi kërkon ndjesë dhe thotë se sapo të gjejë hapësirë, Kreu i Shtetit do të dalë në kuvendim.

“Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite.

LEXO EDHE:  “Haberet e Ramës në aksham”/ Ironia e thellë e ish-deputetit: U binda!

LEXO EDHE:  Edi Paloka: Nga sot nuk do kemi nevojë as për opozitë, as për të votuar

Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA uron pavarësinë e Kosovës/ Foto krah Metës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë për pavarësinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja shkruan në gjuhën shqipe: ‘Urime për pavarësinë e Kosovës’.
Gjithashtu ambasaorja Kim ka publikuar foto ku shfaqet pranë presidentit Ilir Meta.

Më herët Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Edi Paloka: Nga sot nuk do kemi nevojë as për opozitë, as për të votuar

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi / HARROJENI TAHIRIN, ARMIKU ËSHTË TJETËR...

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE