Connect with Us

Të shtëna me armë në selinë e shërbimit të sigurisë në Rusi/ Vriten tre persona

Politikë

Të shtëna me armë në selinë e shërbimit të sigurisë në Rusi/ Vriten tre persona

Publikuar

-

Disa të shtëna me armë janë regjistruar rreth një orë më parë pranë selisë së shërbimit të sigurisë FSB në Rusi.

“Reuters” raporton se një person i armatosur me kallashnikov ka vrarë me armë tre persona, ndërsa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Autori u neutralizua menjëherë nga rojet e sigurisë, ndërkohë sulmi ndodhi disa orë pas konferencës vjetore për shtyp të Presidentit rus Vladimir Putin.

LEXO EDHE:  Asadi dhe aleatët injorojnë thirrjet e Amerikës/ Nisin ofensivën në provincën e rebelëve

Ende nuk dihet shkaku i këtyre të shtënave dhe autoritetet kanë rrethuar zonën e kanë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: Rama nuk kërkon mandatin e 3-të, por do të bëhet deputet

Publikuar

-

Nga

Berisha: Rama nuk kërkon mandatin e 3, por do të bëhet deputet

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot nga Vlora se do të kandidojë për deputet sërish në këtë qytet, pas thashethemeve se do të kandidonte në Durrës.

Ndër të tjera, Rama u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.



Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë , tha se  Rama nuk synon mandatin e tretë për të qeverisur, por kërkon vetëm të fitojë mandatin e deputetit.

LEXO EDHE:  ISIS kërcënon Rusinë/Ekstremistët, thirrje për sulme

“Mandati i tretë, e di dhe vetë që s’ka mandat të tretë. Ai prandaj iku, iku për të siguruar futjen në Parlament. Ai ka hall sepse i kanë thënë këta që do të dënohesh, e do të procedohesh, dikush thotë me 3 dënime, ai ka hall të futet në Parlament të marrë mandatin e deputetit. Ai s’mendon për mandat të tretë. Gjersa ndërroi zonën, gjersa iku nga Durrësi, ai e pa veten jo deputet”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koalicion PS-LSI?/ Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Publikuar

-

Nga

Koalicion PS-LSI?/ Alibeaj: Nuk e besoj, na ndoqën kur dogjëm mandatet

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i pyetur në emisionin ‘Pa Protokoll’ se nëse i druhej një koalicioni me PS-së dhe LSI-së në zgjedhjet e 25 prillit, ai u përgjigj se diçka e tillë nuk mund të ndodhte.

Ai e ka argumentuar këtë duke el idhur me faktin se LSI dhe partitë e tjera opozitarë ndoqën ‘trendin’ e PD-së duke djegur mandatet.



“Nuk i trembemi një koalicioni PS-LSI. Ne besojmë që aq kohë sa kemi kaluar së bashku, ku prej 4 vitesh është shkatërruar shteti, jemi përball një regjimi ku rreziku është shumë i madh. Do ishte luks të flitej për taksa, për masën e lirisë. Këtu flitet, jeton dot apo nuk jeton dot, e njëjta situatë si në vitet ‘90. Kemi garancinë, sepse në aksionet e PD , të gjitha partitë e tjera ndoqën trendin për të djegur mandatet. Nuk kam asnjë lloj dyshimi. Interesi i shqiptarëve është të kërkojnë rrëzimin një orë e më parë të Ramës”, tha Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD në heshtje/ Kikia debat me Alibeajn: Ka dalë për “piknik”!

Publikuar

-

Nga

PD në heshtje/ Kikia debat me Alibeajn: Ka dalë për "piknik"!

Gazetari Mentor Kikia ka shprehur kritika për heshtjen e PD-së gjatë kohëve të fundit. Ai i thotë ish-deputetit Alibeaj se PD ka dalë në “piknik” dhe shpreheni shumë të bindur në fitore ndërkohë që mazhoranca vijon me punën.

“Thoni që teksa ata zihen, ju keni shkuar në piknik. E keni të sigurt që do fitoni, keni me apo lista të hapura, me apo ndryshime kushtetues e keni të sigurt fitoren. Halli i shqiptaëve nuk është të vini ju në pushtet. Halli i tyre është se përveç se të zgjedhin një qeveri të keqe më të vogël, dua që të kemi një mekanizëm poltik që të më garantoj një sistem demokratik” – tha Kikia gjatë emisionit “Pa Protokoll”

LEXO EDHE:  Si po e shfrytëzon Rusia, përplasjen SHBA-Turqi



Alibeaj thotë se PD nuk ka shkuar për piknik por vijon të prezantohet programi politik. Ai shprehet se Ramës i mungojnë kauzat politike.

LEXO EDHE:  Të shtëna me armë në Lezhë/ Plagoset një person

“Po flas për diçka që shkon përtej PD-së, shkon drejt interesit publik. Sa për piknikun ne nuk jemi në piknik. Ramës i mungon sot çdo lloj kauze politike, Rama ia ka marrë valles. Po tërheq hapjen e listave. Ai do të shtyj ditët. Nuk është piknik tu thuash njerëzve unë jam ky që jam dhe ne kemi ketë program politik” – u përgjigj Alibeaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE