Connect with Us

Rudina Hajdari bën paralajmërimin e fortë/ Ndryshimi i madh do të vijë

Politikë

Rudina Hajdari bën paralajmërimin e fortë/ Ndryshimi i madh do të vijë

Publikuar

-

Deputetja demokrate, Rudina Hajdari ka paralajmëruar se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.

E ftuar në A2CNN, deputetja Hajdari tha se sot do të bëhen propozime konkrete për ndryshimin e sistemit, ndërsa shtoi se duhet kthyer besimi i shqiptarëve tek zgjedhjet.

“Sot do kemi një propozim konkret për ndryshimin e sistemit. Ne presim që të kemi zhvillime të reja në këtë komision, i cili do jetë shtysa kryesore për ndryshimin e madh. Në do vijojmë të insistojmë që të kemi një sistem që tiu kthejë besimin shqiptarëve. Nëse ne nuk bëjmë një ndryshim thelbësor, shqiptarët nuk do shkojnë të votojnë. Duhet të kemi depolitizim të administratës, qytetarët të kenë mundësi të votojnë të preferuarin e tyre dhe duhet të kemi lista të hapura”-tha deputetja Hajdari.

Më tej, ajo shtoi se sot nuk ndodh kjo, pasi sipas saj “Sot shqiptarët  votojnë sepse kanë frikë vendin e punës apo se i shtyn politika, por nuk duhet të ndodhë kjo”.

Gjithashtu Hajdari, theksoi se kjo kërkon angazhim të fortë.

LEXO EDHE:  Basha dhe Salianji, për të fikur zjarrin e studentëve

“Kjo kërkon angazhim të fortë, shqiptarët duan njerëz të rinj dhe një shpresë të re.”-deklaroi Hajdari.

E pyetur nëse kreu i PD-së, Lulzim Basha do ta përqafojë ndryshimin e sistemit, deputetja Hajdari tha se ky është një premtim që ai ua ka bërë të rinjve.

“Ka pasur një deklaratë të Bashës me studentët në Universitetin e Tiranës. Ai tha vetë unë jam pro listave të hapura. Mendoj se Basha është koshient për deklaratat që ka bërë dhe të mbajë premtimet që iu ka bërë të rinjve. Mendoj se Basha do ta përafonte këtë ide”-tha deputetja Rudina Hajdari./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Avokati “vë me shpatulla pas muri” Bashën/ Dil dhe sqaro publikun

Publikuar

-

Nga

Si votoi “Fiks Fare”/ Detajet që skandalizuan Lulzim Bashën dhe “kamikazët” e tij

Avokati Plarent Ndreca, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me akuzat që janë ngritur ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha për masakrën e Krushës së Madhe.

Ndreca tha se nuk beson që kryetari i opozitës të ketë qenë agjent anti-shqiptar, por i kërkoi llogari Bashës për faktin se nuk po i përgjigjet fakteve që e përfshijnë në këtë ngjarje.

“Ajo që unë kam parë nga mediat kryesisht janë akuzat që u ripërsëritën nga individë të ndryshëm në Kosovë. Për këto duhet të japë përgjigje Basha. Hezitimi për t’i thënë të qarta, thjesht e komplikon pozicionin e zotit Basha.

Unë nuk jam nga ata që besoj që zoti Basha ka qenë një agjent anti-shqiptar, por heshtja dhe ngurrimi për t’iu përgjigjur disa fakteve që atë e përfshijnë si kryesues i opozitës, ka detyrimin për të shpjeguar publikun. Hezitimi i tij thjesht e ndërlikon pozicionin e zotit Basha”, deklaroi ai në “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

Publikuar

-

Nga

Gazment Oketa kërkesë Bashës/ Rikthe në PD ata që janë larguar

Ish-deputeti Gazmend Oketa, ka folur për situatën politike në vend dhe për rikthimin e tij në skenën e politikës shqiptare.

Oketa deklaroi se vendi ka nevojë për rotacion politik, ndërsa kërkoi që PD të grumbullojë rreth vetes energji dhe forcë.

Gjithashtu ish-deputeti kërkoi në Ora News që PD të kthejë në gjirin e tij demokratët e larguar nga kryetari Lulzim Basha, por nuk preferoi të flasë me emra.

LEXO EDHE:  Basha dhe Salianji, për të fikur zjarrin e studentëve

LEXO EDHE:  Lulzim Basha mesazh Kryeministrit

Një nga arsyet qe vendosa të angazhohesha sërish në politikë është se gjykoj se vendi ka nevojë për rrotacion politik. Partia Demokratike duhet të grumbullojë rreth vetes energjinë, forcën dhe kontributin e çdo individi madje kam kurajon të them edhe të atyre që janë larguar nga PD, nuk po i përmend me emra”, u shpreh ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Topalli thumbon Bashën/ Është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prej disa javësh ka lançuar Lëvizjen për Ndryshim dhe është rikthyer vrullshëm në politikë.

Ajo që është vënë re gjatë kësaj kohe, janë sulmet e shumta nga anëtarët e PD-së dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka hedhur një sërë akuzash ndaj ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së.

Kjo pasi Topalli nuk i ka kursyer aspak kritikat për të, madje së fundmi ajo ka bërë edhe një status ku thumbon kryedemokratin.

Ish-kryeparlamentarja deklaron se është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën dhe integritet t’i thuash vetes të vërtetën.

LEXO EDHE:  Vrasja e dytë e Azem Hajdarit

LEXO EDHE:  Rama i “shtrin dorën” sërish Bashës/ Përpjekje për dialog me të vetëpërjashtuarit

Integriteti është ti thuash vetes të vërtetën, ndershmëria është t’u thuash të vërtetën të tjerëve”, shkruan Topalli krahas një fotoje të saj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE