Connect with Us

Për ata që besojnë në Minishengen/ Dhjetë arsyet që e hedhin poshtë

Politikë

Për ata që besojnë në Minishengen/ Dhjetë arsyet që e hedhin poshtë

Publikuar

-

Ambientalisti Sazan Guri, ka bërë një koment në lidhje me të ashtuquajturin “Minishengen”, i trumbetuar fort nga Kryeministri Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa rendit 10 arsye se pse nuk mund rtë besohs tek ky i ashtuquajtur minishengen, Guri thekson se është minimini shengen, se vetem Serbia dhe dy shtete vasale si Maqedonia e Shqiperia.

“Per ata qe besojne ne Minishengen:
1.Nuk eshte minishengen, por minimini shengen, se vetem Serbia dhe dy shtete vasale si Maqedonia e Shqiperia.
2 Eshte thike pas shpine per vllaun tone Dardan.
3. Shengeni lindi per nivele pothuaj te barabarta zhvillimi ekonomik, (France-Gjermani, Gjermani-Angli, etj) se me qene, lindte me perpara.
4. A e dini se Serbia sot na jep kater njesi produktesh dhe ne i japim nje, neser se bashku me Rusine do na jap 99, dhe ne, a do t’i japim dot nje njesi, qe dtth lamtumire fermer dhe biznesmen shqiptar.
5. Nese nuk eshte Dardania (Kosova) ne kete grup, une shqiptari qytetar ose une malli shqiptar, mbasi vete ne Prishtine, si do te iki ne Novi pazar apo Beograd, se nga aty nuk lejohet.
6 A levizim sot lirisht neper Mal te zi, Maq. Veriut, Kosove, Serbi, Bullgari, Bosnje, etj., ku eshte vlera e Minishengenit ketu?
7. A nuk beme shoqata shqiptare-jugosllave, diku ne nentor 1946, cndodhi? Cuam 300 kg flori, mijra ton me nafte e minerale ne Serbi, e na dha karfica e nallane. Fundi, faliment total i lekut shqiptar, rrezik per tu kthyer ne dinar sllav.
8. Pse nuk zbatohen 50 kontratat e bera xha per tregti malli me Kosoven?
9. A ka vlere kjo Konventa Cefta qe lot rol shume here me mire se kjo Miniminishengen?
10.Nente plaget e Gjergj Elez Alise i thashe, gjejeni vete te dhjeten e ato me pas…..”-shkruan Sazan Guri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Greqia ndërton dy kampe të reja për migrantët

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Greqia ka hapur edhe dy kampe të tjera “të mbyllura” refugjatësh. “Fillon një epokë e re”, tha ministri i Migracionit, Notis Mitarachi me rastin e hapjes së objekteve në ishujt Leros dhe Kos. “Ne po i çlirojmë ishujt tanë nga problemi i migracionit dhe pasojat e tij. Imazhet që kujtojmë nga viti 2015 deri në 2019 tani janë një gjë e së kaluarës,” tha Mitarachi.

Me ishujt e saj në Egje, Greqia ishte pika kryesore e ardhjes në BE për më shumë se një milionë azilkërkues nga viti 2015, shumica e të cilëve vinin nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Ata erdhën me gomone nga Turqia – me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë. Por atje shpesh u duhej të qëndronin në kampe të mbipopulluara për një kohë të gjatë.

 Pa liri lëvizjeje

Kampet e reja për refugjatë janë të rrethuara me gardhe me tela me gjemba, të pajisura me kamera vëzhgimi dhe makineri me rreze X për kontrollet e sigurisë, si dhe dyer dhe porta magnetike që mbeten të mbyllura gjatë natës. Ato janë të vendosura në zona të largëta, gjë që kufizon më tej lirinë e lëvizjes së migrantëve. Në ndryshim nga kampet e mëparshme, këto të rejat kanë edhe ujë të pijshëm, tualete dhe më shumë masa mbrojtëse për banorët.

LEXO EDHE:  Genc Pollo si Shukriu dhe dashnoret e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Në 2013 ishim në buzë të humnerës/ Rama: Do bëjmë shtet!



