LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“SPAK institucion monstër për fajtorët”/ Manjani tregon objektivat themelore: Mund te hetojë presidentin e kryeministrin

19 Dhjetor 2019, 20:32, Politikë CNA
“SPAK institucion monstër për fajtorët”/ Manjani

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar tre objektivat themelore të SPAK.

Sipas Manjanit SPAK ka për detyrë të hetoje korrupsionin si vepër penale ndaj zyrtarëve dhe gjyqtarëve.

Ai shton se detyra numër dy e SPAK është të hetojë krimet që bën krimi organizuar dhe e treta hetimi i presidentit, kryeministrit, ministrat dhe zyrtarët e lartë.

?Objektivat themelore të SPAK janë të hetojë korrupsionin si vepër penale ndaj zyrtarëve dhe gjyqtarëve.
Detyra numër dy është të hetojë krimet që bën krimmi i organizuar, grupet terroriste dhe e treta është hetimi i disa zyrtarëve të lartë që fillon me presidentin, Kryetarin e Kuvendit, kryeminsitrin, ministra e të tjerë. SPAK mund të hetojë dhe presidentin dhe kryeministrin çdo ministër dhe çdo zyrtar që janë dhe kanë qenë në detyrë, nuk ka kufizim. Për fajtorët është institucion monstër?, u shpreh Manjani në një lidhje telefonike në studion e ?Opinion?./CNA.al

Lajmet e fundit nga