Connect with Us

Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

Politikë

Ngritja e SPAK/ Gjermania: Hap kyç për Reformën në Drejtësi

Publikuar

-

Pas ambasadës së SHBA dhe BE, edhe ambasada gjermane ka përshëndetur ngritjen e SPAK.

Ambasada Gjermane e cilëson ngritjen e SPAK si një moment të rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, teksa përgëzuar dhe uruar prokurorët e rinj për marrjen e detyrës.

“Përshëndes betimin e tetë prokurorëve të strukturës speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (SPAK). Nisja e veprimtarisë së SPAK-ut shënon një hap tjetër të rëndësishëm të reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shqiptar të drejtësisë. U uroj prokurorëve të SPAK-ut shumë forcë dhe energji për këtë detyrë të rëndësishme. Lufta e konsoliduar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër çelësat për progresin e mëtejshëm në procesin e integrimit në BE. Gjermania do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në këtë rrugë si një partner i ngushtë i saj”, shprehet ambasadori gjerman Zingraf./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?”/ Tensione mes Ramës, Lalës dhe Fevziut: Si s’ të vjen turp, ç’ është kjo mo?!

Publikuar

-

Nga

Është tensionuar situata në studion e “Opinion” mes kryeministrit Edi Rama, drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu dhe gazetares Klodiana Lala.

Teksa diskutohet mbi paketën Anti KÇK, gazetarja Klodiana Lala ka ndërhyrë duke i bërë pyetje të njëpasnjëshme Ramës.

Rama është revoltuar nga ndërhyrjet e herë pas hershme të gazetares duke i kërkuar të mbyllë gojën.
Ndërkohë nga ana tjetër edhe Fevziu është nervozuar teksa u shpreh se iku gjithë emisioni duke u marrë me debatin e Ramës dhe Lalës.

Fevziu: O Klodiiiiii po pusho pra ose po iki unë vazhdo ti. Pas një orë e 10 minutash nuk ka dhënë asnjë përgjigje se po merret me ty.

LEXO EDHE:  A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

LEXO EDHE:  Nuk zbatoi urdhrin e Donald Trump/Si e pësoi Prokurorja e Përgjithshme e SHBA

Rama: Sshhhhhhhhhh. Si s’ të vjen trup moj, si s të vjen turp, more ç’ është kjo?
S’kam ardhur të të kundërshtoj ty. Nuk kam ardhur të të kërkoj falje ty, nuk kam ardhur të flas me ty! Ç’ është kjo mo?! Është e pabesueshme, ç’ është kjo? Do më lini të flas apo tu bëj atë që di të bëj unë?/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të dija për të mençur”/ Rama përplaset me analistin: S’të njoh fare se kush je

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Ervis Iljazaj, sapo ky i fundit shprehu qëndrimin e tij kundër Operacionit Forca e Ligjit.

Rama iu drejtua Iljazajt në emisonin “Opinion” se nuk e njeh fare, ndërsa analisti iu përgjigj duke i thënë se e njihte për të mençur.

Rama: S’të njoh fare se kush je.

Iljazaj: Unë s’kam ardhur fare për ju, të dija për të mençur.

Rama: Ku i gjen këta mo, ku i gjen këta? Cila filozofi…

LEXO EDHE:  BE ultimatum Shqipërisë/ Ministra dhe deputetë drejt prangave?

LEXO EDHE:  “Ky është një lajm i keq”/ Ambasada e SHBA ka një mesazh të rëndësishëm

Iljazaj: Nivelin tim nuk e certifikoni ju.

Fevziu: Të lutem se ofendohet..

Rama: Ca ofendohet, ofendohet. I thashë nuk të njoh./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha takon ambasadorin italian/ “Do forcojmë bashkëpunimin mes vendeve”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me ambasadorin e ri të Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci.

Forcimi i bashkëpunimit, integrimi europian, rritja e investimeve dhe lufta ndaj krimit të organizuar kanë qenë në fokus të takimit.

Kreu i PD-së, Basha është shprehur se do të punojë për forcimin e marrëdhënieve me Italinë, si në opozitë edhe kur të vijë në pushtet.

“Gjatë takimit të parë me ambasadorin e ri italian, z. Fabrizio Bucci, konfirmova miqësinë e ngushtë dhe historike mes dy popujve tanë dhe qëndrimin e Partisë Demokratike se Italia është një nga partnerët tanë strategjikë për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  A do të anëtarësohet ndonjëherë Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian?

LEXO EDHE:  “Ky është një lajm i keq”/ Ambasada e SHBA ka një mesazh të rëndësishëm

I shpreha ambasadorit Bucci bindjen e palëkundur se si në opozitë, ashtu edhe në qeverisje, PD do të jetë kontribuese kryesore për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Italinë mike dhe avokaten tonë të shkëlqyer për integrimin europian. Shpreha besimin se ambasadori Bucci do të luajë një rol aktiv dhe nxitës për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit.

Ekonomia dhe punësimi përmes mbështetjes për investimet italiane në Shqipëri, integrimi europian, lufta kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar janë çështje kyçe për bashkëpunimin e mëtejshëm mes dy vendeve tona mike dhe aleate”, shkruhet në njoftimin e PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE