Connect with Us

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person

Kronika

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person

Publikuar

-

Bresheri automatiku ne vlore dy te plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Tiranë në zonën e Saukut e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

I plagosuri është S. Xhaferri, ndërsa është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë  nuk ka informacione për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Publikuar

-

Nga

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

Një ngjarje e rëndë ashtë regjistruar pasiten e sotme në Durrës, ku babë e birë janë plagosur me armë zjarri.

Sipas uniformave blu, autori i plagosjes është shtetasi A. Ll., i cili ka qëlluar nën efektin e alkoolit dhe është larguar nga vendngjarja.

“Më datë 14.09.2020, rreth orës 17:45, në lagjen nr.14, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit H.B. dhe M.B., (bab e birë), të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Veliaj dhuron plazmën, Manastirliu: Po trajtohen 16 pacientet e parë



Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta hetimore kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar shtetasi A.Ll., i cili ndodhej nën efektin e alkollot dhe pas plagosjes është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.

LEXO EDHE:  “Rrjeta” kap mat trafikantët/ Sekuestrohet një sasi heroinë

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojnë të depërtojnë edhe brenda ambienteve

Publikuar

-

Nga

Zjarr i madh jashtë burgut të Fushë-Krujës/ Flakët rrezikojne të depërtojnë edhe brenda ambjenteve

Një vatër zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të burgut të Fushë- Krujës.

Zjarr i është vënë shkurreve jashtë burgut, dhe tashmë rrezikon edhe godinën.



Kjo është hera e dytë në pak kohë që bie zjarr në afërsi të burgut, ndërsa ende nuk ka autor.

Zjarrëfikëset e Krujës po mundohen të kontrollojnë flakët për të mos depërtuar deri në ambientet e brendshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Benzi” përplaset me furgonin/ Plagosen tre persona, një vajzë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Gjendet i pajetë një i moshuar në Elbasan

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-Bulqizë.

Mësohet se një makinë tip “Benz” është përplasur me një furgon, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre persona.



Nga informacionet paraprake, raportohet se një vajzë rreth 27 vjeç është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar menjëherë në spital.

LEXO EDHE:  Makina përplaset me trafikndarësen/ Plagoset rëndë shoferi

LEXO EDHE:  CNA.al sjell të tjera pamje/ Rrugët e Tiranës të përmbytura nga shiu

Ndërkaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE