Connect with Us

“Të shpallim gjendje të jashtëzakonshme politike”/ Thirrja e Balliut: Përballje totale me qeverinë në çdo centimetër rrugë

Politikë

“Të shpallim gjendje të jashtëzakonshme politike”/ Thirrja e Balliut: Përballje totale me qeverinë në çdo centimetër rrugë

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka bërë thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme politike.

Balliu i bëri thirrje demokratëve për një përballje totale dhe frontale me qeverinë.

“Është e nevojshme dhe e kërkon vendi, e kërkon shoqëria jonë, e kërkon demokracia për të cilët qytetarët kanë luftuar. E kërkon media e lirë, shtypi i lirë, e kërkon fjala e lirë. Unë i bëj thirrje gjithë kolegëve të mi, çdo anëtari të PD që ne duhet të shpallim gjendje të jashtëzakonshme politike, për një përballje totale dhe frontale me diktaturën”, u shpreh Balliu në studion e lajmeve në Rtv Ora.

Sipas Balliut, gjendja e jashtëzakonshme politike do të thotë një aksion ballor, një përballje totale me qeverinë në çdo centimetër rrugë të shtetit shqiptar.

LEXO EDHE:  Rama pa qeveri/ CDU del në mbështetje të Bashës

“Nuk mund të lejohet instalimi i narko-shtetit në Shqipëri, i cili është në përmbyllje të tij nga Edi Rama. Paketa e anti shpifje vërteton që është thjesht dhe vetëm për dekretimin e diktaturës së narko shtetit në Shqipëri. Është thjesht dhe vetëm për t’i mbyllur gojën gazetarëve. Sot gazetarët, çdo qytetar duhet të bashkohet dhe të luftojë për demokraci, sepse demokracia dhe fjala e lirë nuk janë monopoli i opozitës, por janë të të gjithëve ne së bashku dhe është detyrimi ynë kombëtar që ti përgjigjemi këtij diktatori që i ka nxirë jetën qytetarëve shqiptarë”, tha më tej Balliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta shtyn konferencën/ Presidenca nuk i ndahet Ramës për ligjin e betimit të gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar sërish për miratimin e ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Mëngjesin e sotëm, Blushi u zotua se për këtë do të mbante vetë Presidenti Meta një konferencë për mediat në pasditen e sotme.

Por meqënëse Meta nuk doli në konferencë, Blushi kërkon ndjesë dhe thotë se sapo të gjejë hapësirë, Kreu i Shtetit do të dalë në kuvendim.

“Ju kërkoj ndjesë, por kuvendimi i Presidentit me ju do shtyhet për sot, pasi agjenda e tij ishte shumë e zënë, jashtë parashikimit tim paradite.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë për gjestet e Ramës/ Efekt i alternimit të drogërave, e ngriti me të bardhë, e uli me të kuqe

LEXO EDHE:  “Rezistenca vazhdon“/ Studentët bëjnë publike kërkesat e tyre për Qeverinë

Së afërmi do ju njoftoj kur ky kuvendim do ndodhë, në mënyrën më transparente, ku sigurisht Presidenti do pranojë çdo pyetje tuaj”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA uron pavarësinë e Kosovës/ Foto krah Metës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë për pavarësinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja shkruan në gjuhën shqipe: ‘Urime për pavarësinë e Kosovës’.
Gjithashtu ambasaorja Kim ka publikuar foto ku shfaqet pranë presidentit Ilir Meta.

Më herët Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Deklarata bombë për gjestet e Ramës/ Efekt i alternimit të drogërave, e ngriti me të bardhë, e uli me të kuqe

LEXO EDHE:  Banorët e Unazës protestojnë para Krimeve të Rënda/ Balliu thirrje qeverisë: Duhet dialog

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE