Connect with Us

Prezantohet tenderi për Aeroportin e ri të Vlorës/ Klosi: Me 31 maj fillojnë punimet

Politikë

Prezantohet tenderi për Aeroportin e ri të Vlorës/ Klosi: Me 31 maj fillojnë punimet

Publikuar

-

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë lajmin për hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, duke deklaruar se me date 31 maj do të fillojnë punimet.

Pasi tha se Turizmi në Shqipëri po stabilizohet, Klosi u shpreh se siç ka ndikuar pozitivisht për turizmin në Durrës aeroporti i Rinasit, ashtu do të ndodhë edhe për Vlorën me aeroportin e ri. Me date 31 maj, sipas Klosit, do të nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të shumëpërfolur të Vlorës.

10 milion turistë të huaj premtohen si objektiv nga Klosi me hapjen e aeroportit të ri.

‘Shqipëria po shndërrohet me shpejtësi në një vend të qendrueshëm për turizëm. Nga hapja e aeroportit të Rinasit është hapur distance e turizmit në Durrës. E njëjta gjë duhet të ndodhi edhe me Vlorën. Më datën 31 maj ne duhet të jemi gati. Të shfrytëzojmë të gjitha detet që nuk janë shfrytëzuar nga Riviera. Prandaj ajo që vjen sot është një lajm shumë i rëndësishëm, pas ngjarjes së 26 nëntorit, ku tërmeti ndikoi edhe tek turizmi. Prandaj ky aeroport do të zbatojë objektivin tonë për ardhjen e 10 milion turistëve të huaj. Ne e kemi provuar sesa të rëndësishme janë bashkëpunimet. Këtu kam mikun tim shumë të mirë kryebashkiakun e Vlorës, i cili mund të dëshmojë shumë mirë këtë gjë’, u shpreh Klosi në një deklaratë për shtyp./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama “heq dorë nga” Kajmaku/ Nuk mbaj asnjë përgjegjësi

Publikuar

-

Nga

Kryeminsitri Edi Rama është pyetur lidhur me çështjen e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku i cili prej disa kohësh është shpallur në kërkim pasi u provua se kishte falsifikuar dokumentet e dekriminalizimit, duke fshehur një dënim në Janinë.

Rama është shprehur se nuk mban asnjë përgjegjësi për të.

“S mbajmë përgjegjësi, unë dhe familja biologjike ku njëri del vrasës, mbajnë përgjegjësi për mënyrën si reagojnë. Nëse e fshehin vrasësin apo e tregojnë ngjarjen”, tha Rama në studion e Opinion .

LEXO EDHE:  Video-skandali/ Anija greke shkarkon vajrat në gjirin e Vlorës

LEXO EDHE:  Më rrihte që të bëhesha prostitutë/Si u fundos nga rrëfimi i vajzës vlonjati 30 vjeçar?

Kujtojmë këtu se Kajmaku vijon të jetë në arrati pasi është shpallur në kërkim nën akuzën e prokurorisë për ‘falsifikim formularit të dekriminalizimit dhe ushtrim të funksionit pas përfundimit të mandatit’./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës”/ Neritan Ceka nuk heq dorë nga mallkimet

Publikuar

-

Nga

Historia Neritan Ceka i është rikthyer mallkimeve nëpër studiot televizive.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “360 gradë”, ku po diskutohen marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Ceka tha u shpreh se ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre t’i thahet dora.

Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, është, ta them tradhti kombëtare, është brenda këtij kuadri. Të them që t’i thahet dora atyre. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë”/ Rama akuza të forta prokurorëve dhe gjyqtarëve

Publikuar

-

Nga

Kryeministiri Edi Rama ka sqaruar paketën anti KÇK , dhe ka ngritur akuza se nëpër studiot e televizioneve ka persona që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.

Rama shprehet se është marrë vendimi që nëse një gjykatës apo prokuror vepron në mënyrë të dyshimte, menjëherë vihet në lëvizje qeverisja e re e gjyqsorit.

Rama ka theksuar se nëse gjykatësi apo prokurori jep vendime skandaloze nuk i shpëton dor burgut.

“Ka plot që shkojnë nëpër studio që i shërbejnë atyre që janë subjekt i këtij ligji.
Ne kemi marrë vendimin që nëse një gjykatës ose një prokuror vepron në mënyrë haptazi të dyshimtë, menjëhetë vihet në levizja qeverisja e re e gjyqsorit dhe brenda tre ditësh një gjykatës si një gjyaktëse që para ca jasvësh dha një vendim skandaloz, pezullohet dhe menjeherë. Këta kanë dalë nga zinxhirët, janë organizatë kriminale brenda sistemit të drejtësisë. Ata thonë kapim ç’ kapim e kur të vijë vettingu ikim. Menjëherë të fillon verifikimi i figurës dhe pasurisë jo nga komisioni i vettingut por nga gjithë agjenistë që merren me këtë. Me këtë që kemi kaluar dje, nëse gjykatësi jep një vendim skandaloz mund te arrestohet 100%”, u shpreh Rama në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE