LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplas këmbësorin për vdekje/ Në pranga 31-vjeçari i dehur

19 Dhjetor 2019, 08:04, Kronika CNA
Përplas këmbësorin për vdekje/ Në pranga

Një aksident tragjik i mori jetën një personi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është vënë në pranga.

Këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Mësohet se shoferi po e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Nuk dihet ende indetiteti i viktimës, ndërkohë që drejtuesi i mjetit B.Q., 31 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Arestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetasin e ndjerë, ende të paidentifikua. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Autoritetet njoftojnë se vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës./CNA.al

Lajmet e fundit nga