Connect with Us

Shqipëria merr zyrtarisht Kryesimin e OSBE/ Cakaj: Suksesi më i madh në historinë e diplomacisë

Politikë

Shqipëria merr zyrtarisht Kryesimin e OSBE/ Cakaj: Suksesi më i madh në historinë e diplomacisë

Publikuar

-

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot në Këshillin e Përhershëm, Sllovakia i dorëzoi zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së Shqipërisë.

Sipas Cakajt, ky moment, shënon suksesin më të madh në historinë e diplomacisë shumëpalëshe të Shqipërisë, pas anëtarësimit në NATO.

“Për një vit me radhë, Shqipëria do të jetë kryesuese e organizatës më të madhe të sigurisë në botë, duke mbuluar gjithë hapësirën nga Vankuveri në Vladivostok.

LEXO EDHE:  Kërcënimet e kryeministrit ndaj medias/ OSBE "shuplakë" Ramës

Shqipëria gëzon kapacitetet e plota për të adresuar prioritetet e Kryesisë së saj në mënyrë efektive dhe për të kryer detyrimet ndaj vendeve pjesëmarrëse në mënyrë të përgjegjshme.” shkruan Cakaj në postimin e tij./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ambasadorja e SHBA uron pavarësinë e Kosovës/ Foto krah Metës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka marrë pjesë në ceremoninë për pavarësinë e Kosovës.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja shkruan në gjuhën shqipe: ‘Urime për pavarësinë e Kosovës’.
Gjithashtu ambasaorja Kim ka publikuar foto ku shfaqet pranë presidentit Ilir Meta.

Më herët Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi se njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë dhe bashkëjetesa mes tyre do të sjellë shuarjen e konflikteve historike mes tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emërimet në Gjykatën Kushtetuese/ Basha takon nesër delegacionin e Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Kryetari i opozitës Lulzim Basha do të takohet nesër me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Mësohet se takimi do të mbahet në formën e një mëngjesi pune, në orën 08:15 dhe do të diskutohet për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu raportohet se prezentë do të jenë edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi dhe ish-deputeti Oerd Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Tërmet në Shqipëri, ja epiqendra dhe sa ballë ishte

LEXO EDHE:  Shqipëria rekord për çmimet e larta të karburanteve

Pas takimit, Lulzim Basha do të ketë edhe një komunikim me gazetarët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela për Paketën Anti-KÇK/ “Qeveria nuk ka qëllim të luftojë krimin, por pronën”

Publikuar

-

Nga

Avokati Spartak Ngjela ka shprehur shqetësimin e tij për aktin normativ të nxjerrë nga qeveria për paketën Anti-KÇK. Sipas Ngjelës, akti normativ i kalon kufijtë dhe lë mundësi për abuzim.

“Akti normativ është ligj për një periudhë të caktuar sepse do të shkojë në parlament. Por në këtë periudhë të caktuar të bën gjëmën”, tha avokati në një prononcim për Abc News.

Ai pretendon se kryeministri Edi Rama me aktet normative, nuk ka për qëllim të luftojë krimin por pronën.

LEXO EDHE:  “Furtuna” në Ministrinë e Jashtme/ Zbardhen emrat e diplomatëve të liruar

LEXO EDHE:  Shqipëria rekord për çmimet e larta të karburanteve

“Nëse është ndërrmarrje ndërkombëtare ka nëntekste të vështira për tu trajtuar. Nëse është ndërrmarrje e kryeministrit shqiptar, lë për të dëshiruar. Nuk po luftohet krimi i organizuar, por pasuria e krimit. Komunizmi e quante kapitalizmin krim të organizuar, mos ndoshta kështu e quajnë edhe këta? Nëse këta kanë përshtypjen se çdo kapital i madh është kriminal, atëherë këta janë komunizëm”, theksoi Ngjela./ CNA.al

LEXO TE PLOTE