 “Kushte njerëzore”

Një objekt i parë i këtij lloji u përurua në shtator dhe dy të tjerë do të hapen në ishujt Lesbos dhe Kios. Bashkimi Evropian ka kontribuar me 276 milionë euro për ndërtimin e kampeve të reja të refugjatëve.

BE po hap “një faqe të re” në politikën e saj të migracionit, u tha gazetarëve zëvendëskryetari i Komisionit, Margaritis Schinas. Evropa do të vazhdojë të jetë një “strehë për të gjithë ata që ikin nga diktatura, lufta dhe persekutimi dhe është në interesin tonë që ne të ofrojmë kushte njerëzore”, shtoi greku. Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, aktualisht në Greqi ka rreth 96.000 refugjatë dhe azilkërkues./DW

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Presion mbi delegatët që mbështesin 11 Dhjetorin”/ Paralajmëron Luan Baçi: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Luan Baçi ka deklaruar se edhe pse lidershipi aktual demokrat ka mbyllur dyert e selisë në Fier, takimet me qytetarët demokratë vazhdojnë.

Më tej teksa ka listuar emrat, Baçi thekson se demokratët janë këtu, çdo ditë e më shumë e përditë e më të fortë.

“Ne jemi ketu, çdo dite e me shume çdo dite e me te forte, takimet tona vazhdojne te perditshme edhe pse zyrat tona te PD Dega Fier i uzurpuan,  edhe pse vazhdojne te bejne presione mbi delegatet, kot e kane, kjo nuk do te na pengoj, qe ne 11 Dhjetor ne kuvendin historik te PDSH, pjesmarrja do te jete si asnjehere tjeter!



LEXO EDHE:  Pamjet e frikshme te "Petro Nini"/ Reagon Rama

LEXO EDHE:  Lidhja e Ramës me krimin/ Çkodohet mesazhi i fshehtë për bandat

Per nje PD me te forte, me te bashkuar, me te hapur! Mos harroni jane delegat i verifikoni!

Edi Spaho; Ilir Luga; Robert Marku; Fatjon Hyskaj; Lulzim Gurguri; Vladimir Dashi; Dyrmish Feleqi; Ylvi Veshi; Behar Osmani; Gentian koci; Vasil Nika; Rrapi Gjika; Pandeli Tole; Alket Osmani; Enea Laze; Ledjo Kastrati; Tomorr Avdurramani; Shefqet krasniqi; Viktor Ago; Marsel Plaka; Xhevair Kolina; Eduart Ferko”, shkruan Baçi në një postim në rrjetin social facebook.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka leksion Bashës/ Në betejë kundër diktatorëve dhe jo marrëveshje me ta

Publikuar

-

Nga

“LSI është parti e majtë”/ Paloka tregon pse PD doli me listë më vete

Deputeti i PD, Edi Paloka, ka reaguar pas skandalit të deputetit socialist Bujar Çela, ku ky i fundit uronte festat e nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha.

Paloka thekson se nuk është për t’u habitur ky sinqeritet nga ana e rilindasit Çela, i cili tregoi dashurinë për Hoxhën, pasi sot ne në pushtet kemi mutacionin e diktatorit që sot mban postin e kryeministrit.

Më tej Paloka nuk harron të thumbojë edhe kreun e PD, Basha duke shprehur se në vend që opozita të jetë në shesh për të rrëzuar diktatorin e ri, bën me të marrëveshje për vetingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  Rama, takim 60 minutesh me deputetet dhe te zgjedhurit vendore ne Vlore

LEXO EDHE:  “Ju lutem, ju përgjërohem”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos e përqeshni situatën e Covid



“Pse habiteni nga një deputet i paemër që në fund të fundit është treguar i sinqertë me veneracionin e tij për diktatorin?! Këta janë sot në pushtet! Diktatorin, në mutacionin e tij më të shëmtuar, e kemi sot kryeministër!

Problemi është se në vend që të jemi në shesh beteje për t’i çuar ku e meritojnë, ne me këta po kërkojmë të bëjmë marrëveshje për vetingun e politikanëve që do ta bëjnë po ata!!!”, shkruan Paloka në rrjetin social facebook./CNA.al

LEXO TE PLOTE