LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Për Krishtlindje dhe në jetë, është mirë të zgjedhim një sjellje “zen”

19 Dhjetor 2019, 07:52, Blog CNA
Për Krishtlindje dhe në jetë, është mirë të

Nga Olivier Burkeman, The Guardian

Mësuesja Zen, Charlotte Joko Beck dikur ka thënë: ?Ajo që e bën një dhimbje të padurueshme është besimi i gabuar se mund të eliminohet?. E mendoj shpesh këtë fjali. Një nga nënkuptimet e saj është se problemet e jetës nuk janë vetëm pasojë e mënyrës se si janë gjërat, por edhe se si ne mendojmë që duhet të jenë. Nëse ne nuk do të donim që ato të ishin ndryshe, nuk do të kishim probleme.

Kjo është ndoshta më e dukshme në rastin e perfeksionizmit obsesiv: nëse jeni një person që e konsideron Krishtlindjen të pranueshme vetëm nëse gjithçka shkon saktësisht sipas planit ? pa grindje familjare, me fëmijët e ngazëllyer për dhuratat, patate të skuqura ekzaktësisht aq sa duhet ? me siguri do të mbeteni të zhgënjyer. Dhe shkaku i vërtetë i zhgënjimit tuaj nuk do të jetë se si gjërat shkuan në realitet, por përsosmëria e pamundur që ju prisnit. Në fund të fundit, nuk ka asgjë të keqe që patatet të skuqen më pak. Gabimin e shtoni ju.

Intuita e madhe e Zen-it, ashtu si dhe e traditave të ndryshme kulturore, është se shkaku i çdo lloj vuajtjeje mund të jetë pikërisht ky, pretendimi i vazhdueshëm që realiteti të jetë i ndryshëm nga sa është. Të paktën në parim, ekzistojnë gjithmonë dy mënyra për të zgjidhur një problem: ju mund të ndryshoni gjërat, ose të ndryshoni dëshirën tuaj për t?i dëshiruar ato më ndryshe. Dhe, për të qenë realistë, ne shpesh nuk mund t?i ndryshojmë gjërat. Kështu që fillimi i lirisë suaj psikologjike, për të cituar shkrimtarin Zen John Tuarant, është që ju të pyesni veten: ?Prit pak, po sikur gjërat të jenë kështu dhe pikë??

E gjithë jeta

Mënyra më e lehtë për të interpretuar këtë intuitë, është se mbase është e mundur të zgjidhet çdo lloj  problemi ? një dhimbje e thellë, varfëria më ekstreme ? thjesht duke vendosur të mos shqetësohesh për të. Mënyra më e lehtë për ta interpretuar është të kujtojmë se, përpara çdo problemi, të çfarëdolloj rëndësie, është gjithmonë e dobishme të pyesim veten nëse, në mënyrë të pavetëdijshme, ne po i rezistojmë realitetit të gjërave, apo të mendojmë se lumturia jonë do të varet nga fakti që në të ardhmen, gjërat do të jenë shumë ndryshe.

Në një nga librat që pata fatin të zbuloj këtë vit, ?Already free?, psikoterapisti Bruce Tift na këshillon të pyesim veten, se si do të ishte po të vazhdonim të jetonim të gjithë jetën tonë, me problemet tona të mëdha. Po sikur të mbeteshim gjithmonë beqarë ose të mos gjenim kurrë një punë shpërblyese, apo sikur të mos ndalnim asnjëherë së irrituari nga diçka që bën partneri apo partnerja?

Tift thotë se nuk ka kurrë probleme në martesën e vet, por kjo thjesht sepse nuk e konsideron më problem faktin që ndjen trazira emocionale, gjë që i ndodh përditë.

Deri edhe personat që marrin mbi vete një shkallë të admirueshme përgjegjësie kundrejt ?problemeve? të tyre, shpesh herë kultivojnë shpresën e fshehtë se, me pak më shumë kohë në dispozicion dhe më shumë angazhim, mund të çlirohen një herë e përgjithmonë. Por, po sikur të mbeteshim gjithmonë njësoj? Sa pjesë e cilitdo problem që ndeshim, është me të vërtetë problem? Dhe sa pjesë e tij, buron thjesht nga fakti që është ende aty kur, ta hajë dreqi, në moshën tonë duhej ta kishim hequr qafe tashmë?

Një herë që të pranojmë se grindjet dhe hedhje-pritjet në familje janë aspekte tipike të Krishtlindjes, në fund do të zbulojmë se mbase janë edhe të lezetshme (përveç se kur nuk janë, po edhe kjo nuk ka problem J)

Gjëja më e bukur e faktit që realiteti është një gjendje e pakurueshme, është fakti se nuk na duhet të shqetësohemi për ta kuruar atë. / Bota.al

Lajmet e fundit nga