Connect with Us

Rama i dënuar në Francë?/ Ish-ministri mesazh të fortë Prokurorisë së Përgjithshme

Politikë

Rama i dënuar në Francë?/ Ish-ministri mesazh të fortë Prokurorisë së Përgjithshme

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë, “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me akuzat që kanë qarkulluar në media ditët e fundit, sipas të cilave Rama është dënuar në Paris për vjedhje dhe trafikim të ikonave.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani i drejton një mesazh të qartë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas tij duhet të sqarojë një herë e mirë publikun në lidhje me këtë çështje.

“Që të sqarohet njëherë e mirë publiku, Prokuroria e Përgjthshme duhet të verifikojë lajmin-akuzë të bërë nga disa persona, sipas rë cilëve “Edvin Rama në vitin 1994 ka qënë i ndaluar nga Policia Franceze për trafik ikonash”.

Është e vërtetë apo jo?!

Natyrisht kjo nuk pritet të sqarohet nga vetë Rama, por si për të gjithë të tjerët subjekt i ligjit të dekriminalizimit, Prokuroria e Përgjithshme duhet të bëjë verifikimet e rastit. Ka qenë apo jo i ndaluar nga policia Franceze? Vetëm kaq! Nuk besoj të ketë bërë trafik ikonash sepse nuk do ta kishin lëshuar…”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  Situata pas tërmetit/ A do ta anullojë Meta tubimin e 8 dhjetorit?

Më tej, Manjani rikthen në vëmendje edhe foton e Ramës me ish-presidentin e SHBA, Barack Obama, ndërsa shkruan se “Pa dyshim e mira do ishte të sqarohej roli dhe përgjegjësia e shtetasit Edi Rama në financimin e fushatës së Obamës. Por le të sqarojë si fillim lajmin mbi ndalimin në Francë, se këtë të Amerikës e qëndisin vetë Amerikanët…

Kjo është e vetmja rrugë që e ndan shpifjen nga e vërteta.

Të tjerat janë dëngla.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  Rama: Kërkesat e Doshit krijojnë përçarje

LEXO EDHE:  Fushta elektorale/ Rama mbledh kandidatët për kryebashkiak

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

Publikuar

-

Nga

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

“Fitorja e opozitës është e sigurt. Do të arkivohet në koshin e plehrave të historisë. Shipëria do të çlirohet nga një aventurier”.

Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita e Lulzim Bashës.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha në emisionin “Rubikon” se fitorja është parashikuar edhe nga sondazhet.



“Sondazhet tregojnë një fitore të thellë të opozitës së bashku me LSI-në dhe partitë e tjera. Tani ky ka filluar manipulimin e listave të zgjedhësve por fatmirësisht edhe miqtë tanë, partnerët ndërkomëbtarë e kanë zbuluar se ky po ndryshon listat.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i avokatit: Brenda dy javësh nis “eliminimi” i gjyqtarëve dhe prokurorëve

LEXO EDHE:  Rama rrëfen krimin që ka bërë kur ishte Kryetar Bashkie

Këtu është thënë që zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, zgjedhjet duhet të ishin më 20 shkurt, se ky do të bëjë gjithçka të mos ikë, por ky do mundet në mënyrën më të… do mjerohet shumë keq. 20 shkurti është dita e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, e ka simbolin ajo brenda”, deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo, unë jam kontaktuar për shumë gjëra kur u ngrit Gjykata sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  Rama rrëfen krimin që ka bërë kur ishte Kryetar Bashkie

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i avokatit: Brenda dy javësh nis "eliminimi" i gjyqtarëve dhe prokurorëve

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE