Connect with Us

“Në kërkim të arteve të bukura”/ Fotot dhe historia e motrave të Zogut

Histori

“Në kërkim të arteve të bukura”/ Fotot dhe historia e motrave të Zogut

Publikuar

-

Memorie.al publikon impaktin e vizitës së princeshave shqiptare në vëndet Nordike, nga ku u përpoqën të merrnin eksperiencën për zhvillimin e artit, kulturës dhe sportit dhe ta sillnin atë në vëndin e tyre. Gjatë pesëmbëdhjet viteve të qeverisjes së regjimit të Monarkisë së Zogut, kryesisht pas vitit 1928, kohë në të cilën u shpall dhe Mbretërija Shqiptare dhe shteti i ri shqiptar filloi të konsolidohej e të merrte gjithnjë e më shumë formën e trajtën e një shteti evropian, krahas hapave dhe reformave për zhvillimin ekonomik të vendit, të gjitha qeveritë e asaj periudhe, si dhe vetë regjimi në tërësi, i kushtuan një kujdes të veçantë edhe zhvillimit të sporteve, turizmit dhe arteve të bukura.

Gjatë pesëmbëdhjet viteve të qeverisjes së regjimit të Monarkisë së Zogut, kryesisht pas vitit 1928, kohë në të cilën u shpall dhe Mbretërija Shqiptare, dhe shteti i ri shqiptar filloi të konsolidohej e të merrte gjithnjë e më shumë formën e trajtën e një shteti evropian, krahas hapave dhe reformave të shumëanëshme për zhvillimin ekonomik të vendit, të gjitha qeveritë e asaj periudhe, si dhe vetë regjimi në tërësi, i kushtuan një kujdes të veçantë edhe zhvillimit të sporteve, turizmit dhe arteve të bukura. Krahas strukturave përkatëse që ndodheshin në organikat e dikastereve kryesore të qeverive të asaj kohe, si dhe federatave e enteve të ndryshme që e kishin si detyrë funksionale masivizimin, zhvillimin dhe përhapjen e sporteve, turizmit dhe arteve në përgjithësi, për mbarëvajtjen e tyre në atë kohë kujdeseshin dhe vetë motrat e Mbretit Zog, princeshat; Myzejen, Maxhide dhe Ruhije. Madje jo vetëm kaq, por pas viteve ’30-të, ato u quajtën Patronate (kujdestare), të Larta të Sporteve, Turizmit, Automobilizmit dhe Arteve të Bukura, duke i ndarë atë përkatësisht në këtë mënyrë: Princesha Myzejen kishte në kujdestari sportet, Princesha Ruhije, artet e bukura dhe Princesha Maxhide, Entin Kombëtar të Turizmit dhe Automobilizmit të Mbretërisë Shqiptare. Si rrjedhojë e kësaj kujdestarie që ato kishin marrë për sportet, turizmin dhe artet e bukura, gjatë pesëmbëdhjet viteve të periudhës së Monarkisë së Zogut, të tre motrat e tij bënë një punë të madhe për zhvillimin dhe përhapjen e tyre. Jo vetëm që ato ishin të pranishme pothuaj në të gjitha aktivitete e mëdha kulturore, artistike dhe sportive që zhvilloheshin gjatë atyre viteve në Tiranë, por ato shpesh herë ndërrmernin udhëtime edhe në rrethe të tjera të vendit ku kishte aktivitete, si në Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë, e deri në qytezat të vogla të vendit nga jugu në veri.

Si rezultat edhe i kujdesit dhe punës së tyre në zhvillimin e përhapjen e sporteve, kulturës dhe arteve të bukura, në ato vite pati një hop të ndjeshëm në këto fusha dhe Shqipëria krahasohej apo mund të konkuronte me dinjitet jo vetëm me shtetet fqinjë të Ballkanit, si Jugosllavia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria, etj, por edhe më gjerë në Europë. Në këtë drejtim, në ato vite sportet në përgjithësi patën një zhvillim të ndjeshëm, ku dalloheshin futbolli dhe atletika, të cilat zhvillonin kampionate të rregullta.

Udhëtimi i princeshave në vendet skandinave

Udhëtimi i Princeshave jashtë Shqipërisë, sidomos në atë pjesë të Evropës veriore që quhet Evropa e lumtur ose shtetet skandinave, ka një rëndësi në kuptimin e zhvillimit shoqëror të Shqipërisë. Mbasi, siç dihet, lartësitë e tyre e kanë pasur kurdoherë në zemër zhvillimin e vendit dhe kanë dhënë prova të shumta përpjekjesh për këtë çështje. Për këtë arsye duhet parë në udhëtimin e gjatë dhe të frytshëm në Shtetet Skandinave një udhëtim studimesh të çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e veprave të ndryshme, asistence shoqërore dhe organizimi e instituteve përkatëse në Shqipëri, ku mungojnë ende institute të tillë, por që tregohet një interesim i gjallë kohët e fundit për t’i vendosur edhe ndër ne, brenda mundësive që dita ditës krijon regjimi Zogist. Udhëtimin e bukur të Princeshave e pat ilustruar në mënyrë të gjerrë në një tok konferencash që dha Dr. Zoi Xoxa, të cilat u botuan në shtypin kombëtar dhe u ndoqën me vërejtje të gjallë prej gjithë publikut, që çmon thellësisht përpjekjet e Princeshave në lëmin qytetëronjës dhe përparimtar. Por rreth udhëtimit të N.M. tyre patëm shkruar edhe në “Shtypin” sidomos në një intervistë që Naltësija e saj princesha Myzejen, denjoi të na japë, dhe që është një sintezë e bukur e atij udhëtimi. Në gazetën “Shtypi”, shkruejshim në lidhje me këtë udhëtim. Udhëtimi i parë n’Amerikë ka qenë pa dyshim një ngjarje e gëzueshme për Shqiptarët e shumtë që rojnë në mërgim, të cilët panë në naltësinë e tyre përfaqësuesit e sovranit dhe të Shqipërisë së Re Zogiste që zhvillohet me shpejtësi nën udhëheqjen e Prijsit të vet dhe punon për gatimin e një të ardhme më të lumtur. Dheu i Ri qe për princeshat jo një udhëtim argëtimi të merituar, po më tepër një barrë delikate, pse motrat e Sovranit t’onë e kaluan kohën në mes bashkatdhetarëve të largët, duke u treguar në personat e shquar të tyre, shkallën e përparimit të Shqipërisë, sidomos të Gruas Shqiptare, duke bërë një propagandë të mirë jo vetëm, ndër shqiptarët por edhe te Amerikanët. Gjithë kjo mund të thuhet edhe për udhëtimin e dytë të princeshave në Shtetet Skandinave, ose në atë pjesë të Shteteve Veriore t’Europës, që me të drejtë janë quajtur “Shtetet e lumtur”. Në këto Shtete ku njeriu modern ka arritur të ngrihet në shkallën e dinjitetit më të privilegjuar, ku përparohet në fushat mendore e lëndore nuk njofin kufi, dhe standarti i jetesës së popujve nuk ka barazim me popujt e tjerë, Princeshat t’ona gjejnë një botë shumë të pasur, botën që kërkonin për të plotësuar vrojtimet e tyre në çështjet shoqërore. Danimarka, Norvegjia e Suedia, janë në këtë pikpamje vendet ideale, Shtetet që meritojnë të merren si model për sa u përket problemeve shoqnore që kanë arritur pikën e një zhvillimi të përsosurit. Prandaj Naltësitë e tyre që kanë ndihuar vazhdimisht, në zhvillimin e vendit duke patronuar të gjitha nicjativat, përparim dashëse gjetën një kënaqësi krejt të veçantë n’udhëtimin e dytë ndër vendet veriore të Evropës, që tregohet në këto deklarata që më bënë me rastin e soires së vitit të ri në Pallat.

Deklarata e Princeshës Myzejen

“Mbas udhëtimit t’onë në Amerikë, ku patëm një pritje të ngrohtë dhe të përzemërt, vendosën të vizitojnë edhe Shtetet e Skandinavisë të cilat na i kishin lavdëruar shumë, veçanërisht për çështje që i interesojnë më shumë vendit t’onë, përparimet shoqnore dhe organizmin e jetës mendore e landore. Gjendja e vërtetë e këtyne shteteve nuk asht e mundur të përshkruhet me një kallxim të shkurtër përmbledhës. Pikë së pari është një detyrë të shprehim kënaqësinë t’onë të madhe për pritjen sa më të kandëshme aq fisnike t’autoriteteve të nalta në çdo qytet e qendër të rëndësishme që vizituam. Kalorësija dhe sjelljet bujare të zyrtarëvet dhe të popullit, mënyra e ftohtë dhe e përzemërt e këtyne popujve të japin përshtypjen e parë dhe bindjen se ndodhen në vende ku klima, temperamenti dhe natyra kanë formuar një tip njeriu të veçantë n’Evropë që ka mundur me i sigurue vetes një jetë të vërtetë të lumtur mbi tokë”.

Princesha Myzejen flet me ngadalë dhe një kënaqësi e dukëshme i ndrit në fytyrë kur permënd pritjet, shfaqjet e shumta e të tjera nderime. Por siç thamë, Priceshat Mbretënore janë të interesuara veçanërisht për institutet e ndryshme, shkolla, spitale, streha dhe shtëpi ndihmash për popullin e vobegtë etj, dhe këtu bëhet më interesant udhëtimi. E pyes Naltësinë e Saj të më tregojë nonjë Institut që i ka bërë më tepër përshtypje, dhe Ajo vazhdon: “Institutet që patëm rastin me vizitue janë prej atyne që nuk gjen ndër vende të tjerë, është vështirë me dhanë një mendim të saktë mbi ta, po nuk e pe vetë me sy. Për shembull vizituam një shkollë krejt moderne, ishte krejt e mobilueme me të gjitha orenditë dhe veglat gjimnastikore. Kishte pishinë dhe sipër një taracë të posaçme me instalime, për atë nga nxënësit që nuk janë dhe aq në gjendje të shëndoshë shëndetësore. Tarca ishte e ndërtuar në një mënyrë që të merrte një sasi nxanësish që bëjshin nga dy orë në ditë kura dielli detyrisht. Në një shtëpi ndihme për të paunë ose të vegjel, jepeshin ushqime rregullisht çdo ditë, ushqime të pastërta, gjellë të shumta dhe ambëlsina, si në një restorant të dorës së parë”.

LEXO EDHE:  Dizney, vjen princesha latine për herë të parë

Ishte e tepërt t’a lodhnim Naltsin e saj për të vazhduar në përshkrime të jetës Skandinave. Kjo jetë ësht një privilegj n’Europën e tronditur nga krizat e shumta ekonomike shoqnore, prandaj një ëndërr për ty dhe aq më shumë për ne. Por studimi i saj intereson në shkallë të gjerë vendit t’onë që zhvillohet me shpejtësi çdo ditë, sidomos në fushën e një politike shoqnore t’organizuar në të cilën është bërë një hap mjaft i mirë. Princesha Myzejen na tregon shkurtimisht disa nga vizitat interesante duke theksuar ndër sa të tjera atë në Uppsala, kryeqytetin shpirtëror të Suedisë, qytetin të kulturës të Universiteteve, Bibliotekave të famshme dhe Katedrales ku varrosen Mbretërit e Suedisë. Këtu ku banojnë më tepër studenta dhe profesorë, Princeshave iu bë një pritje madhështore, prej studentave universitarë të cilët në shenj simpatie për vendin t’onë nderuan Shqiptarisht me dorën e djathtë në zemër. Një udhjëtim plot kujtime të këndëshme për Naltësitë e tyre, por edhe një udhëtim tepër i dobishëm për vendin t’onë në pikëpamje përfitimi nga organizmi i jetës në Shtetet veriore. Në pak fjalë, shkurtimisht, po me një zotësi përmbledhëse të çuditëshme, Naltësitë e tyre Mbretnore, shfaqin përshtypejt e vizitës ndër Shtetet e permenduna ku u pritën me një fisnikëri të rrallë prej autoriteteve lokale kudo dhe me nderime të veçanta e pritjet në nderin e tyre qenë një provë e gjallë e stinës së shteteve veriore për vednin t’onë dhe nderimit që kanë kundrejt Sovranit t’onë August dhe Familjes Mbretnore.

“Patronesha e Lartë e Sportit: N.S.M. Princesha MYZEJEN”

Djalëria Shqiptare, në ndeshjet e saj sportive që zhvillohen për përgatitjen fizike të brezit të ri të vendit t’onë , e ka pas gjithmonë pranë, inkurajuese, dhe nxitëse për suksese më të mëdha, Patroneshën e Lartë të Sportit, N.S Mbrentonre, Princeshën Myzejen, qoftë kur duhet të thyehet nje rekord atletike të lehtë, ose kur lypet të triumfojsh në sporte më të rënda, në të cilat të gjitha energjitë duhet të shkrihen drejt qëllimit të vetëm që është fitorja e veprimtarisë fizike të fisit t’onë, brenda kufive t’Atdheut, qoftë kur luftohet kundra kundërshtarësh më të fortë në fusha të ndryshme jasht Shqipëris, Rinija jonë, Rinjia e Mbretit ZOG, e ka gjithmonë parasysh gazin e ëmbël dhe fjalën burneshë të motrës së Shpëtimtarit të Kombit. N.S. Mbretnore, Princesha Myzejen e ndjen sportin jo vetëm si një mjet me të cilin triumfon fuqia e pashkueshme e fisit t’onë , por edhe si një edukatë kalorësije që vjen për t’u mprehur karakteret e ndryshme që duhet t’u injektohen të rinjve dhe të rejave Shqiptare. Kështu mund të shpjegohet se si atletetët Shqiptarë, kur ndeshen me çdo kundërshtarë për triumfin e një sipranije Kombëtare ose ndërkombëtare, tregohen gjithmonë të denjë për besimin dhe për nxitjen që Princesha Auguste Myzejen nuk kursen t’i japë. Patronesha e Lartë e Sportiot nuk mjaftohet vetëm me një inkurajim kuptim plotë në edukatën fizike t’Atdheut, por ndërrmer shpesh herë marshime të rënda në krye të rejave Shqiptare për t’i treguar botës s’onë dhe botës së jashtme se Shqipëria e re ka vendosur që të bëjë hapa vigane, në çdo shesh të veprimtarisë së saj fizike dhe kulturore. Në këto 10 vjet Mbretnije, rinija e jonë duke qëndruar në gatitu për të përshëndetur kohën e ardhme t’Atdheut, epokat e reja që do të shtohen plot ngadhënjim në faqet ende të pashkruara të historis s’onë, i drejton Patroneshës së vet të lartë një “Hero” që rrjedh nga gjokset e tyre të çelniktë.

“Patronesha e Arteve të Bukura: N.S.M. Princesha Ruhije”

Duke ndërrmarë krijimin e një arti që të ketë gjurmën e thjeshtë Shqiptare, artistet dhe artistët t’onë punojnë duke menduar tek N.M.S. M. Princesha Ruhije, Patronehsa e Lartë e Arteve të Bukura. I gjithë trashëgimi i humbur mjerisht në kohë, duhet të burrohet për t’i dhënë vendit t’onë një lavdi edhe në këtë fushë veprimi. Ishim një popull i stërvitun gjithmonë për të qëndruar në armë dhe, ndonëse në hijedritat e jetës s’onë shoqërore, shkëlqente ndonjë visarë që na kujtonte një qytetërim të kaluar, jeta e jonë e lashtë nuk na lejojë që të bëheshim të denjë për shokët që na rrethojnë përtej kufive të shenjta t’Atdheut. Arti, kjo frymë shpirtërore që e mabn gjithmonë lart fisnikërinë e një Kombim, iu mohua vendit t’onë. Kjo deri dje. Sepse, një ditë prej dite, një Motër e Mbretit ZOG, N. M. S. Princesha Ruhije, u vu në krye të djelmoshave artistë për të siguruar një gjurmë përjetësie në shekujt shqiptar. Kur sheshi i një piktori t’onë dhe tablot që do t’i dhurohen më vonë Atdheut, ose kur dora e fortë e skulptorit plasmon një bust ose një fytyrë dëshmon një jetë shpirtnore, kur vegla e hollë e artizanit shqiptar qindisë vizat e holla që do të përbajnë një tanësi artistike, N. M. S. princesha RUHIJE ësht aty, pranë. Pranë në trup ose në vegim. Por gjithmonë pranë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

Kur Enveri i kërkonte Titos bashkimin me Jugosllavinë

Publikuar

-

Nga

Kur Enveri i kërkonte Titos bashkimin me Jugosllavinë

Një letër Enver Hoxhës, e cila i drejtohet diktatorit të Ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito tregon se Hoxha ka tentuar të afrohet me të për një bashkim me Jugosllavinë.

Letra e cila është botuar më pas edhe në librat me kujtime të Hoxhës, mban datën 17 mars 1948. Asokohe, Shqipëria kishte dalë nga lufta dhe në një gjendje të vështirë ekonomike, Hoxha synonte të gjente përkrahjen ngë lideri Jugsllav.

“Populli ynë është aq i lidhur shpirtërisht dhe ekonomikisht me popujt e Jugosllavisë sa asnjë popull tjetër dhe ky bashkim s’ka asgjë formale, por ndihet thellë në zemrat e popullit tonë.

Ne duhet të punojmë për Federatën Jugosllave dhe për këtë gjë në vendin tonë punohet me të gjitha forcat , por çështja është që ne duhet të marrim iniciativën e parë për të kërkuar këtë gjë.

LEXO EDHE:  Fotoja e parë e Princ Louis me të motrën është një dashuri e vërtetë

LEXO EDHE:  Foto/ Princesha e cila thyen tabutë, në kopertinën e Vogue

Ne kemi nevojë të na thuhet nga ju nëse ka ardhur momenti kur ne duhet të marrim në shqyrtim çështjen e bashkimit e të mbërrijmë në konkluzione dhe, nga ana  tjetër, do të dëshironim të na jepeshin edhe sqarime më plotësuese që ju i shihni të arsyeshme në lidhje me faktorë të tjerë të këtij problemi. Pranoni të falat e mia më të nxehta shoqërore”, i shkruante Hoxha Titos.



Megjithatë, të falat e Enverit nisën të ftoheshin gradualisht, pasi në muajin korrik të po atij viti, marrëdhëniet me Jugosllavinë u prishën, dhe Enver Hoxha largoi nga Shqipëria brenda 48 orëve të gjithë njerëzit e Titos. /CNA.al

Letra e Enver Hoxhës, drejtuar Josip Broz Titos

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Histori

Dëshmi të rralla/ Femrat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre

Publikuar

-

Nga

Dëshmi të rralla/ Femrat që vuajtën në burgjet e regjimit komunist dhe abuzimet që bëheshin ndaj tyre

Faqja që i dedikohet historive të trishta të periudhës së Komunizmit, ka nxjerrë sot dëshmitë e rralla të Tanush Kasos, kryetarit të Shoqatës së Burgosurve Politikë të Shqipërisë, të publikuara në librin e tij “Kalvari i burgjeve komuniste”, ku nga rrëfenjat e bashkëvuajtëseve të tij dhe nga ato që ai vetë ka parë e dëgjuar për torturat që u bëheshin femrave të burgosura në qelitë e Hetuesisë dhe burgjet e atij regjimi nga oficerët e Sigurimit të Shtetit, të cilët abuzonin mbi gratë dhe vajzat e dënuara me dhunë fizike e përdhunime. Cilët ishin disa nga ata ushtarakë të lartë të Ministrisë së Brendëshme që abuzonin ndaj femrave të dënuara dhe disa nga vetëvrasjet që erdhën si pasojë e kësaj dhunë të egër shtazore që u krye ndaj tyre?

Kalvari i gjatë i Musine Kokalarit

Dikur thuhej se “burgu për burrat është”. Dhe me të vërtetë, që nga krijimi i shtetit shqiptar e deri sa u shfaq komunizmi, historia e vendit tonë nuk ka njohur asnjë grua të burgosur për motive politike. Fill pas vendosjes së pushtetit komunist, në burgjet shqiptare u dukën të dënuarat e para politike. Ndër ato, më e hershmja duhet të ketë qenë intelektualja e trimëresha gjirokastrite Musine Kokalari, e cila më 12 nëntor 1944, ende pa marrë fund lufta e pa u vendosur qeveria në Tiranë, u arrestua nga larot e Enver Hoxhës, vetëm për idealet kombëtare e demokratike që ajo ushqente, të cilat binin ndesh me doktrinën marksiste. U mbajt në fshehtësi dy javë, diku në zonat që i kishin nën kontroll Brigadat e Kuqe dhe mbasi i’a vranë pa gjyq të dy vëllezërit e saj, Vesimin dhe Muntazin, gjithashtu intelektualë dhe atdhetarë të shquar, e liruan, për ta burgosur përsëri në janar të vitit 1946, mbas një aktiviteti të shkurtër që ajo ndërmori kundër regjimit gjakatar të sapo instaluar në Shqipëri.

Musine Kokalari

Musineja do të kalonte krenare dhe e papërkulur për afër 40 vjet nëpër kalvarin e burgjeve dhe të internimit, duke u bërë simbol i qëndresës dhe i virtytit të femrës shqiptare. Kjo vajzë e talentuar, që ishte diplomuar në Universitetin e Romës, autore e tre librave dhe e shumë shkrimeve publicistike, të cilat synonin emancipimin e femrës dhe përparimin e kombit, që ishte një nga themelueset e Partisë Social-Demokrate Shqiptare, do t’i mbyllte sytë përgjithmonë e harruar dhe e vetmuar në vendinternimin e saj në Rrëshen të Mirditës, më 14 gusht 1983, pa mundur të shihte përmbysjen e tiranisë komuniste dhe agimin e lirisë e të demokracisë, për të cilat e shkriu jetën.

Gratë që u burgosën e internuan

Me qindra gra e vajza prej familjesh fisnike, me një edukatë e kulturë të shkëlqyer, por edhe plaka të moçme e fshatare të thjeshta, regjimi komunist i përplasi pa mëshirë nëpër burgje, ku vuanin e keqtrajtoheshin njëlloj si burrat, por edhe qëndronin njëlloj si burrat, si amazona të vërteta, prandaj i quanin edhe “burrnesha”. Faji i vetëm i tyre ishte se nuk i përkitnin komunizmit, sepse donin një Shqipëri të lirë e demokratike. I akuzuan për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit”, për “pjesëmarrje në kryengritje të armatosur”, për “strehim të arratisurish”, për “mosdenoncim”, për “mbajtje armësh pa leje”, për “sabotim ekonomik”, për “tentativë arratisjeje”, për “tradhti të lartë” etj., etj.

Disa gra e vajza të guximshme i kishin konsumuar tërësisht ose pjesërisht këto nene për të cilat akuzoheshin. Ato kishin qenë kurdoherë pranë burrave në luftën e shenjtë për liri, për rrëzimin e diktaturës komuniste. Të tjera vetëm dyshoheshin si të tilla, por ishin arrestuar e dënuar pa kurrfarë provash. Shumë prej tyre ishin viktima të hakmarrjes politike të regjimit të Hoxhës, i cili nuk kishte ç’t’u bënte burrave, vëllezërve e baballarëve të tyre që luftonin maleve për liri ose që kishin shkuar jashtë shtetit, ku përpiqeshin e punonin për çështjen kombëtare. Nga torturat dhe vuajtjet pa fund, ato gra e vajza aq të brishta e të bukura u thinjën e u plakën para kohe. Shumë nga ato nuk patën fatin të gëzoheshin me fëmijë. Ato u privuan nga e drejta natyrore për të qenë nëna.

Burgjet e diktaturës komuniste

Puna e rëndë e krahut, varfëria dhe “biografia” nuk i’u ndanë as mbas daljes nga burgu, gjer në vdekje. Kështu kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste më shumë se 7367 gra e vajza, ndër të cilat kujtojmë: Musine Kokalari, Neva Frashëri, Olimbi Gavoçi, Frida Sadedini, Lavdie Petrela, Marie Ranxi, Marta Doda, Dylbere Pazari, Hazize Ferhati, Qefsere Bega, Liri Prifti, Shega Këlcyra, Semiramis Vërlaci, Erifili Bezhani, Rita Koka, Merushe Topulli, Elza Koh, Fatime Hoxha, Luçie Kola, Elsa Çika, Asamble Hatibi, Sanie Kosova, Gabriela Radiba, Fatbardha Qorri, Ana Daja, Terezina Pali, Adile Boletini, Vera Dema, Nexhibe Taraku, Agime Pipa, Drita Kosturi, Dhora Leka, Lefteri Dvorani, Ganimet Toptani, Ganimet Cuka, Mereme Gjuta, Pranvera Keqi, Qerime Bone, Viola Beqiri, Bianka Balliçi, Sanie Kollçinaku, Xhovana Qatja, Nurie Koculi, Hanza Borshi, Mih Riko, Samo Doko, Dodona Dako, Marika Dhima, Ana Dhamo, Zhaneta Ogranaja, Simona Koldai, Dragica Mosko, Alije Sula, Fiqiret Prishtina, Gjylso Kalo, Elena Preza, Delfiniz Prenushi, Merita Sokoli, Derka Panizeniç, Mine Shima, Afërdita Hajrullai, Fatime Demçe, Nadire Shima, Hilmie Lakasi, Lumturi Bakiri, Liri Mitrovica, Lindita Beka, Marie Levendi, Suzana Topçiu, Pranvera Lamaj, Behije Kalaja etj.

Burgjet ku vuajtën gratë

Gratë e burgosura në vitet e para mbaheshin në burgjet e burrave, në qytete të ndryshme, si Korçë, Tiranë, Shkodër etj., por në dhoma të veçanta. Më 1957-n gratë u grumbulluan në Burgun e Artizanatit, në Tiranë, ku bënin punë të ndryshme si rrobaqepësi, hekurosje, kopshtari, pastrime të ndryshme etj. Burrat e këtij burgu ishin të ndarë e nuk komunikonin me to. Më 1961-shin u krijua një kamp i punës së detyruar për gratë afër qytetit të Kuçovës, ku shfrytëzoheshin në punë të rënda bujqësore. Më 1970-n u vendosën në fshatin Kosovë të Dumresë, 50 km larg Elbasanit.



Kushtet e diferencuara higjienike, që janë të nevojshme për to, nuk merreshin aspak parasysh nga komanda e burgut. Papastërtia, era e rëndë dhe parazitët e kokës e të trupit përbënin një torturë me vete për ato fatzeza. Ligji nuk përfillte as gratë shtatzëna. Ato dënoheshin e mbaheshin njëlloj si të tjerat. Për t’u përmendur është rasti i Liri Gegës, e cila, duke qenë me barrë, u arrestua dhe u pushkatua bashkë me të shoqin, Dali Ndreun, që të dy militantë të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo u bë e njohur botërisht nga një fjalim i Nikita Hrushovit. Por nuk është i vetmi rasti i pushkatimit të grave shtatzëna. Të tilla kanë vdekur nga keqtrajtimi në hetuesi. Nuk lejohej asnjë mjek i familjes të bënte autopsinë e tyre.

LEXO EDHE:  Tetë princesha arabe gjykohen në Belgjikë

LEXO EDHE:  Tetë princesha arabe gjykohen në Belgjikë

Liri Gega

Njihen disa raste lindjesh në burg të grave të arrestuara në gjendjen e shtatzënisë, të cilat nuk paraqisnin kurrfarë rrezikshmërie shoqërore. Në burg, por sidomos në birucat e izolimit, disa hetues të autorizuar përpiqeshin t’i nënshtronin gratë duke i përdhunuar. Në Burgun e Burrelit, siç tregonin të burgosurit e vjetër, gratë qëndronin të bashkuara si një trup i vetëm. Musineja me shoqe nuk lejonin që policët t’i shkëpusnin vajzat e reja prej tyre, gjoja për të fshirë e pastruar korridoret dhe oborrin. Ato dërgonin ndonjë plakë për të bërë pastrimin. Kështu e ruanin nderin dhe krenarinë e tyre. Por, gjatë paraburgimit, në qelitë e hetuesisë ka pasur raste kur ndonjëra është çnderuar me forcë nga ndonjë kryepolic ose hetues si: Nevzat Haznedari, Xhavit Struga, Skënder Kosova dhe ndonjë tjetër i pajisur me “carta bianca”.

Disa gra janë vetëvrarë gjatë hetuesisë dhe të tjera janë çmendur. Drejtësia komuniste nuk shqetësohej fare kur arrestonte nënat me fëmijë, duke shkatërruar kështu familjen. Ndoshta ky ishte dhe qëllimi i fshehtë i saj. Për Sigurimin e Shtetit, çdo grua e huaj e martuar me një shqiptar ishte një “agjente e huaj” që duhej survejuar gjithmonë dhe në rastin më të parë të arrestohej, të dënohej dhe të asgjësohej, ose të largohej nga Shqipëria. Është një listë e tërë e këtyre grave fatkeqe, të cilat dashuria njerëzore i solli në këtë vend “romantik” të Ballkanit dhe që pastaj kaluan nëpër kalvarin e burgjeve komuniste.

Po përmendim disa prej tyre: Xhovana Simoneti, italiane, martuar me Haki Qatën, nga Tirana. Që të dy u burgosën dy herë: Bianka Balliçi, austriake, e martuar me Nedin Balliçin, nga Elbasani. Bëri dhjetë vjet burg në gjendje çmendurie. Mbas lirimit vdiq në spitalin psikiatrik. Barbara Orgocka, polake, burgosur si edhe i shoqi, inxhinier, Vasil Orgocka, nga Korça. Vanda Tiko, polake, martuar me mjekun Lefter Tiko nga Korça, burgosur të dy. Elena Cami, ruse, martuar me ing. Minella Cami nga Korça. Burgosur të dy. Dina Thaçi, ruse, e martuar me Ahmet Thaçin nga Shijaku. Arrestuar që të dy. Barbara Haxhihasani, hungareze. I shoqi, Fatos Haxhihasani, vari veten në hetuesi. Ajo u çmend në burg. Viola Beqiri, çifute ruse, me arsim të lartë. Akuzohej për spiunazh. Sigurimi e detyroi burrin dhe fëmijët që ta braktisnin.

Si pasojë e burgosjes ose e pushkatimit të njerëzve të familjes së tyre dhe e luftës psikike që bëhej mbi to, mjaft nëna, motra, gra e vajza me ndjenja të brishta kanë humbur aftësinë mendore. Disa prej tyre kanë kaluar deri në vetëvrasje. Kështu përfundoi e shoqja e Teme Sejkos, që i vranë burrin dhe një djalë, ndërsa tjetrin ia burgosën. Bujana, vajza e urtë dhe e zgjuar e Tuk Jakovës, edhe sot endet e çmendur nëpër Tiranë. Nuk mund të mos çmendej edhe Mereme Gjuta, së cilës ia hodhën te pragu i derës fëmijët e saj të bërë shoshë nga plumbat e komunistëve teksa u orvatën të shpëtonin nga thonjtë e diktaturës dhe të dilnin në botën e lirë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kriminelët e Sigurimit e burgosën atë nënë fatkeqe.

 “Çnderimi” një torturë më vete

Vetëm pas shembjes së diktaturës u arrit të konstatoheshin pasojat ende të freskëta të gjëmës antinjerëzore. Në vitin 1991, një komision i Helsinkit, mbasi u njoh me “dosjet e gjalla”, arriti në përfundimin se këto vende kishin qenë një ferr i vërtetë. Deri vonë ekzistonin pranë hetuesve të burgjeve e të Degëve të Brendshme dhoma të posaçme torturash. Mjaft njerëz që kanë pasur fatin e keq të hyjnë në to nuk kanë mundur t’i tregojnë askujt ato që provuan mbi trupin dhe shpirtin e tyre mbasi kanë dalë të vdekur që andej.
Por, përveç vdekjes, si të fundit të torturave, ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të asaj kohe e dinin se ndjenja e çnderimit është poshtëruese për një femër. Ajo e mposht krenarinë e saj dhe e bën të nënshtrohet. Prandaj edhe vepron pa hezitim në këtë drejtim. Nga disa të burgosur shkodranë tregohen rrëfenja të vërteta mbi përdorimin e kësaj metode torturimi që punonjësit e Sigurimit ushtronin mbi disa gra e vajza të të pushkatuarve, të arratisurve e të burgosurve. Shumë herë atyre u kishte hasur sharra në gozhdë, kishin ndeshur rezistencën e vendosur të këtyre femrave, që përpara nderit kishin pranuar vdekjen duke u hedhur nga dritaret e shtëpive ose që pas përdhunimit ishin vetëvrarë.

Vetë ish-kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Hilmi Seiti (i cili më pas do të vdiste mizorisht nga dora e Sigurimit të Shtetit), këtë lloj torture, që i falte kënaqësi, e kishte metodë të vazhdueshme pune. Tregojnë se ai ngjitej me shkallë natën dhe futej nga dritarja në shtëpinë e ndonjë gruaje të vetmuar dhe mbasi kryente punë, nën kërcënimin e revolverit, e detyronte të nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit me Sigurimin. Ai kishte arritur të shtinte në dorë një artiste të re e të bukur, shumë të njohur në qytetin e Shkodrës, që i përkiste një familjeje me të arratisur, të pushkatuar e të burgosur. E mbante si mantenutë dhe si agjente personale, aq sa kishte rënë shumë në sy dhe ishte bërë objekt bisedash.
Po ashtu, Llambi Peçini, kur ishte kryetar i Degës së PB në Fier, me këtë mënyrë torture kërkonte t’i nënshtronte disa femra prej familjesh “të prekura” politikisht, si dhe disa të internuara.

Rastet e ‘gjalla’

Rreth viteve ’60, në një fshat të Dibrës, punëtori i Sigurimit i vuri syrin një vajze të fshatit që ishte ndërkaq e fejuar me një fshatar. Operativi i krijoi një akuzë false të fejuarit të vajzës, të cilin shumë shpejt e arrestuan. Ndërkohë që ai vuante burgun në kampin e Rubikut, vajza ra në duar të punonjësit të shtetit. Kur i shoqi mësoi të vërtetën, për habinë e të gjithëve, e humbi kontrollin, mbuloi kokën me një batanije dhe i nxori të dy sytë. E shtruan në spital, por asgjë nuk mund t’ia kthente shikimin, e me gjithë këtë, e rikthyen në burg.
Një rast tjetër është ai i Lezhës e Mirditës. Punonjësi i Sigurimit njihej nga fshatarët e zonës me nofkën “Toger Baba”. Përdorte dhunë të tmerrshme. I fuste vajzat në një thes, lakuriq, e brenda fuste edhe një mace. E qëllonin më pas macen dhunshëm në mënyrë që t’i çirrte gratë e shkreta. Ky rast ekstrem pati ankesa nga gjithë banorët e fshati dhe qeveria, për të larë duart, e ekzekutoi dhunuesin. Tanush Kaso/Memorie.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Dokumenti i vitit 1987/ Si Enver Hoxha persekutonte popullin, qytetet me më shumë kontigjentë

Publikuar

-

Nga

Regjimi diktatorial i Enver Hoxhës sundoi duke përdorur përgjime masive dhe duke mbajtur nën terror qytetarët, nëpërmjet të ashtuquajturve agjentë.

Sigurimi i Shtetit, ishte një ndër institucionet ndoshta më famëkeqet e regjimit komunist.

I themeluar më 10 dhjetor 1944, në një popullsi të dalë nga Lufta e Dytë Botërore me 800 mijë banorë, Sigurimi i Shtetit arriti që në rreth 48 vite të hapte 120 mijë dosje, në të cilat të kishte agjentë, bashkëpunëtorë, rezidentë, strehues dhe të gjithë rrjetin e tyre informativ brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.

Nga aktiviteti i tij rezulton të kenë vuajtur rreth 100 mijë shqiptarë që nisin nga më e rënda pushkatimi e burgosja e deri te përndjekja.



Të ashtuquajturit “agjentë”, ishin vegla që diktatura përdorte për të mbrojtur veten dhe për të persekutuar popullin.

LEXO EDHE:  Dizney, vjen princesha latine për herë të parë

LEXO EDHE:  Fotoja e parë e Princ Louis me të motrën është një dashuri e vërtetë

Në një dokument të siguruar nga CNA.al, i cili i përket vitit 1987, shikohet se numrin më të lartë të kontigjenteve, e mbante Tirana, si kryeqyteti i Shqipërisë.

Sipas dokumentit në fjalë, vetëm në Tiranë, regjimi komunist kishte 185 agjentë dhe 6435 kontigjentë, më pas vjen Shkodra, me 140 agjentë dhe 7495 kontigjentë, Korça me 90 agjentë dhe 3850 kontigjentë, Vlora 70 agjentë dhe 3561 kontigjentë dhe Gjirokastra me 64 agjentë dhe 3722 kontigjentë.

Kështu diktatura mbante nën kontroll, qytetete kufitare, dhe Tiranën si kryeqyteti i vendit. Mbronte veten, duke persekutuar popullin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: