Connect with Us

Ngritja e SPAK/ ONM: Hap thelbësor për të luftuar korrupsionin

Politikë

Ngritja e SPAK/ ONM: Hap thelbësor për të luftuar korrupsionin

Publikuar

-

Shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera ka reaguar lidhur me betimin e 8 prokurorëve të SPAK.

Calavera, nw njw postim nw rrjetet sociale, shkruan se ngritja e kësaj strukturë të Posaçme është një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Mirëpresim ngrohtësisht betimin për tetë anëtarët e parë të SPAK. Një hap thelbësor për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, shkruan Calavera.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ku i gjen këta mo aman”/ Rama sulmon ashpër gazetarin: Do të mësoj ç’është gazetaria, je tradhtar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me artikujt e shkruar për një atentat të mundshëm nga Vladimir Gjuta pranë selisë së PS.

Rama nuk ka ngurruar të sulmojë gazetarin e më pas i ka dhënë “leksione” mbi gazetarinë.

Rama akuzon Rakipllarin se në faqen e parë të gazetës së tij ka nxjerrë një lajm jo të vërtetë mbi makinën e tij dhe atentatin e mundshëm.

“Këto janë atentatet që i krijoni ju, makinat i blindoni ju. Ju duhet t’i referoheni burimit, nesë i referoheni opozitës  duhet ta shkruani, gjë që ju nuk e keni bërë. Do i mësoj Rakipllarit se ç’ është gazetaria. Ti duhet të mbash qendrim ndaj të vertetës, ti je tradhtar i lexuesve të tu”, u shpreh Rama.

“Në cilin universitet të medias e ke mësuar ti këtë?” iu kthe Rakipllarin.

LEXO EDHE:  Prokurorët në panik/ Bojkotojnë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion

LEXO EDHE:  Skandali- Ping pong me dosjen “184”/ Asnjë prokurori nuk e merr përsipër

“Ku i gjen këta mo aman, do ta ngresh nivelin apo?”, i drejtohet Rama, Fevziut.

“Nivelin tim nuk e certifikon dot ti, e kanë certifikuar të tjerë para teje”, tha më tej Rakipllari ne Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimet e PD-së/ Mediu: Shqipërisë nuk i duhet qeveri tenike

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në “Real Story”, ka folur për propozimet e PD për krimet zgjedhore, ndërsa u shpreh se Shqipërisë nuk i duhet qeveri teknike por një zgjidhje e ngjashme me Maqedoninë e Veriut.

“Kjo situatë duhet të gjejë një zgjidhje. Ka shtete që e kanë këtë, si Greqia apo Maqedonia. Qeveria tranzitore u implementua në Maqedoni e mbështetur nga SHBA. Edhe tani kemi një qeverisje tjetër. Atëherë akuzohej Gruevski se vidhte votat, opozita kërkonte qeveri teknike dhe problemi u zgjidh.

Për mua nuk duhet parë sa negativ është Rama, apo pozitive është opozita. Nëse bëjmë një marrëveshje me një afat të përcaktuar, një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do të garantonim një stabilitet politik, social dhe zgjedhje të lira.

Si majtas dhe djathtas ka figura politike që i kanë shërbyer dhe shërbejnë që kanë kontribuar në procese të rëndësishme dhe të vështira për të gjetur konsensus.
Eksperienca në pikëpamjen presidenciale, të eksperiencave të jashtme. Nuk janë sot pjesë e politikës apo konfliktit por që mbështeten politikisht për të kryer këtë proces.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Manjani/Dështim, po mbyllet një shteg për të “pandehurit” e SPAK

LEXO EDHE:  Zoti Kraja, ju dhe SPAK jeni shansi i fundit i Shqipërisë!

Do të kishte një element shumë të rëndësishëm që qytetarët do të marrin pjesë në zgjedhje pasi qytetarët po i braktisin zgjedhjet. Dhe po e dëmton kjo gjë procesin. Zaevi ka thënë kur ishte në opozitë që ishte dakort për qeveri tranzitore, tani jo se është në pushtet por që sondazhet nxjerrin në Maqedoninë e Veriut fituese.” tha Mediu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Bam e bam më tregon përralla”/ Rama përplaset në emision me Klodiana Lalën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur sot me gazetaren Klodiana Lala në studion e Opinion teksa diskutohej për makinën e blinduar të Ramës.

Rama e ka mohuar se lëviz me një makinë të blinduar teksa ka theksuar se vetëm ai dhe kryeministri i Kosovës lëvizin me avion komercial.

Gazetarja Lala ka ndërhyrë teksa i ka thënë se kjo është gjeja më minimale që mund të bëjë pasi jemi një vend i varfër.

Kryeministri është acaruar dhe ka kërkuar të mos i ndërpresë fjalën kur ai flet.

Rama: E di ti që kryeministri i vendit tënd është i vetmi bashkë me kryeminsitrin e Kosovës lëvizin me avion komericoal.

Lala: Jemi vend i varfër, kjo është gjeja më normale që mund të benit. Do ju gjykoja po të vepronit ndryshe.

LEXO EDHE:  KLP hap aplikimet për vakanact në SPAK/ Publikohen kriteret për kandidatët

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Manjani/Dështim, po mbyllet një shteg për të “pandehurit” e SPAK

Rama: Kur ju flisni e bëni pyetje, përgjigja do jetë ajo që dëshiroj unë jo ajo që dëshironi juvë.
Më lërë të mbaroj fjalinë, mos më ndërhy se e kam problem, ma lër të shtroj një fjali sepse kur ma kap kallëzuesin peng nuk shkoj dot tek kundrinori.

Lala: Kemi për të bërë debat zoti kryeministër

Rama: Jo s’kam ardhur për debat. Të lutem se po i merr kohë njerëzve. Bam e bam e bam bam bam më tregon mua përralla. Kur bën pyetje me dëgjo, unë do filloj nga qielli e dal te nëntoka./CNA.al

LEXO TE PLOTE