Connect with Us

“SPAK fillon punën 1 vit pas ngritjes së KLGJ dhe KLP”/ Reagon ministrja Gjonaj

Politikë

“SPAK fillon punën 1 vit pas ngritjes së KLGJ dhe KLP”/ Reagon ministrja Gjonaj

Publikuar

-

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë se 1 vit nga ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, SPAK dhe Gjykata e Posaçme nisën punën.

Sipas Gjonajt kjo është një tjetër datë të rëndësishme në rrugëtimin drejt forcimit të shtetit ligjor.

“Inkurajoj jo vetëm titullarët dhe anëtarët e institucioneve te reja, por të gjithë ata që punojnë dhe kontribuojnë mbi përmbushjen e objektivave për zbatimin e reformës në drejtësi.
Mirënjohje partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët na kanë mbështetur hap pas hapi në të gjitha fazat implementuese të reformës në drejtësi”, shkruan Gjonaj në një postim në Facebook./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA uron pavarësinë e Kosovës/ Foto krah Metës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë për pavarësinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja shkruan në gjuhën shqipe: ‘Urime për pavarësinë e Kosovës’.
Gjithashtu ambasaorja Kim ka publikuar foto ku shfaqet pranë presidentit Ilir Meta.

Më herët Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  SPAK nis punën/ Arben Kraja prezantohet si drejtues

LEXO EDHE:  Balla uron 8 prokurorët e SPAK/ Luftë kundër korrupsionit dhe çdo lloj forme

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela për Paketën Anti-KÇK/ “Qeveria nuk ka qëllim të luftojë krimin, por pronën”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur shqetësimin e tij për aktin normativ të nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK. Sipas Ngjelës, akti normativ i kalon kufijtë dhe lë mundësi për abuzim.

“Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, tha avokati në një prononcim për Abc News.

Ai pretendon se kryeministri Edi Rama me aktet normative, nuk ka për qëllim të luftojë krimin por pronën.

LEXO EDHE:  Hetim politikanëve të inkriminuar/ 22 prokurorë drejt SPAK-ut, pa Vetting

LEXO EDHE:  Blloku i zi dhe floriri i Krrabës/ Luksit të  Metës po i vjen fundi?

“Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, theksoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE