LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Në Durrës nuk japin certifikata familjare/ Zyrtarët vendorë sorollasin qytetarët”

19 Dhjetor 2019, 17:56, Politikë CNA
“Në Durrës nuk japin certifikata familjare/ Zyrtarët

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një qytetari dixhital, ngre akuzat se në komunën e lagjes numër 7 në Durrës, nuk i japin certifikata familjare.

Sipas mesazhit, punonjësit e komunës nuk japin certifikata të trungut familjar, me pretendimin se banesa e tyre është e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ish-kryeministri pretendon se zyrtarët vendor i sorollasin qytetarët dhe nuk i japin atyre dokumentat e nevojshme.

?Ne Durres nuk japin certifikata te trungut familjar!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Zoti Sali Berisha doja tju thoja se ne Durres ne komunen e lagjes 7 nuk na japin cetifikatat e trungut familiar thon qe eshte e pa banueshme nga termeti po si i behet halli qe na nevoiten per dekumenta ka burri 1 jave qe e sorallasin sa ketej dhe andej se kur do shkojn te marin dokumentat qe ndodhen aty as vet nuk e di un per momentin ndodhem ne itali ke motra dhe per kete arsye mua me duheshin certifikatat per dokumenta ju lutem publikoheni por anonim me respekt nga un?, thuhet në postimin e Berishës në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga